Edhe nëse shumicën e blerjeve sot i kryeni online, është vështirë të imagjinoni botën pa qendra tregtare ku pak a shumë mund të gjeni të gjitha gjërat nën një çati.
Por a e dini se si dukej qendra e parë tregtare amerikane kur është hapur në vitin 1956 në Edina të Minnesotës?
Më poshtë ju sjellim videon e kësaj qendre të parë që është dizenjuar nga Victor Gruen. Si shumica e qendrave tregtare të ditëve të sotme, kjo qendër nuk i ishte kushtuar rëndësi pamjes së jashtme duke shpresuar se njerëzit do të kalonin më shumë kohë brenda hapësirës.
Gruen konsiderohet si “babai i qendrave tregtare urbane” ndërsa arkitektura e qendrës së parë tregtare amerikane është replikuar nga shumë qendra të tjera në mbarë vendin.
Ndonëse qendra tregtare në fjalë “Southdale Center” funksionin akoma, duket se ajo nuk do t’i rezistojë kohës shumë gjatë.
