Mbi ligjin e shumëpërfolur për reformimin e drejtësisë po sillet një fantazmë: neni 25 i tij. Ishte i paparashikuar, i papritur, i futur në momentet e fundit dhe lëshim për të përfituar një miratim të domosdoshëm.
I domosdoshëm, për cilët?
Për shqiptarët, jo.
Për politikën, po ashtu, jo.
Nuk është i domosdoshëm për shqiptarët, jo vetëm sepse kanë pritur ndëshkimin e gjithë asaj që ka ndodhur në këtë vend, të cilin e kanë rrjepur deri në palcë banditët dhe banditizmi politik, por edhe si një shenjë që, ashtu si u aministuan para vitit 2013, ashtu do të ndodhë edhe në të ardhmen. Sjellja e këtij neni në këtë ligj të shumëpërfolur e të shumë pritur nuk është tallje me shqiptarët, por edhe përbuzje për inteligjencën e tyre. Si duket, ata që vijnë me pasmendimin se kanë të bëjnë me tribu, sjellin edhe ligje për të tillët.
Nuk është i domosdoshëm për politikën, megjithëse i dëshiruar për njerëzit e politikës. Politika duhet të çlirohet nga epërsia ndaj ligjit dhe nga sundimi mbi ligjin. Politika është sot pushtuesja më e madhe e të gjitha ligjeve në këtë vend dhe, kështu si kanë shkuar punët, askush nuk po mbushet në mend. Njerëzit e politikës, të mësuar të sundojnë, nuk e duan mbizotërimin e ligjit, sepse ua shkurton këmbët politikisht dhe ua merr mend financiarisht. Por politika vetë, si arti i drejtimit, e ka të domosdoshme drojën nga ligji, e në fund të fundit, edhe ndëshkimin. Një shtet, në të cilin harbutët më të mëdhenj janë ministrat e shefat e qeverive, është i destinuar të jetë i heshtur dhe i pa emër. Neni 25 e sjell këtë memecëri deri në skajin më të mundshëm të tij.
Përse është futur neni 25 në këtë ligj, i cili tani po vjen si përqeshje dhe jo dorë e së drejtës?
Ka disa arsye, njëra nga të cilat është e lidhur me përfaqësuesit më të lartë të të dërguarve ndërkombëtarë, dhe tjetra, me vetë lojën politike që luhet prej viteve.
Zoti Donald Lu, njeriu që si kalorës i fytyrës së vrerosur mori përsipër sjelljen dhe miratimin e këtij ligji, pas gjithë asaj që bëri, diskutime, kërcënime, vajtje e ardhje, belbëzime, përsëri kërcënime, tani, së fundi, fare lehtësisht mund t’i kujtojmë se në këtë vend, gjuhën e të cilit e ka mësuar kur priste të vinte këtu, ka një fjalë të urtë, “u mbars mali e polli një mi”. Ligji i sipërm, me këtë klauzolë, është pikërisht kështu.Është dështim i pjesëmarrjes së Shteteve të Bashkuara, injorim i së drejtës dhe i domosdoshmërisë së ndëshkimit.
Me këtë ligj, jo vetëm “Rilindja”, por edhe vetë Donald Lu bien në gjunjë para krimit.
Fantazma 25 po sillet mbi gjithë jetën e vendit.
Nuk dua të diskutoj mbi rolin e zonjës përfaqësuese të Bashkimit Evropian. Është koha e saj të jetë në Shqipëri, ashtu si do të vijë edhe një kohë që ajo të shkojë. Në fund të fundit, më mirë ata përfaqësues evropianë që hanin qofte Korçe e binin birrë festive, se të tillë që na sjellin fragmente ligjesh, të cilët as që do të mund t’i paraqisnin në vendet nga kanë ardhur.
Arsyeja e dytë është kërcimi i opozitës, si një traktat lufte. Opozita e kishte të domosdoshme miratimin e ligjit me këtë nen. E kishte kusht për mbijetesën e saj, dhesa, ssado që tani të deklarojnë se nuk ishte propozimi i tyre, në fakt, ky ishte qëllimi i tyre. Nuk do të ketë më 21 janar të rigjykuar, nuk do të ketë më Gërdec, si shembulli më i qartë i talljes me vdekjen e 26 vetëve; nuk do të ketë proçedim ndaj Mehdiut, si njeriu që bëri gjëmën, nuk do të ketë asgjë kundrejt berishëve, një katërshe e rrezikshme për të gjithë shtetin, nuk do të ketë hetim mbi konçensionet, vjedhjet masive në Rrugën e Kombit. Të vrarët le të prehen , aty ku janë. Amen. Rroftë neni 25.
Po “Rilindja”?
Ajo i ka futur veshët në lesh.
Krimi ka hipur mbi shtetin. E ka kapur për fyti, ka nxjerrur thonjtë dhe naiviteti socialist se deri këtu mund të shkojë opozita me presion dhe Donald Lu me hedhje, do të jetë shumë shpejt një zhgënjim i ri.
Neni 25 nuk thotë më ligji mbi të gjithë, por ligji për disa. Nuk thotë më se jemi të njëllojtë para ligjit, por që ligji u nënshtrohet tekave të politikës. Ngado që të vijnë.
Kush do e largojë fantazmën…
Askush nuk e di.
Bedri Islami – Botuar sot në DITA si pjesë e Forumit “Turpi i nenit 25”

Cfare e diskutojme kot. Shqiptaret duhet te qartesohen se reforma per drejtesi eshte nje farse e kurdisur per te rehabilituar krimin dhe politiken kriminale ne Shqiperi njehere e mire. Eshte menyra per ti vene kapak cdo pislleku te cdo qeveritari. Nese deri tani shqiptaret kane enderuar per drejtesi, tani e tutje ta flene mendjen. Ramiu Vllahutin dhe Lu jane pjese e ketij plani rehabitimi. Pra reforma eshte ne thelb falje per krimet. Krimi me i madh nuk qendron as te neni 25 as te thelbi mashtrues i reformes. Krimi me i madh jane Shqiptaret qe do bejne udhe dhe do e pranojne pa zhurem per tu ankuar me vpne si k.vat se Evropa po tallet. Shqiptaret tallen me veten. Ende s’e kuptojne qe vetem ata e kane ne dore te ndalojne shkaterrimin totak te shtetit qe ju ndodh para syve dhe nuk bejne ze
Duartrokisni koncesionet dhe qaheni per reformen. Popull budalla
Gabohesh rende ndoshta me dashje z.Islami!Ndeshkimi i bandes se kryekrimit do te thote qe ti shkosh zinxhirit deri ne hallken e tij te fundit!E besoj se tashme te gjithe jane te vetedijeshem qe kjo hallke shkon deri pertej Atlantikut ndaj edhe ky zinxhir keputet deri ne dyert e palamentit kuplara !Poshte diktatura e budallenjeve!
…. Nese vertete Neni 25 do “cungohet” dhe beje amnisti per ish-pushtetaret dhe kriminelin Sali Bisha ….
Populli i terri ne “KEMBE” …. dhe te kerkohet Referendum qe neni 25 te jete per te gjithe dhe jo vetem per “disa” dhe per “NE” popullin e thjeshte …
TURP, TURP per SH.B.A. dhe BE-ne qe vete kerkonin arrest te Sali Bishes me kompani dhe ne 4 Maj 2016 (ndoshta nen presion te armeve qe kekon Berisha) kerkojne t’a falin bashke me gjithe oborrin e tij kriminal.
o bedri ke shkruar e ke shkruar sa ke plasur!!dhe në fund ke dalë me “Po “Rilindja”?”?????????????
po si mor shpirt!?
të ka kapur alchaimeri??
po si more lala nuk përmënde asnjë nga ata bashkpuntorët e berishajve,bashës dhe frymëzuesit të vrasjeve të trasmetuar drejtpërdrejt të 21 janarit??
po si more nuk ta nxë goja,dora ta thuash a ta shkruash se nuk mund të bëjë rilindje vdekja!!
po si more nuk the një llaf për atë që “i dha fitoren”rilindjes??si nuk the gjë për atë forcë politike që pa të cilën nuk do të kishim pasur “rilindje”të vdekur??
po si nuk fole një llaf për LSI dhe Ilir Metë?
po si more bedri bën një artikull ku kritikon rilindjen dhe nuk kritikon atë pjesë të kalbur,gangrenë të trashëguar nga vdekja??
ty ta pjerdhça shkrimin i cili është po aq 25sh dha dhe ky që po kritikon!!
kritikoni mosdënimin e politikanëve dhe mbroni politikanët e padënueshëm në të njëjtën kohë!!kjo çorbë tëndja është njëlloj si ajo që ka bërë lu e valutin,ramë bash e berishë,bile dhe likja që nuk ndjehet!!si ai çakalli që përfiton nga zëri i keq që ka ujku!!
Të dashur qytetarë shqiptarë! Ju drejtohem juve, për t’ju falenderuar për pjesëmarrjen masive në lotarinë amerikane. Kjo tregoi vlerësimin e lartë që keni ju për vendin tim, pavarësisht se kjo do të thotë që nuk keni aspak konsideratë për vendin tuaj. Kishte kohë që Evropa nuk kishte parë dëshirë të tillë të qytetarëve të një vendi që të iknin nga vendlindja. Ky ishte një sinjal që mori edhe BE, se pavarësisht se ju do të bëheni një ditë pjesë e saj, zemrën e keni në SHBA. Unë kam pak kohë që rri në vendin tuaj. Në fillim më bëri përshtypje që çdo gjë që thonin ambasadorët, ju e merrnit për flori safi. Nuk kisha parë njerëz më të verbër në besimin ndaj të huajve. Por pastaj, kur pashë se ata që ju drejtojnë apo merren me politikë tek ju, janë më të pashpirt se çdo i huaj dashakeq, ndaj jush, e kuptova pse na shikoni në dritë të syrit. Kisha lexuar për ju që jeni popull i besës. Mbase kjo ka ndodhur në historinë e largët. Apo e kanë shqiptarë që unë ende nuk i kam njohur. Pasi politikanët tuaj nuk ka si bëhen më të pabesë. Ambasadori Arvizu më kishte treguar se jeni popull trim. E kishte parë këtë, kur u hodhët në erë në Gërdec dhe ju vranë në 21 Janar, e ju nuk nxorët gjysëm fjale. Po t’ia kishin bërë një populli tjetër, do të kishte reaguar. Por ju me trimëri, nuk e keni hapur gojën. Librat e historisë thonë për ju shqiptarët e mi të dashur se nuk ju trembet syri dhe e keni ndjesinë e drejtësisë. Por më ka bërë përshtypje që ndaj çdo padrejtësie, ju ia mbathni nga sytë këmbët. Në përgjithësi popujt e civilizuar nuk lejojnë që të manipulohen. Reagojnë ndaj qeverive. Ndërsa ju reagoni në mënyrë shumë të çuditëshme. Ikni. Këto libra thonë gjithashtu për ndjenjën e drejtësisë që është në shpirtin tuaj. Me thënë të drejtën, nëse do të ishte e vërtetë, nuk duhej të kishit një drejtësi kaq të korruptuar. Dhe më ngjan se juve nuk ua ka qejfi drejtësinë, por doni të jeni gjithmonë në anën e fituesit. Thellë në shpirt, më ka lindur dyshimi se ju nuk doni një drejtësi të paanshme, por doni të shikoni gjyqtarët të nxjerrin nga hundët lekët që ju keni dhënë dhe mbani shpresë se nga vendet që do lirohen, mbase do të përfitoni ndonjë. Sa për politikanët, jam i bindur që as ju intereson fare. Të dashur qytetarë. Me ndjenjën e thellë të keqardhjes, dua t’iu them se ky mund të jetë viti i fundit i lotarisë amerikane. Kush e mori, e mori dhe kush u dogj, u dogj. Por kam dëgjuar se jeni të zotë në dokumente fallco dhe emigracion klandestin. Rrugët janë të hapura, dhe kjo është një sfidë e re për ju. Ju uroj vrapim të mbarë. Por herë pas here, mund të kujtoheni se nuk ju mungon asgjë që edhe vendin tuaj ta bëni të begatë.
Me dashuri, Donald Lu
Keta me shume duken si cift te dashuruarish. Hajd te presesh prej tyre.