Autobusët përplasen me cisternën e karburantit, 73 të vdekur

Dita

Dy autobusë me pasagjerë janë përplasur me një cisternë karburanti në një autostradë në Afganistan, duke lënë të vrarë 73 persona.

Zyrtarët shëndetësorë bëjnë të ditur se më shumë se 50 persona të tjerë janë plagosur, të cilët janë dërguar në spital, në provincën Ghazni të Afganistanit.

Në këtë rruge, aksidentet janë të shpeshta për shkak të gjendjes së dobët të infrastruktures. Sipas zyrtarëve, shoferët nuk respektojnë asnjëherë rregullat e trafikut, duke ecur me shpejtësi të madhe.

Ata kanë bërë të ditur që shumica e të vdekurve ishin djegur plotësisht, ndërsa banorët lokalë u kanë ndihmuar zjarrfikësve për të tërhequr të mbijetuarit. Në kohën kur ka ndodhur shpërthimi, në autobus kanë qenë 125 pasagjerë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *