Presidenti i klubit të futbollit, Kastrioti, Alban Vogli është arrestuar nga policia e Tiranës. 29-vjeçari mbrëmjen e të hënës, rreth orës 22:20, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka dhunuar gazetarin Eduard Ilnica.
41-vjeçari është goditur me sende të forta, ndërsa ndodhet në QSUT, jashtë rrezikut për jetën.
29-vjeçari Alban Vogli ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targë AA229LB, gazetarin ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që ai ka publikuar në një gazetë lokale

z Kur te vije korabi ne krue.
Shikojeni ne moshen 29 vjecare President klubi ne futboll, mos e beso po deshe. Me cfare pune merret ky milioner dhe si i ka bere parate. Kete duhet t’a kerkoje polica dhe t’a sqaroje gangsteri Alban Vogli.