“Dimri” i Kadaresë, një skanim i komunizmit (II)

redaktor

 

 

Vijon nga numri i kaluar

Të mbajmë mirë parasysh se çdo listë me emra për pushkatim merrte urdhër ekzekutimi vetëm mbasi firmosej nga Sekretari i Parë E. Hoxha. Krimi natyrisht ka qenë i përbashkët. E.Hoxha kryesori. K.Xoxe, njeriu i dytë i regjimit. Të tjerët me radhë sipas hierarkisë. Këtu ka shumë rëndësi një konstatim që ka shënuar fatin e romanit. Ajo që mungon në roman është mungesa e tablosë së plotë të krimit. Kjo përligjet plotësisht në kushtet e një diktature shumë të egër. Jepen tmerret që kryen njeriu i dytë i regjimit, por nuk thuhet askund se krimet i kanë bërë të dy bashkë. Le të arsyetojmë brenda realitetit të kohës. S’mund t’i kërkohet autorit më tepër. Edhe kaq është shumë. Merret me mend që lexuesi vetë, me njëfarë kulture qoftë dhe të paktë, e kupton se krimet me përmasa të tilla s’bëhen kurrë vetëm, pa dijeninë e liderit kryesor.

Kryesorja është se autori shkruan fare hapur për krimet. Dhe i quan ashtu siç janë: krime politike, terror politik në një rend komunist, në vendin e quajtur Shqipëri.

Do të mjaftonte si shembull skena e pritjes qeveritare në Tiranë, menjëherë pas kthimit nga Moska të delegacionit shqiptar me në krye E.Hoxhën. Pra, një kthim pas “triumfit” të tij në Moskë.

Në këtë pritje, ashtu si në tragjeditë e Shekspirit, shfaqet një fantazmë e përgjakur. S’është fantazma e një njeriu dosido, por e numrit dy të regjimit, Koçi Xoxes, pushkatuar disa vite më parë prej numrit një, Enver Hoxhës.

Ai shfaqet në pritje duke kërkuar ku e ka vendin e tij në sallën e gostisë. Dhe si të mos mjaftonte kjo, ai thotë fjalët: “Erdhi prapë koha ime”, “Tani do të keni nevojë për mua”.

Plotësim më të përsosur për personazhin kryesor, E.Hoxhën, nuk mund të ketë. K. Xoxe i thotë: Ti ishe në pritje në Moskë, unë këtu në Tiranë. Ne plotësojmë së bashku një dyshe të pandarë…

Kërkesa për ndalimin e romanit në Shqipëri ishte e logjikshme. I palogjikshëm do të ishte lejimi i tij.

Këtu është momenti që duhet të pohojmë se më në fund, me gjenialitet, shkrimtari ka gjetur daljen nga porta e ferrit. Ky është çasti i hedhjes në tavolinë të gurëve të fatit të tij mbasi është momenti kur ka luajtur “bixhoz” me vdekjen.

Këto janë dy shtyllat që kanë shënuar suksesin e romanit dhe shpëtimin, mbijetesën e shkrimtarit Kadare. Njëra shtyllë është portreti letrar i E. Hoxhës që sfidon Moskën dhe e dyta, krimet politike të K. Xoxes. Në këtë mënyrë E. Hoxhës i vuri maskën e “artistit të pafajshëm”, e cila duket që i pëlqeu shumë edhe atij vetë. Maska si ai lëngu dehës ia përkëdhëli vetëdijen. Mendja e tij diabolike u mashtrua nga mendimi se njerëzit këtej e tutje do adhurojnë, do duartrokasin dhe brohorasin për “maskën e artistit”. Vetvetiu do harrojnë, do fshijnë nga kujtesa atë E. Hoxhë që mishërohet te K. Xoxe me maskën e krimit. Askush nuk thotë dot se cila nga maskat i ka pëlqyer më shumë. I pëlqente më shumë maska e krimit të K. Xoxes me makabritetin e saj apo ajo e artistit të dashur me popullin që mbante vetë. Ky është momenti më kulmor i disidencës së qartë të shkrimtarit Ismail Kadare. Ky trajtim ishte melhemi që i qetësoi shpirtin dhe i mashtroi arsyetimin diktatorit. Duket që me librin në duar, mbrapa maskës E. Hoxha emocionalisht e ka rijetuar edhe një herë të gjallë dramën e papërsëritshme të Moskës. Dhe sigurisht që kjo e ka bërë të ndihet shumë krenar. Ky është çasti vendimtar i lojës me vdekjen që shënoi mbijetesën e shkrimtarit Kadare. Nga ky moment e më pas po të binte, po të syrgjynosej apo të pushkatohej shkrimtari automatikisht do të binte edhe romani bashkë me maskën e “artistit” të E. Hoxhës. Këtu e gjen logjikën shpjeguese pohimi i shkrimtarit Kadare se E. Hoxha vetë më ka shpëtuar nga E. Hoxha. (Me siguri këtë moment në roman duhet të ketë kapur Princi Leka I kur iu përgjigj një gazetari francez para rënies së bustit të E. Hoxhës: “Po Kadare është një disident i fshehtë”. Kështu shpjegohet sesi më pas në vend që shkrimtari Kadare të bëhej më i butë, ai u egërsua akoma më shumë me diktaturën. Siç e thotё studiuesi australian Peter Morgan, midis shkrimtarit dhe diktatorit filloi të zhvillohet ndeshja historike. Si dy mjeshtra shahistë ku në një moment kishte avantazh njëri dhe në një moment tjetër kundërshtari. Jam plotësisht i bindur se nuk do tё kishte poemë “Pashallarët e kuq” dhe roman “Pallati i Ëndrrave” nё qoftёse nuk do ishte botuar dhe lejuar tё qarkullonte romani “Dimri i Vetmisё sё Madhe”, romani i denoncimit me shkrim të krimeve të diktaturës. Prandaj kritika botërore e ka quajtur “Dimrin e vetmisë së madhe” romanin unikal-total të universit komunist.

“Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Koncert në fund të dimrit”, sipas kritikës botërore përbëjnë diptikun që ka ndoshta aq krime sa gjithë letërsia e botës komuniste së bashku. Peter Morgan thotë: “Asnjë vepër tjetër në universin komunist nuk e ka përshkruar përçarjen e kampit komunist kaq të plotë”. Në romanin “Dimri” kupola e kampit komunist përshkruhet si një “Consil i zymtë”, si një “Sekt vrasësish”. Një pjesë e tyre, ikona të gjalla si Dolores Ibaruri, Moris Thorez, Luigji Longo, Ulbriht, Gomulka, Dezh, etj. Një pjesë ende në pushtet, ose që prisnin të merrnin pushtetin. Studiuesi dhe shkrimtari francez Eric Faye, njohës ekspert i botës komuniste shkruan: “Dimri” plus “Koncerti” janë së bashku Iliada dhe Odisea e komunizmit.

Kur njihesh me opinionet e kritikëve të huaj, dy qëndrime të ndryshme reflektohen te ata mbi “Dimrin”. Kritikët e majtë e kanë konsideruar një tronditje e madhe për të majtën botërore. Prej majtistëve europianë vepra konsiderohej si reaksionare, ishte vepër antikomuniste, sepse gjithë liderët politikë jepeshin me ngjyra negative.E kundërta konstatohet te kritikët me frymë të djathtë europiane dhe botërore. Vlerësim i tyre është maksimal. Në opinionet anglisht që kritikë të ndryshëm kanë shprehur për romanin kudo ku u botua, nuk i kanë dhënë ndonjë rëndësi frymës së E.Hoxhës. Gjithë vëmendjen e tërhiqte tabloja pesimiste, e zymtë e botës komuniste. Për mbledhjen e Moskës u përdor disa herë shprehja “Olimpi në zi”.

Shumë me interes është botimi i romanit në Rusi më 1991, një vit pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Në një parathënie të gjerë të akademikes Smirnova, jepet interpretimi rus i veprës: Vepra nuk quhej as antisovjetike, as antishqiptare. Quhej si “drama e përbashkët e dy vendeve në komunizëm: njeri vend i madh, tjetri i vogël”.

Dimri_i_vetmisë_së_madheAkoma më interesant ështe gjykimi për dy personazhet antagonistë: Enver Hoxhën dhe Nikita Hrushovin. Ata portretizohen të dy njëlloj negativë, “njëlloj si dy vëllezër binjakë”! Historia e dënon Hrushovin krahas të tjerave edhe si mbështetës dhe zbatues me dorë të hekurt të spastrimeve masive dhe vrasjeve të bëra në Ukrainë gjatë viteve 1939-1940. Spastrime kriminale të nxitura nga Stalini dhe të zbatuara në Ukrainë nga Hrushovi si Sekretar i parë në ato vite.

Mbas gjithë sa analizuam më lart vijmë tani te përgjigjja e pyetjes: Përse kritikuesit e Kadaresë shkojnë nga shkojnë dhe kapen te “miti” i E. Hoxhës në roman. Këta ish punonjës të Sigurimit të Shtetit të simbolizuar në roman në mënyrën më diskredituese janë baballarët, janë familjarët e studiuesve dhe analistëve të sotëm që gjëllojnë në Tiranë. Të tërheq vëmendjen fakti se në këtë fushatë denigruese ndaj shkrimtarit u dalluan sidomos njerëz që janë pasardhës nga nomenklatura komuniste e lidhur me Sigurimin e Shtetit. Logjika e pranon se sado të qytetëruar e perëndimorë që të përpiqen të tregohen, në subkoshiencën e tyre ata e vuajnë ngjyrën e zezë të krimit me të cilën u lyen shpirtërisht etërit e tyre në vitet e diktaturës. Sharjen dhe përçmimin e tyre në roman nuk e durojnë dot. Nuk ia pranojnë dot shkrimtarit këtë trajtim mizor që u bën etërve. Nuk janë pak. Janë infiltruar me djallëzi nëpër institucionet dhe median shqiptare nga ku me pezm të madh i sulen shkrimtarit Kadare sa herë rishfaqet sëmundja gangrenoze e hapjes së dosjeve të Sigurimit. Janë ushqyer që në fëmini me psikologjinë e etërve dhe nuk u shqitet nga kujtesa. Kujtimet dhe shijet e fëmijërisë janë shtrati ku formohet personaliteti i njeriut të rritur na thotë Frojdi. Prandaj ata në mënyrën më të papërmbajtur shpërthejnë duke u munduar pa pushim që me pa të drejtë të hedhin mbi shkrimtarin pak baltë nga ajo e etërve të tyre.

Në ditët më të mira për Sigurimin e Shtetit, në kulmin e forcës së tij, shkrimtari Kadare ia arrin të bëjë pa mëshirë gjyqin moral të kësaj arme gjakatare për popullin shqiptar. Për fatin e tyre të keq dhe të mirën e popullit, kjo është e vërteta historike e materializuar në mënyrë të shkëlqyer artistikisht në romanin “Dimri i vetmisë së madhe”. Me mprehtësinë e tij karakteristike ish ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu këtë gjyq e vuajti thellë, e kuptoi shumë qartësisht në faqet e romanit prandaj mbetet e paharruar shprehja e tij: “Tridhjetë faqe lexova nga libri (faqet e Sigurimit të tij famëkeq) dhe tridhjetë herë pështyva”. Ai e ka ndjerë deri në palcë dhimbjen e këtij përshkrimi makabër në roman. Për fat të mirë të lexuesve shkrimtari me talentin e tij të madh dhe me guxim e zgjuarsi na e dha këtë periudhë të historisë sonë në mënyrën më besnike. Logjikën e këtij arsyetimi mbi etërit e fuqizon më tej edhe një shpjegim krahasues. Asaj periudhe të diktaturës i përket edhe S.Ngjela. Në veprën e tij ai arrin të bëjë autopsinë politiko-filozofike më të plotë deri tani të regjimit të E. Hoxhës. Pa asnjë mëdyshje në mënyrë të veçantë demaskon qartësisht rolin famëkeq të policisë sekrete të E. Hoxhës. Jo vetëm kaq. Me prindërit të pa implikuar në krimet e policisë secrete, Spartak Ngjela që nuk ndjen në subkoshiencën e tij ngacmimet e hijeve të K. Xoxes, mban një qëndrim krejtësisht të kundërt, vlerësues në maksimum të shkrimtarit Kadare.

Sikur shkrimtari të kish bërë këtë kompromis me veten, pra të kishte reaguar me autoçensurë, atëhere romani do ishte pa asnjë vlerë. Sipas këtyre kritikuesve, përderisa personazhin e E. Hoxhës e përshkruan me realizëm, të papërkulur e të vendosur në aktin e demaskimit në Kremlin, atëhere romani duhet hedhur në plehra, thonë ata. Këta lloj opinionistësh më duken si ata lexues që në një libër bëjnë një sondazh të ngjashëm me tyrjelën që futet në një shalqi, po qe se është i kuq thonë pa e shijuar se është shumë i mirë. Sipas tyre, ka lavdëruar E. Hoxhën e kuq; romani nuk bën. Romani duhet hedhur në plehra thonё kritikuesit, sipas socrealizmit diktatori duhej të ishte përshkruar frikacak. Merita e shkrimtarit pikërisht këtu qëndron që, nuk e autoçensuroi nivelin letrar të romanit për ta bërë art të masave popullore. “Arti nuk duhet asnjëherë të tentojë të jetë popullor. Populli duhet të kërkojë të bëhet sa më artistik”, përsëriste Oskar Uajlld.

Me “Dimri i vetmisë së madhe” Kadare arriti qё të na japë një kryevepër ku demaskimi i jetës nën diktaturë kap përmasa historike, krahasimisht i pashoq në gjithë letërsitë e vendeve ish komuniste. Kadare e ka shprehur më shumë se një herë se vazhdon t’i qëndrojë mendimit që akti i shkëputjes së Shqipërisë nga BS përbën të vetmen gjë që E. Hoxhës ai ia konsideron pozitive në jetën e tij prej diktatori. Në 45 vjet diktaturë ngjarja e Moskës është i vetmi moment pozitiv kur u krijua shkëputja fizike me sllavo-komunizmin rus, përkohësisht sepse komunizmi në Shqipëri ngeli. Janë ngjarje epokale këto raste si ai i shkëputjes së Shqipërisë nga Blloku komunist i Lindjes dhe rasti i Kosovës nga Serbia. E kemi të freskët para syve dramën historike tё kёsaj shkëputjeje nga Serbia. Sa gjak, sa akte çnjerëzore pësoi populli kosovar derisa ia arriti të shpëtonte nga kthetrat e Serbisë.

Mendoj se me ilustrimin e mёposhtёm ky opinion mbi “Dimrin” bёhet mё i plotё.

Ka qёnё njё kohё kur studentёt shqiptarё nё BS dhe nё vendet e tjera tё Lindjes komuniste u ndjenё shumё dinjitozë dhe krenarë. Krejt ndryshe pёr sa ishin mbajtur deri nё atё kohё nga qytetarët e vendeve të Lindjes komuniste. Nё valёn e ndeshjes nё Moskё, studentët e vendeve të tjera satelite komuniste, polakё, gjermanolindorё, çekosllovakё, hungarezё, ukrainas, etj, me ndjenjë adhurimi u thoshin studentёve shqiptarё: “Duhet të jeni shumë krenarё sepse udhёheqёsi juaj ia pёrplasi nё fytyrё Hrushovit. Ju, një popull i vogël, nuk pranuat tё jeni vasalё tё Moskёs. Ju po shkёputeni nga rusёt kurse ne do vazhdojmё tё jemi nёn çizmen e rusёve. Ju shpëtuat, tani do lidheni me perëndimin”.

Tё mos harrojmё se edhe nё ditёt e sotme çekёt e vlerёsojnё tej mase aktin e largimit botёrisht tё Shqipёrisё nga Traktati i Varshavёs nё kohёn e pushtimit tё Çekosllovakisё. Tё mos harrojmё gjithashtu se kjo ndodhte nё kohёn kur BS ishte njё tmerr pёr Perёndimin. Ilustrimi mё domethёnёs ёshtё Ukraina sot.

Përfundimisht mendoj se ne shqiptarëve vepra e këtij gjeniu na emancipoi. Në këtë emancipim një rol të dorës së parë ka luajtur dhe luan romani “Dimri i vetmisë së madhe”. I shpreh mirënjohje autorit Met Dervishi që me studimin e tij u bë shkas që të kem mundësi për të paraqitur këtë opinion në vazhdim plotësues të punës së tij studimore.

 

Minella Aleksi – Botuar sot në DITA

 

Share This Article
13 Comments
  • KY MINELLA ALEKSI ESHTE NJE PJESE E VOGEL E NJE HORDHIE TE STERMADHE TERRORISTESH MEDIATIKE.

    TE KUPTOHEMI NUK KAM QENE DHE NUK DO JEM NDONJE NOSTALIGJIK OSE PERFITUES NGA KOHA E ENVERIT..POR ME SA KAM PARE PAS 1992…PO PERSERITET PERIUDHA E SKENDERBEUT PARA 500 VJETEVE..KU NE VEND TE TURQEVE JANE AMERIKANET DHE NE VEND TE SKENDERBEUT ESHTE ENVER HOXHA,,

    KETE NUK PO E THEM JU POR JU HIPOKRITE QE NUK SHIKONI QE SHQIPERIA KA SHKUAR NE TE SEMES BASHKE ME KETE KANIBALIN KOCKAENVERONGRENES

    BOLL HIJENA & MONSTRA NJE CEREKSHEKULLI QE HANI SUPEN ME KOKALLAT E ENVERIT..BENI PAK PUSHIM SE DO JU ZENE FYTIN ESHTRAT E TIJ

    • boll KANIBALE …. NUK E DIN SA KULTURE KE … CFARE NJOHURIE KE NE PSIKOLLOGIE NE JETE …. POR QE NUK E DITKE Q E AMERIKA ESHTE VENDI ME DEMOKRATIK NE BOTE …PO TE BEHEJ SI AMERIKA SHQIPERIA E GJITHE EUROPA DO TE ISHTE GJELOZE ..VENDI KA SHKUAR PER ……. SEPSE ENVERI MBOLLI FAREN E KEQE SE KUPTON …????? RAMA BERISHA META BASHA JANE XHAKETA TE KTHYERA JANE HIPOKRIZIA KORRUPSIONI ….

  • Ndersa dje ne komentin tim tregova disi sjellshmeri duke mos hyre ne polemike “agresive” kunder autorit, Minella Aleksi, sot po e heq ate “maske” dhe po e pyes fare thjeshte autorin, redaksine por dhe komentuesit, nese ky shkrim interpreton vepren e Kadarese, librin Met Dervishit, apo te dyja bashke?
    Nje konfuzion i vertete qe kerkon pak qartesi.
    Mire qe ky shkrim konfuz kishte plot paqartesira ne objekt dhe mendim, por kur lexova qe dhe Princ Leka I na paska thene qe ” Kadare ishte nje disident i fshehte” rashe permbys nga te qeshurat. As nuk mund ta imagjinoj qe Princi i syrgjynosur shqiptar qe degdisej ne cdo cep te botes se debohej gjithandej, te kete lexuar ndonje liber, aq me shume kur ai dhe ate te shkrete shqipe nuk e zoteronte mire. Te marresh ate togfjalesh te Lekes dhe ta na e serviresh ne eshte sikur Shaban Qosja te kete lexuar ne rusisht Romanin “Nena” te Gorkit dhe te thote: “Proletariati tashme eshte ndergjegjesuar ne menyre te fshehte qe e vetmja rruge e clirimit nga prangat kapitaliste eshte revolucioni”!!!!
    Humori ne keto shkrime ishte i nevojshem. Perse jo?

    Duke pare nje liste te ish-udheheqesve komuniste si nga Lindja ashtu dhe nga Perendimi me erdhi nder mend qe keto dite nderroi jete bashkeshortja e ish-udheheqesit gjermanolindor Margot Honecker.Ishte ne moshen 89 vjecare, sa mund te jete sot edhe Nexhmije Hoxha. Ishte me te vertete nje grua dinjitoze e sakte dhe celikte ne mendime dhe argumente, dikur kishte qene ministre e arsimit dhe e kultures gjate sistemit socialist ne Gjermanine Lindore. Dukej nje prusiane e vertete e ngjashme me Nexhmijen tone.
    Ajo ishte nje perfaqesuese e sistemeve te kaluara ku te pakten kishte nje fije me shume seriozitet dhe me pak hipokrizi se sot.
    Le te interpretohet sipas midese se njerit apo tjetrit vepra e Kadarese, por nje gje eshte per mua e sakte qe fatkeqesishte ben diferencen me kohen, sistemet dhe dordolecet-shtetare qe qeverisin dhe duan te qeverisin boten.
    Shikoni Trump-in e USA. Njeri qe fut krupen kur e degjon. Idiotizmat dhe cakerrdisjet mentale te bejne qe te marresh arratine nga rruzulli yne. Po ku te shkosh? Leme Trump-in dhe hidhemi ne Filipenet e largeta kur nje President me emer Duterte ka fituar zgjedhjet me fjalime, qe o Zot sikur kane dale nga kazinote e shpifura te Maniles. Afrohesh pak me afer ne Turqine e Erdoganit ku per politike as nuk mund te behet fjale. Ja pra ne kete bote virtuale kur mediat, financat, politika ka kaluar cdo kufi njerezor dhe moral, kur politikane dhe kriminele xhirojne miliona ne minute pa medyshjen me te vogel se nga i kane nxjerre keto para, na dalin shkrime te tilla qe te shkaktojne neveri.
    Ne kete bote pa ide dhe pa ideale, te pergjumur dhe te tallur nga neoliberalizmi, te kriminalizuar deri ne gryke, ku me shume vlere marrin bythet dhe gjokset Kim Kardashian dhe Bleona Qerretit, ku ambasadore dhe konsuj hyne dhe dalin neper grupe parlamentare per nje fare reforme ne drejtesi, a thua sikur vedni nuk ka ligje, atehere eshte naive te merresh me ate kohe. Ajo kohe ka patur udheheqesa me nje ideologji, qe ishte si ishte, ishte kryeketput ndryshe me kaosin neoliberal te sotem. Ata ishin te pergjegjshem per ato qe benin dhe pasojat qe vinin pas vendimeve te tyre. Ishin diplomate qe i lexonin fjalimet e tyre nga letra per te mos thene brockulla dhe llomotitje. Me ata bisedohej dhe vendosej per dicka. Eshte ulur Stalini me Curcillin, eshte ulur Brezhnjevi me Carterin, eshte ulur Helmut Kohl me Erich Honecker, pra me ata mund te bisedohej, perfshi dhe Enver Hoxhen. Po sot?
    Sharlatane, te cmendur, hipokrite, zullumqare. Kjo eshte pamja e “burrave te shtetit” ne kete toke.
    Mbi te gjitha ata u larguan nga kjo bote pa asnje kacidhe ne xhep.
    E dini? Stalinit ju gjet pas vdekjes ne zyrtar vetem rroga e tij mujore futur ne nje zarf ndersa Enver Hoxhes vetem nje liber kursimesh me 16 mije leke te vjetra.
    Pra lereni te nderuar ate kohe. Nga Kadare pres ndoshta ndonje veper tani ne moshen e superpjekurise, moshen 80-vjecare me ndonje titull:
    “Xhentelmenet e sotem me duar te lyera me para dhe gjak” si nje kunderpeshe e “Pashallareve te kuq”.
    E ben dot kete veper Ismaili sot?
    Eshte njekohesisht e lehte dhe e veshtire per tu shkruar sot nga ai besoj.
    Pershendetje

    • i nderuar Claus

      Kjo qe po ben ky Minella dhe mijra vuvuzela te tjere eshte nje “shit storm” cerek shekullor qe i ka dale boja.

      Kjo behet per te varrosur pergjithmone enver hoxhen..por dhe per te paraqitur Kadarene si poet disident qe e mposhti enverin….te vdekur…ky eshte kanibalizem..sepse po perpiqet te fitoje pike per Nobel dhe ka filluar stuhija e fekaleve te minellave.
      kam zgjedhur nje poet kilian qe mori CMIMIN NOBEL edhe pse kishte nje ngarkese te madhe me komunizmin..por nuk i hengri “heronjte e tij sic beri ismaili me driteroin…

      ###

      Pablo Neruda poet Kilian.. fitues i cmimit NOBEL per letersi 1971

      cmimet
      International Peace Prize

      Lenin Peace Prize (1953)

      Nobel Prize in Literature (1971

      Neruda, like many left-leaning intellectuals of his generation, came to admire the Soviet Union of Joseph Stalin, partly for the role it played in defeating Nazi Germany and partly because of an idealist interpretation of Marxist doctrine. This is echoed in poems such as “Canto a Stalingrado” (1942) and “Nuevo canto de amor a Stalingrado” (1943). In 1953 Neruda was awarded the Stalin Peace Prize. Upon Stalin’s death that same year, Neruda wrote an ode to him, as he also wrote poems in praise of Fulgencio Batista “Saludo a Batista”, (“Salute to Batista”) and later to Fidel Castro. His fervent Stalinism eventually drove a wedge between Neruda and his longtime friend Octavio Paz, who commented that “Neruda became more and more Stalinist, while I became less and less enchanted with Stalin.” Their differences came to a head after the Nazi-Soviet Ribbentrop-Molotov Pact of 1939, when they almost came to blows in an argument over Stalin. Although Paz still considered Neruda “The greatest poet of his generation”, in an essay on Aleksandr Solzhenitsyn he wrote that when he thinks of “Neruda and other famous Stalinist writers and poets, I feel the gooseflesh that I get from reading certain passages of the Inferno. No doubt they began in good faith […] but insensibly, commitment by commitment, they saw themselves becoming entangled in a mesh of lies, falsehoods, deceits and perjuries, until they lost their souls.”
      Neruda also called Lenin the “great genius of this century,” and in a speech he gave on June 5, 1946, he paid tribute to the late Soviet leader Mikhail Kalinin, who for Neruda was “man of noble life,” “the great constructor of the future,” and “a comrade in arms of Lenin and Stalin”.
      Neruda later came to rue his support of the Soviet leadership. In response to Nikita Khrushchev’s Secret Speech at the Soviet 20th Party Congress in 1956, which denounced the “cult of personality” that had surrounded Stalin and accused him of committing crimes during the Great Purges, Neruda wrote in his memoirs that “I had contributed my share to the personality cult,” explaining that “in those days, Stalin seemed to us the conqueror who had crushed Hitler’s armies.”Of a subsequent visit to China in 1957, Neruda wrote: “What has estranged me from the Chinese revolutionary process has not been Mao Tse-tung but Mao Tse-tungism.” He dubbed this Mao Tse-Stalinism: “the repetition of a cult of a Socialist deity.” Despite his disillusionment with Stalin, Neruda never lost his essential faith in Communist theory and remained loyal to “the Party.”….ect

  • Sa i mencur ky Minella Aleksi….. i pakrahasueshem..me askend… Ai ka kuptuar dhe shpjeguar edhe se cfre k patur ne mendje Princ Leka I kur iu përgjigj një gazetari francez para rënies së bustit të E. Hoxhës: “Po Kadare është një disident i fshehtë”. Pu…pu…pu…. cfare mendje… e ka lexuar mendimin etij me teleTAPI…. PLEHRA…..

  • Aman se na bete per te vjelle, “i vuri masken i pafajshem dhe atij i pelqeu…” Lereni dengelat, Kadare i sherbeu ashtu si donte ai dhe ai mbajti afer deri sa vdiq. Pastaj Kadre si palaço burre i kerkoi Nexhmies ato qe i kishte dhuruar vete. Ne fund e pame dhe Kadrene qe u be vete “jashteqitja e kombit”. merruni me Marin Barletin tani.

  • Epikriza e nje heqimi ushtrie…qe po lufton enverin duke perdorur si topuz Ismail Kadavren

    Me beri pershtypje ceshtje kjo egersi kozmike ndaj Enver Hoxhes dhe pikerisht aty ku ate e mburr bota biles dhe amerikanet….
    Kerkova ne internet dhe me doli kjo lloj bicim eksperience pune:

    Mjeku Minella Aleksi është dipllomuar si mjek i përgjithëshëm në vitin 1979 në Tiranë dhe për rezultatet e mira të arritura u urdhërua nga instancat shtetërore që të kalojë e ushtrojë profesionin e mjekut në radhët e ushtrisë, sikurse shumë të rinj të tjerë në profesione të ndryshme. Në vitin 1987 kryen specializim pasuniversitar 2 vjeçar në
    spitalin Nr.1 Tiranë për sëmundje të brendëshme. Pas këtij kualifikimi punon si specialist për sëmundje të brendëshme në korpusin e më pas divizionin e Fierit deri në vitin 1998.

