“Shqipëria dhe shqiptarët duhet të ndërmarrin disa vendime të rëndësishme”

Elton Tafaruci

Shkodra ishte përzgjedhur nga misioni i Bashkimit Evropian për të kulmuar Ditën e Evropës në Shqipëri.

Por që të vijë dita kur ngjyrat e BE-së të përfaqësojnë vendin tonë, ambasadorja Romana Vlahutin paralajmëron se Shqipëria duhet të marrë disa vendime të guximshme dhe kurajoze.

“Sot, Shqipëria gjendet në një trajaktonte të rëndësishme. Shumë shpesh historia nuk është treguar dashamirëse ndaj jush dhe kjo nuk ka qenë zgjedhja juaj. Megjithatë, gjërat që do të vijnë më pas do të jenë zgjedhja juaj dhe përgjegjësia juaj. Shqipëria dhe shqiptarët duhet të marrin disa vendime të rëndësishme dhe kurajoze që Shqipëria dhe shqiptarët të mund të bëhen shtet anëtar i Bashkimit Evropian” u shpreh Vlahutin.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të fliste me simbolika duke përcaktuar Shkodrën si mëshirimin më të mirë të Shqipërisë Evropiane.

“Shkodra e myslimanëve dhe katolikëve. Edhe nëse do të ishte rastësi, do të kishte qenë mrekulli edhe nëse do të ishte e organizuar, ndërhyrja e ezanit nga xhamia, të ndërpriste orkestrën nga Evropa. Kjo është Shqipëria Evropiane që Shkodra mëshiron më së miri” deklaroi Rama.

Në kohën kur segmente politike të Britanisë së Madhe po kërkojnë daljen nga Bashkimi Evropian, madje në disa raste duke përdorur edhe Shqipërinë, kryeministri uroi që më 9 majin e ardhshëm ta gjej ambasadorin britanik në Tiranë.

“Shpresoj që në 9 majin e ardhshëm kudo ku do të vendoset, celebrojmë dhe mos ta kemi humbur ambasadorin e Britanisë së Madhe” vijoi kryeministri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *