Shpëtohen 700 emigrantë në Mesdhe

Dita

Rreth 700 emigrantë kanë mbërritur në portin e Augustës në Siçili të Italisë, pjesë e grupit prej 1759 personash që u shpëtuan në një megaoperacion në Mesdhe. Autoritetet druhen se numri i refugjatëve që kalojnë nga Libia në Itali do të rritet ndjeshëm me përmirësimin e kushteve atmosferike.

Marina konfirmoi numrin e tyre, por pa dhënë detaje rreth kombësisë.Të ardhurit e fundit e kanë çuar në 30 mijë numrin e refugjatëve të mbërritur në Itali gjatë këtij viti.

Organizatat humanitare deklarojnë se rruga detare ndërmjet Libisë dhe Italisë është më e frekuentuara për azilkërkuesit që i drejtohen Europës, pas marrëveshjes mes Bashkimit Europian dhe Turqisë që e ka ulur ndjeshëm numrin e emigrantëve që synojnë Greqinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *