Panama Papers: Ja kush janë shqiptarët dhe kompanitë e përfshira

Elton Tafaruci

Në listën e dokumenteve dhe të dhënave të rrejdhura nga studio ligjore panameze Mossack Fonseca, ndodhen disa kompani shqiptare, aksionerë dhe përfitues.

Të dhënat nga firma u morën nga një burim anonim prej të përditshmes gjermane Sueddeutsche Zeitung dhe më pas iu shpërndanë më shumë se 100 grupeve mediatike nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, ICIJ, me bazë në Uashington- i cili të hënë bëri një pjesë të tyre publike.

Baza e të dhënave e publikuar nga ICIJ përmban më shumë se 214 mijë kompani të regjistruara në parajsa fiskale, të cilat rezultojnë të lidhur me njerëz në më shumë se 200 vende dhe territore anembanë botës.

Të dhënat e rrjedhura të Mossack Fonseca mbulojnë një periudhë gati 40 vjeçare, nga viti 1977 deri në fund të vitit 2015. Ato hapin si kurrë më pare një dritare në botën e parajsave fiskale – duke treguar ecurinë ditë pas dite të rrjedhjes së parasë së errët nëpër sistemin botëror financiar, i cili ushqen krimin dhe vjedh buxhetet e vendeve nga të ardhurat fiskale.

Shumica e shërbimeve të industrisë së parajsave fiskale është i ligjshëm nëse përdoret nga ata që respektojnë ligjin.

Ashtu si dhe në vende të tjera edhe në Shqipëri lajmi mbi të dhënat e rrjedhura nga Panama Papers ka shkatuar reagime nga krerët e politikës dhe organet ligjzbatuese.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar një ligj që i detyron kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale të cilat investojnë në Shqipëri të zbardhin aksionerët e tyre.

“Transparencë në një mjedis biznesi do të thotë ekspozim i të gjithë listës së aksionerëve,” tha Manjani në një prononcim për gazetarët me 6 Prill. “Çdo kompani offshore e regjistruar në vendet offshore që do të investojë në Shqipëri ose është në Shqipëri, sipas këtij ligji të ri do të duhet të ekspozojë kush janë aksionerët,” shtoi ai.

Lista e mëposhtëme përfshin qytetarët dhe kompanitë shqiptare të përfshira në të dhënat e rrjedhura nga Mossack Fonseca dhe të publikuara nga ICIJ. Publikimi i këtyre të dhënave nga BIRN, bëhet në shërbim të transpararencës dhe llogaridhënies. Megjithatë, përfshirja në listë e një individi apo kompanie jo domosdoshmërisht është tregues i një aktiviteti të paligjshëm.

Oficerë kompanish të lidhur me Shqipërinë

Pioneers Holding For Financial Investments Company (S.A.E.)

H.E. Mohammad Abdulla Ali Algergawi

PETRAQ SHUMKA

SUNDEEP BANSAL

ERA BANSAL

H.E. Sheikh Sultan Bin Jassim Al-Thani

Gulf Injifa Company for General Trading & Contracting

REDWOOD INTERNATIONAL LTD.

Sheikh Hamed A Al Hamed

Viktor Johannes Xaver Alexander von Stechow

Mansour Mohammed Al Rumaih

ENDRIT MALOKU

Huda Ali Al-Tahhan

GREENBELT LTD.

COUTINHO CARO & COMPANY INTERNATIONAL TRADING GMBH

Abdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al Thani

SUN MINING LIMITED

Mr. Valter ARIAUDO

ELGALLAL AHMED

Mulleti Ismail

Mohammed Ahmed Bin-Himd

Shahnaz Qaedi and Ayman Hasan Said Abdel-Khaleq

Mulleti Ismail

Maloku Endrit

PETRAQ SHUMKA

Kompani të lidhura me Shqipërinë

OTM Tenedora de Marcas Sociedad Anónima

Oriental Industria Alimenticia OIA Sociedad Anónima

Share This Article
3 Comments
  • Ish­-deputet socialist i cili për disa vite ishte drejtor i KESH­-it gjatë qeverisë “Nano” rezulton se ka regjistruar një kompani me adresë në Gjermani të quajtur “White Ebony Holdings Ltd”. Në regjistrimin e vitit 2007, ai rezulton vetë drejtor dhe zotërues i të gjitha aksioneve.

    Harasani në shtator 2012, dha dorëheqjen si deputet dhe shkoi në Nju Jork për të drejtuar një kompani ndërtimi të quajtur Phoenix Network LLC, ku është ortak dhe drejtor i operacioneve.

    Ndërsa në total nga “Panama Papers” bëhet fjalë për 11.5 milionë dokumente që disponon gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.

  • Ish­-deputet socialist i cili për disa vite ishte drejtor i KESH­-it gjatë qeverisë “Nano” rezulton se ka regjistruar një kompani me adresë në Gjermani të quajtur “White Ebony Holdings Ltd”. Në regjistrimin e vitit 2007, ai rezulton vetë drejtor dhe zotërues i të gjitha aksioneve.

    Harasani në shtator 2012, dha dorëheqjen si deputet dhe shkoi në Nju Jork për të drejtuar një kompani ndërtimi të quajtur Phoenix Network LLC, ku është ortak dhe drejtor i operacioneve.

    Ndërsa në total nga “Panama Papers” bëhet fjalë për 11.5 milionë dokumente që disponon gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *