87-vjeçari Xhorxho Napolitano është rizgjedhur president i Italisë, duke shënuar për herë të parë rileximin e një emri për president në historinë e Republikës Italiane. Forcat politike nuk kanë mundur të gjejnë një emër tjetër duke kërkuar me ngulm qëndrimin e Napolitanos.
Në moshën 87-vjeçare presidentit të Republikës Italiane do t’i duhet të rinisë detyrën. Pas 7 vjetësh të mandatit, Xhorxho Napolitano (Giorgio Napolitano) do të jetë sërish president, më tepër se dëshirë e tij, presion i politikës aktuale italiane, e cila ndodhet në kolaps.
Napolitano mori dje shumicën e votave, ndërsa pranoi të rizgjidhej pas këmbënguljes së Bersanit, Montit e Berluskonit, të cilët e kanë bindur të rikandidojë, duke u dorëzuar për mosgjetjen e alternativave më të mira.
Periudha paszgjedhore në Itali i ka hapur dyert një klime aspak shpresëdhënëse në fushën e politikës dhe propozimet e deritanishme të paraqitura nga forcat politike për krijimin e një qeverie nuk kanë arritur të kapërcejnë ngërçin, duke bërë të pamundur një zgjidhje përfundimtare. Ende me “teknikët” në qeverisje dhe me votime zhgënjyese për emrin e presidentit, përfaqësuesit e forcave më të rëndësishme në vend i janë drejtuar për ndihmë Napolitanos.
Gjatë paradites së të shtunës, ata zhvilluan takime me presidentin duke i kërkuar që të rijetë ende në krye të shtetit. Edhe pse Napolitano ishte shprehur qartazi se nuk do të rikandidonte, Bersani, Berluskoni dhe Monti kanë rendur dje tek ai duke këmbëngulur të rimarrë ngarkesën në emër të interesave më të larta të vendit. Së bashku me ta, edhe Lega është shprehur e gatshme të rivotojë Napolitanon, duke e parë si një figurë që do të dijë të japë zgjidhje dinjitoze për kolapsin në të cilën është futur politika italiane.
Rikandidimi i Napolitanos është vlerësuar si një fakt pozitiv edhe nga Renzi, kryebashkiaku i Firenzes, i cili në zgjedhjet për qendrën e majtë, mori rreth 40% të votave të elektoratit të majtë.
Pas takimeve me liderët politikë, kreut të shtetit nuk i ka mbetur veçse të pranojë, duke e quajtur këtë një detyrë në përgjigje të disponibilitetit që i është kërkuar.
Grilo organizon protesta
Kundër kandidimit të tij janë shprehur Niki Vendoza i SEL (pjesë e alenacës së majtë) dhe Grilo i Lëvizjes 5 Yjet. Ky i fundit, tashmë i njohur për qëndrimin e tij “kundër ndaj gjithkujt”, ka bërë thirrje dje për manifestime në Romë “Të gjithë në shesh”, “Këtu ose bëhet demokracia, ose vdes, siç edhe po ndodh me gjithë vendin”. Sheshi është mbizotëruar nga thirrjet “Rodotà”, emri i paraqitur për president nga kjo lëvizje.
Votimet
Napolitano është emri i tretë i cili u votua këto ditë për president të Republikës në Itali. Tri ditë më parë emri i sjellë tek deputetët nga Bersani përçau të majtën në votime, ndërsa thuajse mori votat e së djathtës. Franko Marini mundi të marrë gjithsej 521 vota duke mos arritur dot te kufiri i 627 votave të nevojshme për t’u zgjedhur. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike menjëherë formalizoi emrin e dytë, duke prezantuar në votime emrin e Romano Prodit. Por entuziazmi i konsensusit të plotë të së majtës para votimeve u thye menjëherë nga rezultati, i cili jo vetëm shënoi dështimin e dytë të Bersanit, por dëshmoi mungesën e plot 100 votave nga e majta në konsensusin e dhënë. Numri një në Partinë Demokratike ka dhënë tashmë dorëheqjen pas zgjedhjes së presidentit.
Rikandidimi i Napolitanos (i cili për dy muaj feston 88-vjetorin e lindjes) shënon për herë të parë rileximin e një emri për president në historinë e Republikës Italiane.

Napolitano dihet eshte komunist dhe si i tillë,ka gjetur mbeshtetje te gjerë,fal potences intelektuale dhe zgjidhjeve decizive qe ka gjetur gjatë kohes si president.Eshte pranuar antar i PKItaliane ne vitin 1945,pasi perqafoi me pare grupimim e te rinjve komunistë.Shume shpejt ai u be drejtues i PK per Napolin dhe nga viti 1955 eshte deputet ne parlamentin italian.Eshte komunisti qe ne vitin 1987 u pranua te shkoje ne SHBA dhe te jap leksione ne universitetet e saj.Komunisti qe behet”mbret”shkruajne gazetat e sotme italiane dhe kundershtine e madhe te Beppe Grillo qe mbreme deklaroi se “u krye nje grusht shteti,ndaj te gjithe ne Romë!”,nuk e ka kunderstine me komunistin Napolitano,por me prapaskenen qe kryen dy partite kryesore PD e drejtuar nga Bersani dhe PDL e Berluskonit…Mosmiratimi i dy figurave te kandiduara ne raundet e meparshme,Marini dhe Prodi,jo vetem ishin nje deshtim per PD(Bersani dha dorheqje si dhe Rozi Bindi)por dhe një sukses per kandidaturen e M5S,Stefano Rodota,ish komunist dhe personalitet i politikes italiane.Pikerisht rrezikimi nga Rodota,detyroi Bersanin dhe Berluskonin,se bashku me Montin,te luajne “fshehtas”,ne tavoline,duke i kerkuar “gjyshit”87 vjecar,komunistit Napolitano të rimerrte per here te dyte postin e presidentit.Duhet theksuar se Napolitano me pare kishte deklaruar eskluzivisht se nuk do te rikandidonte per postin e presidentit.Kerkesa e Bersanit,Berluskonit dhe Montit u mor parasysh nga Napolitano dhe ne perfundim te votimit te rregullt fitoi mbi 700 vota nga mbi 500 qe kerkoheshin…Napolitano rikthehet ne detyre,kurse nga dje dhe sot mijra protestues te M5S,kane vershuar të indinjuar rrugeve te Romes.Sot pasdite mbriti aty edhe lideri Grillo,me stafin e tij drejtues dhe rikonfirmoi ne menyre me te bute “grushtin e vogel te shtetit”duke i kerkuar partive të politikes prerë:”Dorzohuni!”Situata e veshtire ekonomike e Italise dhe ngrci politik,jane teper prezent dhe rimarrja e presidences nga Napolitano,ndersa ka numur te mjaftueshem mbeshtetje,nga parlamenti,ka kundershti nga Levizja Grillo(M5S)bile teper te ashpra.Grillo ka bere thirrje,per largim te partive politike nga skena,si shkaktare te krizes dhe korrupsionit,duke i lene hapsire sovranit te beje zgjedhjet e duhura demokratike…Pritet ashpersim politik,dhe parlamenti ku Grillo ka mbi 150 deputetë do te jete shesh beteja e madhe pasi Grillo i kerkoi levizjes se tij te mos ushtroje dhune,dhe te ndaloje e distancoi te dhunshmit.Duhet theksuar se kandidati i M5S,Rodota ka bere thirrje per qetsi,duke thene se nuk jane kunder Napolitano,por kunder metodes se zgjedhjes se tij.Rodota eshte militant i vjeter komunist dhe vjen me prejardhje arbereshe,fis shqiptar,sipas shtypit ardhur ne Itali ne shekullin e 16,pas pushtimit te Shqiperise nga turqit otomane!Ende dihet pak per prejardhjen e tij,ndersa pohohet se vetem babai eshte arberesh nga Kalabria….Ditet e ardhme priten zhvillime te reja,ku krijimi i qeverise mbetet ne dore te Napolitano me dy emra te perfolur te dy te spektrit te majte.Alfano i Berluskonit mendohet se do te jete zevendes kryeminister…Grillo duket i humbur,por protestat ne rruget e Romes dhe ne qytete te tjera e bejne ate fituesin e vertet,të situates irreale ne Itali!