A janë të lirë qytetarët në Shqipëri?

anazapta

Sot Shqipëria është një vend i karakterizuar nga pasurimi zakonisht kriminal dhe tepër marramendës i një numri individësh, familjesh dhe klanesh; varfërimi njëlloj marramendës i një pjese tjetër të popullsisë; korrupsioni i një pjese të politikanëve e sidomos perceptimi i të gjithë politikanëve si të korruptuar ose të paktën të korruptueshëm; nepotizmi dhe klientelizmi; krahinizmi ekstrem; perceptimi i ligjit si një forcë “e jashtme” e cila ia kufizon “lirinë” individit; organizimi i ekonomisë në baza parakriminale dhe mafioze; homologimi i partive politike; kriza e plotë e publikes.

Në këto kushte, demokracia në Shqipëri nuk mund të jetë veçse një kombinim i manipulimit të turmës nga elitat në pushtet dhe i shantazhit të organizatave parakriminale dhe mafioze ndaj këtyre elitave.

Vota e lirë, për të funksionuar në mënyrë demokratike, duhet të hidhet nga një qytetar i lirë. Liria e individit mund të rrezikohet, ndër të tjera nga: 1 – Varfëria dhe pasiguria ekonomike 2 – Pasiguria në rendin publik 3- Vetëdija e individit se është i angazhuar në veprimtari kriminale 4 – Injoranca ndaj problematikës politike/sociale që shoqëron votën dhe i jep kuptim 5 – Vartësia psikologjike ose ekonomike nga një individ tjetër ose një organizatë a institucion – klan ose taraf. A janë të lirë qytetarët në Shqipëri?

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *