Kuqezinjtë fitojnë me penallti Kupën e 100-vjetorit, pas barazimit 6-6
Shqipëria fiton 3-1 me penallti ndaj Bashkimit Evropian, pas kohës së rregullt të mbyllur me shifrat e barabarta 6-6, duke fituar dhe Kupën e 100-vjetorit të Pavarësisë, në një ndeshje miqësore me karakter festiv të zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Një takim ku protagonistë ishin deputetë, diplomatë, aktorë dhe gazetarë, por dhe ish-lojtarë të ekipit Kombëtar, si Ervin Skela, Alban Bushi, Ervin Fakaj, Florian Myrtaj, Foto Straosha, etj. Trajneri i ekipit të Bashkimit Europian ishte Xhani De Biazi, ndërsa kapiten ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui. Për ekipin shqitpar, trajner ishte Astrit Hafizi, ndërsa kapiten Erjon Bogdani. Ekipi i Bashkimit Europian i çoi shifrat në 3-0, pas dy golave të Florian Myrtajt (1-0 dhe 3-0) dhe Alban Bushit (2-0). Erjon Bogdani shkurtoi diferencën në 3-1, por sërish Bushi e çoi rezultatin në 4-1. Ervin Skela shënoi (4-2) për Shqipërinë, ndërsa Bogdani shënoi golin e 4-3. Daniel realizoi 5-3; Skela 5-4 dhe Bogdani barazoi rezultatin në 5-5. Moreno realizoi me penallti golin e 6-të për Shqipërinë, por Bushi barazoi shifrat 6-6 për europianët. Me rezultatin e ndeshjes të barabartë, ekipet shkuan në gjuajtjet e 11-metërshave: humoristi Julian Deda gaboi për europianët, ashtu si dhe Bega, ndërkhë që shënoi deputeti Eduard Shalsi. Për ekipin shqiptar realizuan Shkurti, Paja dhe Moreno, duke fiksuar shifrat në 3-1 dhe fituar Kupën e 100-vjetorit.