    I vendosur në Çikago më 1998 mjeku Minella Aleksi fillon punë në një klinikë mjekësore private në rolin e asistent mjekut …
    %%%%%%%%%%%
    Kush i shtyn keto ish puthadore te enverit dikur si kadareja,berisha,mehmet elezi,besnik mustafa dhe ne amerike pellumb kulla,dalip greca,hamdi dega,teodor kareco,robert papa..etj etj (vazhdon lista me 200 petrita te tjere) te tregohen kaq at-vrases.

    Me falni po kujt i rruhet sot per enverin…kur vete zoti Obama i shtrin doren per pajtim vellezerve Kastro ?
    Po mire a e kuptoni se sa ndryshim ka Kastro me Enverin…pikerisht ne marrdheniet ruso amerikane ??

    Ne 1961 shqiperia e enverit deboi flloten sovjetike nga Vlora..qe eshte nje nga aktet me te guximeshme ne historine e njerzimit,,,kurse Kastro me kryshovin po ate vit drejtoi rraketat me mbushje berthamore nga Amerika per ta rrafshuar..

    Nqs se Heqimi Minella nuk e kupton ndryshimin…si mjek zorresh qe eshte do ta keshillonim qe mos te haje fasule kur shkruan ne kohe te gabuar,ne vend te gabuar dhe per njerez te gabuar..se e mbushe Diten me pordhe dhe fenda…

    • Po ti vete, qe shan Minellen, Kadarene dhe djallin e te birin, ti, kush je, more dhjeranjos. Dil me emrin e plote! Beju i guximshem, se ne Qikago je, nuk te gjen gje, Vetem turpi te mban te fshehur. Dhe turpi nuk eshte pak. Ti e ndjen qe e meriton ate.

      • pershendetje Eugjen

        Nuk e di cfare moshe ,arsimi dhe gjendje shendetsore ke por nje gje ta them te sakte:

        Sot kur ai vend pra Shqiperia (+kosova) eshte kthyer ne dy vilajete me poshte se ne periudhen osmane ..eshte kthyer ne WC mbasdoresh..plantacjon gjigand droge..ne nje siceli e viteve 60-70 dhe ne kolumbi e koheve te sotme..ne djall vafshi me kadarene e enverit dhe kete doktorrin e plencave:

        Me cfare ka ndodhur pas 1992 ( pushtimi nga micotaqis,milloshovic dhe islamiket e elez biberit) duhet ta shpallim Enver Hoxhen JEZU KRISHTIN E SHQIPTAREVE
        -lejimi cerekshekullor Janullatosit ( erdhi si i perkohshem)
        -lejimi i varreezave greke sipas vijes vorio epirit
        -shitja parcjale e detit jon
        -harresa e ceshtjes came
        PERBEJNE NJE KATER-KENDESH TE TRADHETISE SE SALI SATANAIT dhe te klases politike.
        PERBEJNE NJE SUKSES TE LOBIT GREK NE AMERIKE:

        **********
        AJO QE ME BEN PERSHTYPJE ESHTE:
        CFARE BEN LOBI SHQIPTAR NE AMERIKE KRYESISHT VATRA.
        CFARE BEJNE ANTISHQIPTARET E VOA-S TE ELEZ BIBERAJT QE ESHTE KTHYER NE KANIBAL ANTIKOMUNIST DHE KURRE NUK FOLI PER LOBIN SERB & GREK NE AMERIKE QE E SHPERFYTYRUAN ATE VEND ??

        Janullatos ne 100 vjetorin e Nolit ne Boston. Komuniteti shqiptar ne protesta. ‘Janullatos go home’

        8 Mars 2008 – Këtë te diele ne Boston, për te gjithë shqiptaret dhe veçanerisht, per ata te besimit te krishtere ortodoks ka nje feste, nje kremtim, nje përshpirtje me emrin e te nderuarit Imzot Nolit. 100 – vjetori i krijimit te katedrales se Shën Gjergjit nga shqiptari i shquar Theofan Stilian Noli.

        Duke marre referime nga nje artikull me titull “Elegji per Nolin – Ose buzëqeshja e vrerosur e IMZOTIT” nga Bostoni, thuhet se ata janë njoftuar se ne festen e besimtareve shqiptare, do te marre pjese edhe prifti greke, hirësia e tij – Kryepeshkopi Anastasio Janullatosi, i ftuar nga kisha shqiptare ortodokse Shën Gjergji ne Boston. Ky lajm ka tronditur thelle bashkësinë shqiptare , te kësaj zone. Te gjithë pyesin se “Ç’pune ka Janullatosi me Nolin? Ç’pune kanë besimtaret shqiptare me Janullatosin? Pse duhet drekuar me te? Shqiptaret shkojnë te nderojnë Nolin e jo atë njeriun qe diten e pare qe mori kishën shqiptare ortodokse, e hoqi portretin Nolit nga çdo zyre. Pse Janollatosi nuk e pavarësinë e Kosoves? Pse Janullatosi nuk mori pjese ne lutjen e përbashkët ne Shqiperi, kushtuar gjenocidit te vëllezërve e motrave tona, prindërve tanë Çameve te martirizuar?

        Sipas te njëjtave burime thuhet qe ceremonia do te filloje me nje meshe ne katedralen Shën Gjergjit, e me pas do te vazhdoj me nje dreke ne lokalin e famshëm PIER -4, njohur si restoranti i patriotit te shquar Anthony Athanas. Organizatoret, nga frika e protestave anti Janullatos, dhe reagimeve kundra Janullatosit e prezencës se tij ne kjo feste e bashkësisë shqiptare, ne Boston, është mbajtur e fshehte dhe çdo detaj mbi këtë aktivitet ende nuk është bere publik. Madje nje artikullshrues per HermesNews, ka pohuar se s’ka nje program, te njoftuar, s’ka nje agjende te ditës për te madhin tone Nolin, dhe krijesën e tij, katedralen e Shën Gjergjit. Sipas artikull shkruesit, konspiracioni me i madh, për këtë feste është se çdo pjesëmarrës duhet te jete aty kundrejt nje shume te vogël te $65, te cilat kërkohen për te ngrenë dreke me Janullatosin.

        Nder te tjera thuhet ne letrën e botuar nga HermesNews, se bashkësia shqiptare ne këtë zone ka bere nje reagim qe me tepër se sa fetar është i pastër, shqiptare. Thuhet se shume shqiptare e kane bojkotuar festen ne prezencën e priftit grek Janullatos, pasi megjithëse ata me pare kishin bere rezervime kur kane mësuar lajmin, shume vete i kane anuluar prenotimet ne lokal.

        Ne këtë lokal ku nuk ka guxuar me pare te shkele këmba e Janullatosit, jo se nuk ka dashur, por nuk ka qene aspak i mirëpritur nga shqiptari i madh Athanas, shkruan nje besimtare nga Bostoni. Ai thotë se nuk do te ishte pjese e asnjë grupi, por mesa duket qenia e Janullatosit ne keto kremtime, e paska krijuar tashme përçarjen. Shume vete e kane marre vesh me vonese prezencën e tij. Organizatoret kane tre muaj qe e mbajnë te fshehte këtë fakt, megjithëse pranojnë me krenari kur i pyet se e kane ftuar ata Janullatosin grek, ne kremtimet për panshqiptarin Noli, thekson artikullshkruesi.

        Me tej thuhet se besimtaret shqiptare, atdhetaret e patriotet ne Boston e zonën përqark tij, megjithatë te dielën e kësaj jave ne Boston, simboli fetar i festes te zbehte, për t’i lënë vend Nolit Shqiptar, qe Janullatosi nuk e pranon si figure te kishës autoqefale shqiptare. Madje dhe portretin e tij e ka hequr nga muret. Për te vetmen arsye, sepse Noli me shume se sa Imzot, ishte udhëheqës, politikan, shkrimtar, opinionist, krijues etj, etj. E megjithëse Janullatosi, thuhet se ka ardhur për kurim pasi vuan nga nje sëmundje e rende, ai do te jete prezent ne Kishën e Shën Gjergjit. 100 vjet pasi Noli fitoi aq mundimshëm pavarësinë e nje kishe shqiptare drejtuesit aktuale te saj, ftojnë nje prift greke me emrin Anasatasios Janullatos. Nuk ka ofendim me te madh. Me kujtohet Odisea i lashte, dhelpër dhe krijimi i tij djallëzor Kali i Trojës. Nje kalë Troje modern, qe nuk pranon te beje përshpirtje fetare, për viktimat çame te gjenocidit grek, por e politizon qenien e vet, duke mëshiruar çështjen politike te Qipros Veriore. Nje Kalë Troje qe ka ngulur këmbët e veta ne fshatin Kosine – Përmet, dhe zhvarros te vdekurit e lashte te ‘fakirëve’ përmetare dhe u ve emra luftëtaresh greke, qe kane mbrojtur te ashtuquajturin ”Vorio Epir” ne Luftën e Dyte Botërore.

        “Imagjinojeni Imzot Nolin, sot te kthehet përmbys ne varr”- tha nje bashkombase e nderuar kur mori vesh se kush do te merrte pjese ne 100 vjetorin Nolian. Te gjithë qe ata kane vendosur te bojkotojnë festen ne kishe aty te jete prezentë prifti greke Anastasios Janallatos, te dielën, kane vendosur te shkojnë tek varri i Imzotit Nolit, dhe do te vendosin tufa me lule ne emer te gjithë bashkëkombësve. Ata thonë se ende shohin fytyrën e Nolit te gjalle, e kane parasysh tashme Nolin tone, me ato vetulla te ngrysura, nje rrudhe me shume dhe nje nënqeshje te vrerosur ne cep te buzëve te lodhura. Vështrimi i syve te tij pyet: ”Edhe këtë ma bëtë o vëllezër ???”

        Çirem, digjem i vrerosur,
        Sakatosur, çarmatosur,
        As i gjall’ as i varrosur,
        Pres nje shenj’ e pres nje drite,
        Pres me vjet’ e pres me dite,
        Se ç’u tera, se ç’ u-mpaka,
        Se ç’ u-çora, se ç’ u-mplaka….

        Mendohet se asgjë me shume se ky varg i madhërishëm i Imzot Nolit nuk do ta përshkruante me mire gjendjen shpirtërore te tij nëse do te ishte gjalle.

        Pse nuk e hapi sqepin ky kardareja me minellaqin kur koloneli janullatus e poshtroi korifeun me te madh shqiptar per te gjithe kohrat..Imzot Fan Nolin ?

  • Z. Minella, ju jeni padyshim dashamires i letersise dhe sidomos i poezise ne vecanti. Por me opinionin apo vleresimin e princit Leka i keni dhuruar padashur Kadarese nje embelsire te kriposur. Nga menyra sesi princi Leka udhehoqi me pisqolle ne brez ate demonstraten monarkike pervec etiketes”koqe kandari” nuk gjej me te bute per te ndjerin trashegimtar te nje kryeministri qe ne shekullin republikan u vetshpall apriori mbret dhe vendin mbreteri. Po ka thene nje k..kandari se Kadareja ishte disident i fshehte do marre si postulat, ne mos si dogme( teoreme pa vertetim). Po ja po e pranojme pa polemike kete gjetje te Lekes, biles une hic pas hici po e shpall dissident te hapur e jo te fshehte, ne fund te fundit, vertet ju besoni se tere sistemi i Lindjes ra per kete arsye? Sado Homeri kish antipati per Agamemnonin dhe simpati per Hektorin dhe Akilin, i pari fitoi luften dhe te dytet u vrane para se lufta te mbaronte. Ky shembull meqe nje studjues australian(apo australopithekus paska krahasuar Iliaden dhe Odisene me Dimrin dhe Koncertin), hane shan hane Bagdad…Edhe ndonje reviste cmendet dhe shpall Kim Kardashian si femren me yll te universit ne 2000 vitet e fundit, por lexuesi i merr me sportivitet lajme te tilla qe mbushin me flluska ajri epoken e konsumizmit. Rreth 500 milione njerez lexuan letren ironike te Paulo Coelho drejtuar presidentit Bush Jr. para pushtimit te Irakut, ku e”falenderonte”se po clironte boten nga nje lufte e vogel per ta kacafytur ne nje lufte me te madhe. Coelho eshte brazilian dhe investohej ne polemike me presidentin e botes per kauzen e paqes andej nga Mesopotamia. Sa here ka ndodhur qe shkrimtare te shquar shqiptare apo intelektuale te shquar ti drejtohen presidenteve tane apo atyre te huaj per paqen e vendit tone? Sot e 25 vjet nuk eshte koha me per te bere disidence me metafora dualiste, se dreqi ta haje, s’ka denim me vdekje as per ata qe vrasin, he pra, ku eshte guximi intelektual? A nuk ka nevoje jetike vendi te mbrohet nga mjeshtrit e shquar te dijes prej lukunise se arrivisteve dhe shtetareve te perlyer me korrupsion dhe trafik te paligjshem? Ne pak vargje Breht e thote bukur misionin e shkrimtarit dhe poetit; “Do thone( brezat e ardhshem), mire qe kohet qene te erreta, po poetet ku ishin”?

  • Kritika boterore e ka quajtur romanin: Unikal-total te universit komunist!!!!!! Po si nuk hoqet dore ju katundaret nga superlativat patetike! Kush jane kritika boterore? Met Dervishi,Mine Alexi?Emra katundaresh pa identitet.

  • Minella me ngjan si prurje burimore: a thua ka qene i pranishem ne bisedat e Ise Kadarese me doktor Papavramin,
    Dihet se kane ikur ne Paris me lejen e Birose si vazhdimesi rinore (vetem ne Paris mund t’i dergonte Propaganda Nacional Komuniste, te ideuar nga shoku Enver, ku tjeter?) .

    Vetem ne rastin e ketyre Mbiemrave (Papavrami/Kadare) ndodhi qe te tere anetaret e familjeve te ndodheshin ne te njeten kohe jashte shtetit. Dmth ne Paris. Askujt tjeter nuk mund t’i ndodhte kjo rastesi. Kurren e kurres. Dikush duhet te ishte mbajtur peng ne Atdhe nga familjet.

    Papavramet jane miq me Kadarete.
    Minella Aleksi eshte nip i tyre.
    Nipi i do Dajot. Eshte edhe zedhenesi i tire. As Papavramet as Kadarete nuk merren me politike. Librat i kishin perzene nga shtepite, se vetem telashe sillnin. Vete Minella e i ngaterron.

    Po mire o Minella, a na thua dot ti: pse Ismaeli e mbrojti shokun enver (edhe kur merhumi kishte dekur), dhe reagoi ne Le Monde kunder gezimit te legalisteve te Zogut per dekjen e shokut ten enver? “Keta reaksionare fyejne dhimbjen e shqiptareve qe po qajne ne Tirane, shkruante Kadarea ate Prill. Dhe s’ishte fjala per pushtimin fashist. Kishte nderruar jete i perjetshmi, Kumandari, Kryetari i Shtetit, sic e quante Shkrimtari.

    Jane te botuara keto gjera, o Minella, edhe ne DITA. Se jane ne Le Monde, or bir. Ne fregnjisht, merret vesh.
    Ti do te thuash: po te ishin ne frengjisht do t’i kishte perkthyer Jusuf Vrioni!
    Jo, Jusufi perngethente Enverin dhe Isen nga shqipja ten ne frengjishten e tire.

    A e di nipi tjeter, Leka Zogu, kete detaj?! Sigurisht e di.
    Edhe Minella e di. Edhe Met Dervishi.
    Por njeriu ka misione te veta ne jete.

    Kadarea psh eshte shkrimtar.
    Nje djall e merr vesh pse kerkon qe Minella ta bej edhe disident, kur vete Ismail Kadare e ka thene njeqind here se ai kurre, po kurre ama, kurre nuk ka thene se ka qene disident…?

    Minella duket se ia ka mbushur mendjen se pasi te botoj edhe pjesen e trete te studimit Mbi Met Dervishin ne mes te Dimrit te Madh te Kukesit [ku ka qene mesues kur varej Havzi Nela dhe shpjegonte abetaren e lirise Vizar Zhiti], do te botohet ne frengjisht si Dora e Ngrohte…
    Kane nderruar kohet, Minella.
    Kadare nuk e kujton me se ai ka shkruar parathenien e “Heronjve te Heshtur” dhe as parathenien per kengetarin Lab Shefqet Peçi…

  • Minella Aleksi! Gazetaruc mejhanesh dhe oborresh politike te menderosura! Me vjen sinqerisht keq, qe kjo gazete e nderuar dhe shume e respektuar, qe ka mjaft gazetar te talentuar dhe jo delenxhinj, merr ne konsiderate dhe publikon per lexuesit e saj pislleqe te kenetes mediattike shqiptare. Ne nje koment ne shkrimin e pare e kam quajtur kete palogazetaruc nje “buzequmesht” per faktin se kercen si karkalec mashtrues per te servirur fantazite e tij si te verteta historike. Tani po i them se nuk eshte vetem nje buzequmesht, por nje edepsez dhe rrufjan i zi politik, shkrimet e te cilit te detyrojne te hash fasule dhe vetem te pjerdhesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *