BE riaktivizon bisedimet me Greqinë, më 24 maj marrëveshja

Dita

Vendet e Eurozonës janë fokusuar të Greqia në tentativë për ta ndihmuar shtetin helen në shlyerjen e borxheve, pasi Qeveria greke miratoi reformat për pensionet kundër dëshirës së popullit, me kritikët që i quajtën këto reforma si “ fundi i zhvillimit për Greqinë”.

Bisedimet kanë nisur dhe pritet që marrëveshja të firmoset më 24 Maj.

Qëllimi është të reduktohet borxhi i Greqisë në pak se 15 % e GDP.

Negociatat vazhdojnë pavarësisht kritikave të ardhura nga Gjermania, e cila nuk beson se lehtësimet për Greqinë janë të nevojshme.

Shteti gjerman e ka mbështetur këtë qëndrim, duke theksuar se Qeveria greke ka kohë deri në vitin 2022 për shlyerjen e borxhit dhe nuk ka arsye për të lehtësuar barrën pikërisht tani.

Megjithatë Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shaube, dhe homologu i tij grek Euklid Tsakalotos zhvilluan një takim në Bruksel me synim gjetjen e një kompromisi.

Paketa e reformave e miratuar nga Athina ishte një nga kushtet e e vendosura për zhbllokimin e 5.4 miliard eurove që do ti kalojnë shtetit grek në dakordësi me marrëveshjen e arritur së fundmi.

Kushti tjetër ka të bëjë me hapat e vazhdueshëm që duhet të ndërmarrë Athina në mënyrë që në vitin 2018, 3.5 përqind e buxhetit të lëvrohet nga prodhimi i brëndshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *