NATO: “Brexit” në favor të kundërshtarëve të Perëndimit

Elton Tafaruci
Grunge Nato and UK Flag

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të ndihmonte kundërshtarët e Perëndimit, u shprehën sot pesë ish-sekretarët e përgjithshëm të NATO-s në këtë post, nga viti 1984 deri në 2014, në një letër të përbashkët të publikuar në të përditshmen britanike “Daily Telegraph”.

“Në një moment shënuar nga një paqëndrueshmëri e theksuar globale, ku NATO po kontribuon në forcimin e pozitës në Evropën Lindore, është mjaft shqetësuese të vështrosh Britaninë e Madhe duke vendosur kufizime për qëndrimin e saj në Bashkimin Evropian”, shkruajnë në këtë letër britaniku Peter Carington (kreu i NATO-s nga 1984-1988), spanjolli Javier Solana (1995-99), britaniku George Robertson (1999-2003),holandezi Jaap De Hoop Scheffer (2004-2009) dhe danezi Anders Fogh Rasmussen (2009-2014).

“Brexit do të orientonte pa asnjë dyshim drejt humbjes së influencës britanike, në dobësimin e NATO-s dhe në favor të kundërshtarëve të Perëndimit, në një kohë kur duhet të mbështesim fort njëri-tjetrin brenda komunitetit euro-atlantik përballë kërcënimeve të përbashkëta”, u shprehën ata gjashtë javë nga organizimi i referendumit britanik për qëndrimin në BE.

Një ditë më parë, David Cameron paraqiti rreziqet për paqen në Evropë në rast të Brexit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *