Një protestë e thirrur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është zhvilluar sot para Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë.
Deputetë të PS të qarkut Tiranë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak ishin të pranishëm.
Ata kanë kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese për shqyrtimin e konfliktit mes firmës ndërtuese Gener 2 që ka hapur gropën për një 17 katësh në Digën e Liqenit dhe IKMT-së që ka pezulluar punimet.
Në fjalën e tij gjatë kësaj proteste kryebashkiaku Veliaj u shpreh se leja e ndërtimit të pallatit e dhënë nga Basha është në kundërshtim me raportin e Komitetit të Digave i cili e konsideron atë zonë me rrezikshmëri.
“Ne kemi bërë premtim publik në fushatë se ndërtimi te diga nuk do të lejohet dhe se do të respektojmë vendimin e Komitetit të Digave”, tha Veliaj.
Ai shtoi se ngatërrimi i projektit të këndit të lojërave me pallatin 17 katësh te diga është kriminale për vetë rrezikshmërinë që mbart për jetën dhe pronën e qytetarëve të Tiranës.
Ai ka theksuar se është e domosdoshme që së pari çështja të gjykohet nga një trup e paanëshme gjyqësore.
Kryesuesja e trupës është e afërt e ndërtuesit Bashkim Ulaj.
Veliaj shprehu habi se si ndodh gjykimi ishpejtë i çështjes nga Gjykata Administrative ndërkohë që kjo e fundit ankohet për ngarkesë.
“Një bisnesmen që do të fitojë 220 milionë euro në kurriz të Tiranës kjo ndodh, nuk ndodh kjo për një pensionist, nuk ndodh kjo për një minator që do të verifikojë ditët e veta të punës, që ndoshta miniera e vet nuk ja ka mbajtur siç duhet e apelon Gjykata Administrative. Nuk ndodh kjo për një pensionist, nuk ndodh kjo për një ish-ushtarak, vendime të vogla amdinistrative për 1 minutë nuk ndodh.
Për biznesin e madh kalohet radha. Pyetja lind, nëse këta prishin radhën dhe disa qytetarë janë më të barabartë se qytetarë e tjerë, çfarë garancie kemi ne kur këta japin drejtësi, këta shkelin edhe rregullat e gjykatës për të respektuar radhën e gjyqeve. Jo vetëm kaq, dje gjykata mori një vendim pa ftuar palët, mori një vendim pa pasur një njeri, u ul dhe shkrujti vendimin dhe tha, nuk e ndryshojmë trupin gjykyes”, – tha Veliaj.



Se cfare niveli ka populli yne,e tregojne edhe protestat.Politizimi i tejskajshem i popullit e ka dhene rezultatin.Me pare ngrihen ne proteste per te mbrojtur pronat e politikaneve qe adhurojne sesa per probleme publike.Ku ishin ata qe s,lane rremuje pa bere kunder Parkut te Femijve?A nuk iu dhimbset edhe diga qe eshte jeta e Tiranes?Kete here nuk i ka urdheruar Saliu te shkojne,sepse jane te majtet sipas tij qe e organizojne,Popull me kot nuk gjen…