Portali frankofon i Ballkanit “Le Courrier des Balkans”, ka botuar sot të plotë, intervistën e fundit që e veja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha, dha për gazetaren Rudina Xhunga.
Në intervistën e saj, shkruan portali në njoftimin e intervistës, 95 vjeçarja nuk shpreh asnjë pendim, mbron kujtimin e burrit të saj dhe të 45 viteve komunizëm. Gjithashtu, ajo tregon momente intime të jetës së tyre.
Në kohën kur kjo intervistë u lajmërua se do të trasmetohej në Vizion Plus, shkaktoi reagime të mëdha, të cilat ishin pro dhe kundra dhënies së hapësirës publike të vesë së diktatorit komunist të Shqipërisë-raporton Dritare.
Ndërkohë, për lexuesin e huaj, kjo intervistë është pritur me kuriozitet.
Portali francez e ka përkthyer dhe botuar të plotë, të gjithë intervistën.
Intervistën frëngjisht, mund ta gjeni KETU

Normal,financimin kryesor le courrier des Balkans e merr nga Serbia!