Si ndikon stresi tek goja e njeriut?

Dita

Shumë stres tek një person  mund të shkaktojë disa probleme tek dhëmbët  gjithashtu edhe tek mishrat. Për të eleminuar këtë problem duhen marrë për bazë disa etapa  për të mbajtur  shëndetshëm  gojën.

Gjatë një dite  pune për të ulur nivelelin e stresit , duhen provuar këto këshilla për të përmirësuar problemet që mund të shfaqen në gojë si lezjonë të ndryshme dhe dhëmbë që kërcasin.

 Lezjonet e gojës ndikuar nga stresi , janë njolla të vogla me një bazë të bardhë ose pak gri që kanë kufi të kuqe dhe shfaqen brenda gojës ,  në çifte ose në numër më të madh. Mund të shkaktohen duke stimular sistemin imunitar nga stresi dhe kemi shfaqjen e këtyre lezjoneve. Për të lehtësuar acarim, nuk duhet ngrënë ushqime me pigmente djegëse, ushqime të nxehta apo ndonjë gjë me një përmbajtje të lartë të acidit. Shumica e lezjoneve zhduket në një javë deri në 10 ditë.Për lehtësim dhe jo për zhdukjen e lezjoneve përdoren ilaçe qetësuese  si nje krem me steroide.

2

Plagë nga e ftohura që mund të shkaktohen  edhe nga stresi  janë quajtur  ethe  ku shfaqet  virusi herpes simplex. Ata janë të mbushur me lëng dhe shpesh shfaqen nën ose rreth buzës, gjithashtu mund të shfaqen nën hundën ose rreth mjekrës.

3

Kërcitja e dhëmbëve shkatuar nga  stresi mund të bëjë që dhëmbët mund të abradohen deri në humbjen e tyre, gjithashtu mund të shfaqen problematika me artikulacjoni ATM, duke shkatuar dhimbje koke dhe cregullime në  gojë. Kjo mund të ndodhë gjatë ditës ose gjatë natës, dhe shpesh pa e kuptuar atë. Rekomandohet  që personat që kërcasin dhëmbët të vendosin nje aparat mbrojtës gjatë natës,dhe indikacjone të veçata për çdo rast nga dentisti.

4

Mos larja e dhëmbëve që lidhet me stresin ndodh kur personi është në ndikimin e  stresit  duke anshkaluar larjen e dhëmbëve, bën që të kemi një higjene të ulët  në gojë, duke sjellur prolematika të ndryshme. Në afate të gjata kjo mund të rrisë shanset  për  sëmundjen të mishrave dhe dhëmbëve. Problematika zgjidhet nëse vazhdojmë ta mbajmë në nivele të larta higjenën e gojës dhe  ndjekur në mënyrë periodike kontrollin tek dentisti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *