Hapu dhe të futemi!

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

E nderuara redaksi, neni 25 i ligjit mbi reformën në drejtësi e shumë të përfolur dhe të vonuar po na trishton. E si ka mundësi të amnistohen ata që nuk kanë lënë gjë pa thënë e pa bërë mbi këtë popull? Çfarë kuptimi ka vota popullore në vitet 2013 e 2015 që e dënoi pa mëdyshje atë elitë politike me në krye Sali Berishën e Lulzim Bashën? Jo, jo, ai ligj e vret popullin shqiptar për të disatën herë, ndaj janë të lutur deputetët të mos bien pre e shantazheve të minorancës. Ç’janë gjithë këto lëshime që po bëhen dhe pse nuk gjenden dhe kur dihen argumente me fakte dhe me emra konkretë? Dijeni mirë ju deputetë të Shqipërisë se për çka ju ka votuar elektorati. Në të kundërtën votuesve u lind e drejta të revoltohen pasi bien poshtë premtimet e dhëna. Ne mbetemi me shpresë që neni 25 i këtij ligji të mos ekzistojë pasi ata që kanë bërë padrejtësi duke çuar në shkatërrim drejtësinë për gjithë këto vjet të na krekosen përsëri. Eeej, hapu dhe të futemi! Pjetër Bubaj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *