Low përkrah transferimin e Hummels te Bayerni

Dita

Joachim Low është i lumtur nga fakti që Mats Hummels do ta vijojë karrierën në Bundesligë. Transferimi i 27-vjecarit te Bayerni i Minihut, në një kohë kur kishte oferta edhe nga nga Premier League, vecanërisht nga United apo Chelsea, për trajnerin e kombëtares gjermane është dicka pozitive.

“Nëse lojtarët e kombëtares vendosin të luajnë në Bundesligë, kjo do të thotë se kampionati gjerman i futbollit, në mos më shumë, të paktën është po aq cilësor sa Premier League.”

Një deklaratë e kuptueshme e trajnerit të cilit i intereson një Bundesligë e fortë, pasi pjesa më e madhe e lojtarëve të kombëtares gjermane, luajnë në vendin e tyre. Hummels më këtë vendim tijin ndjek gjurmet e Mario Gotzes dhe Robert Lewandoskit, që bratkatisën verdhezinjtë për t’iu bashkuar skuadrës që po dominon në futbollin gjerman këto katër vitet e fundit. Low hedh poshtë fjalët se ai ka ndikuar te mbrojtësi për të hedhur këtë hap në karrierë.

“Unë jam në kontakte të vazhdueshme me lojtarët e mi dhe sigurisht që ne flasim për shumë gjëra, por fatmirësisht transferimi i futbollistëve nuk është detyrë e trajnerit të kombëtares. Hummels nuk ka pa patur nevojë për këshilla për atë që e pret në të ardhmen apo për skuadrën ku do të ketë mundësi të arrijë më shumë suksese.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *