A nuk ishte ekzekutuar? Rikthehet shefi i ushtrisë i Koresë së Veriut

Elton Tafaruci

Ish-shefi i ushtrisë në Korenë e Veriut nuk ka vdekur, siç ishte pretenduar më herët.

Mediat kishin raportuar se diktatori Kim Jong-un e ka ekzekutuar atë në fillim të këtij viti.

Por Ri Yong Gil është gjallë dhe është shfaqur në publik.

Gil ishte caktuar shef i ushtrisë në gusht të vitit 2013.

Mediat kishin raportuar se ai mund të jetë ekzekutuar pas akuzave për korrupsion.

Po ashtu ishte pretenduar se Gil drejton një fraksion politik, rival me diktatorin Kim Jong-un.

Por gjithçka u rrëzua kur mëngjesin e të martës, Gil u caktua në një post të rëndësishëm brenda Partisë së Punëtorëve.

Share This Article
2 Comments
  • Perendimi sadamin e beri te cmendur, kadafi i cmendur, sllobo i cmendur, cavez i cmendur, kastro i cmendur. Ky i cmendur. Enveri i cmendur. Putinivi cmendur.
    Une mendoj qe komentiesit jane te cmendur.
    Shikoni nastrudinin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *