Tre gazetarë spanjollë që besohet se ishin rrëmbyer në Siri vitin e kaluar janë liruar. Zëvendëskryeministri në detyrë spanjoll, Soraya Saenz de Santamaria, ka folur dje me telefon me ata, njoftoi një zëdhënës i qeverisë.
Nuk ka pasur informata se si janë liruar tre gazetarët, por El Pais ka raportuar se ata aktualisht ndodhen në Turqi.
Antonio Pampliega, Jose Manuel Lopez dhe Angel Sastre kanë figuruar si të zhdukur që nga korriku i vitit të kaluar, në afërsi të qytetit të Aleppos. Mediat spanjolle kanë raportuar se burrat ishin kapur nga Fronti Al-Nusra, që është degë e Al-Qaedas në Siri.
