Pas më shumë se 1000 vjetësh, artefakte që dyshohet se i përkasin ishullit të zhdukur egjiptian Atlantis, u gjetën në thellësitë e lumit Nil. Statuja të mëdha, bizhuteri prej ari apo tabela me hieroglif, të cilat mendoheshin se kishin humbur përgjithmonë u gjetën nga ekipet e arkeologëve dhe do të vendosen shumë shpejt në dispozicion të njerëzve në Muzeumin Britanik.
Thesari egjiptian i përket qyteteve Heracleion dhe Canopus, të ndërtuara në Deltën e Nilit. Literatura antike flet për ekzistencën e këtyre vendbanimeve, të cilat përbënin portën hyrëse të Egjiptit, përpara se Aleksandria të merrte rëndësinë e saj.
Por të ashtuquajturat “nyje tregtare” për nga vetë pozita gjeografike, u mbuluan nga pëlhura e kohës deri në vitin 1996 kur u gjetën gjurmët e para të tyre. Ekspozita e quajtur “Qytetet e Mbytura” në Muzeumin Britanik, do të qëndrojë e hapur deri në muajin nëntor dhe do të paraqesë rreth 300 artikuj nga qytetërimi egjiptian.



“Pas më shumë se 1000 vjetësh, artefakte që dyshohet se i përkasin ishullit të zhdukur egjiptian Atlantis”
” përpara se Aleksandria të merrte rëndësinë e saj.”
para “1000” vjetësh aleksandria humbi(skishte më) vlerën e saj!!
çar jeni tuj shkrujt ore njerëz???
ajo u krijua në 331 dhe bibloteka e saj u dogj 2050 vjet më parë nga çezari!!hera e parë!
dhe e fundit nga Kalifi ʿOmar ʿAbd al-Laṭīf al-Baghdādī (1162–1231)
kështu që nqs nuk flitet për një atlantidë të lashtë për të cilën flasin historianët para aleksandrianë,atëhrë kemi të bëjmë me një atlantidë të re!?dhe të panjohur!!
të paktën për mua!
hieroglifet= perkthehen vetem ne shqip !
https://funkyfish.wordpress.com/2009/10/06/thoti-fliste-shqip/
Kjo pllaka me hieroglife, duket qartazi qe s’ka shume nen uje/
Iraclion dhe Canopus emra Greke, ashtu sic ishin Aleksandria, dhe vete Egjypti.
Shkencetaret para dy vjeteve nxoren konkluzionin qe Egjyptianet dhe cisvilizimi I tyre nuk mund te ndertonin Piramidat ose me e qarte nuk u perhap ose nuk u kopjua nga te tjeret, ne nje kohe qe thuhet qe kishin diference potenciale Civilizuese.
Keto jane vepra te Grekeve te Lashts, ashtu sic ndertuan edhe Palmiren, se Romaket kopjuan dhe ishin Greke ne Rome.