Nikoliç: Nuk e heqim Kosovën nga Kushtetuta

Elton Tafaruci

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka thënë se mandatin për qeverisje do t’ia besoj liderit të Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandër Vuçiç.

Përveç kësaj, ai ka shtuar se nëse do të vijë deri tek ndryshimi i Kushtetutës, e di se nuk do të ndryshojë preambula në të cilën shkruhet se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë.

“Askund nuk e kam parë se ekzistojnë shenja serioze rreth asaj se çka duhet ndryshuar në Kushtetutë, ose  cili kapitull. E di saktësisht se ajo qe nuk do të ndryshojmë, është preambula në të cilën shkruhet se Kosova dhe Metohija është pjesë përbërëse e Serbisë. Është një proces në të cilin askush nuk do të dëshironte të merrte pjesë”, tha Nikoliç për mediat në Serbi.

Presidenti serb ka thënë se është i vetëdijshëm se sa i vështirë është procesi i ndryshimit të Kushtetutës, sidomos ato pjesë për të cilat kërkohet referendum.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *