Historia e saj është sa unike aq edhe dramatike. Një 79-vjeçare në qytetin e Lekos në Itali ka nisur të prostituojë në moshën e pensionit.
Duket e çuditshme, por është e vërtetë.
79-vjeçarja që nuk do të identifikohet thotë se ka një djalë të verbër dhe pensioni prej 500 eurosh që merr nga shteti është i pamjaftueshëm.
Kështu ajo vendosi të dalë në rrugë dhe të bëjë para duke shitur trupin.
Ajo thotë se ka mbetur e ve para shumë vitesh dhe së fundmi i ka vdekur edhe djali tjetër që e ndihmonte me para.
E gjendur ngushtë, e moshuara ka dalë në rrugë.
“Nuk është e hijshme për një zonjë si unë të dalë në rrugë, por çfarë të bëj. Asnjëherë në jetën time nuk kam kërkuar lëmoshë, dhe nuk dua ta bëj as tani”, tregon ajo për mediat italiane.
