Arrestohet në doganën e Qafë Thanës i kërkuari për vrasje

Elton Tafaruci

Arrestohet në Qafë-Thanë i riu Klajdi Shermadhi, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, si i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Shërmadhi dyshohet se me 5 nëntor 2015, së bashku me të pandehurit Alfred Tafilaj, Kristi Pine, Ardian Ozuni dhe Alfred Qefalinë, të kenë vrarë shtetasin Edmond Cakmadhi.

Ndërkohë, nga hetimet e prokurorisë rezulton se grupi ku bënte pjesë edhe 25-vjeçari nga Elbasani, udhëhiqej nga Admir Tafilaj, i cili jepte urdhrat nga burgu ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *