“Shqipëria e madhe do të krijohet brenda shtatë vitesh”

Elton Tafaruci

Teoricienë shqiptarë pohojnë se projekti i tyre për Shqipërinë e madhe mund të realizohet pas më pak se shtatë vjetëve të ardhshme, sepse, siç kanë thënë ata në analizat e veta, “Evropa e dobësuar nuk do të ketë as forcë dhe fuqi ushtarake që t’iu dalë ndesh kërkesave shqiptare dhe ne vetëm duhet të jemi të durueshëm”.

Nëse Perëndimi ka shpresuar se ëndrra për Shqipërinë e madhe është vetëm ëndërr, duket se ajo po ballafaqohet me ankth, konstaton gazeta serbe vijesti online. Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, siç ka thënë, është i shqetesuar që “bashkimi i Kosovës me Shqipërinë tingëllon si kërcënim”.

Evropa, sipas këtij portali serb, nuk e ka kuptuar se me njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, në fakt e ka filluar fazën e parë të këtij qëllimi politik të kombit shqiptar. Nëse Kosova, qoftë dhe si vëzhguese, merr karrigen në OKB, ajo do ta shpallë referendumin për bashkimin me Shqipërinë, mendojnë analistët.

Sepse qëllimi i tyre i fundit nuk është që t’i njohë Serbia, por vetëm Kombet e Bashkuara dhe bota, shkruan kjo gazetë, që mund të lexohet edhe si fillim fushate të Serbisë kundër synimeve të Kosovës për pranim në OKB.

Share This Article
3 Comments
  • unë nuk e kuptoj!!
    o jeni idiotë o ndyrësira antishqiptarë!?
    jepni një shkrim të vjestnit dhe e filloni sikur të ishte një e vërtetë e pakundërshtueshme e thë në nga shqiptarët! pavarsisht se e keni futur në thonjëza titullin,duhet shumë për të kuptuar,dhe në shkrimin tuaj,se kjo është një nga fantazitë idiote sërbe!!fantazi që zënë rrënjë tek koka të pjerdhura dhe pa tru!
    dhe në fund gazetarët trutharë e mbyllin me një mëdyshje”që mund të lexohet edhe si fillim fushate të Serbisë kundër synimeve të Kosovës për pranim në OKB.”
    të jenë të paanshëm trutharët shkrues,ose kopjues apo thjeshtë copa gomerësh??
    që kjo është një propagandë e thjeshtë dhe e tarshë nuk ka nevojë as për mënd e as për kalem ““Evropa e dobësuar nuk do të ketë as forcë dhe fuqi ushtarake që t’iu dalë ndesh kërkesave shqiptare dhe ne vetëm duhet të jemi të durueshëm”.kjo thënje është aq e trashë sa ska ku të vejë!!nëse europa nuk do të ketë forcë ushtarake për të ndaluar dikë ajo është sërbia!!sërbia mezi pret një situatë të tillë,dobësim të europës ose të shkatërrim të natos për tu rifutur në kosovë!!ajo e ka fuqinë ushtarake dhe jo shqiptarët!!a
    sërbia po armatoset gjithnjë e më tepër,greqia po ashtu!!shqiptarët po bëjnë të kundërtën!!dhe atë armatim të vjetër që kishin e kanë zhdukur!!ushtria në shtetin shqiptar është reduktuar në nivelin e numrit të oficerëve që kishte para ’90ës!!kosova ka më të fuqishme shoqatën e gjuetarëve se sa ushtrinë inegzistente!!atë ushtri që as europa,shba dhe sërbi nuk po ja lejojnë që ta krijojë!!
    lemeri jeni ju or debila të shtypit,medjes(mediumit,sipas enver robellit)shqiptare!!
    ju sikur të jeni paguar nga sërbët për tiu shërbyer!?megjithëse me budallallëkun tuaj,vështirë se gjen budalla që ju paguan!!
    budallallëku e ka cilësinë të jepet falas!!

  • bashkimi me shqiperine????
    ribashkimi me shqiperine eshte termi i sakte dhe diferenca eshte e madhe

  • Nuk ka shqiperi te Madhe apo te Vogel ajo ka nje popull qe quhet shqiptar me trojet historike shume te vjetra.Bashkimi yne eshte i pashmangshem dhe me dobi te paqes e stabilitetit ne rajon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *