Gjykata e Romës ka dënuar me 70 vite burg 7 persona të lidhur me skandalin e Mafias së kryeqytetit, mes të cilëve dhe shqiptari Arben Zogu. Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në aktivitet mafioz, trafik droge, zhvatje e kërcënim në biznesin e lojërave të fatit.
Nën mbrojtjen e Massimo Karminatit, eksponent kryesor i Bandës së Maglianës, e cila merr emrin nga lagja Magliana e kryeqytetit italian, një grup shqiptarë, romanë e napoletanë përfitonin para në Romë duke iu imponuar me forcë biznesin e lojërave të fatit, aktiviteteve tregtare në disa zona të këtij qyteti.
Dënimi më i lartë i është dhënë shqiptarit Arben Zogu, mjaft i njohur në tifozerinë e skuadrës së futbollit Lacio, si dhe në ambientet kriminale të Romës, ku njihej me nofkën Riccardino.
Hetimet e nisura 3 vit më parë nga Prokuroria e Romës e Policia Financiare e këtij qyteti, vërtetuan se shqiptari Arben Zogu ishte në raport të drejtpërdrejt me Massimo Karminatin, një nga eksponentët kryesor të Bandës së Maglianës.
Përgjimet telefonike e ambientale të policisë italiane kanë vërtetuar kontaktet e vazhdueshme mes Arben Zogut e Massimo Karminatit. Arben Zogu ishte pjesë e grupit mafioz të Ponte Milvios, i cili isht dispozicion të napoletanëve që ishin vendosur në zonën veriore të Romës.
Në dokumentat e prezantuara nga hetimet e Departamentit Operativ Special të Policisë romane shkruhet se ; “Të gjithë kishin rënë dakord të pohonin se në Ponte Milvio vepronte një grup mjaft i rrezikshëm dhe i dhunshëm me në krye Fabrizio Piscitelli i njohur me nofëkn “Diabolik” e i përbërë dhe nga shqiptarë.. ky grup ishte në shërbim të “napoletanëve” të pozicionuar në të gjithë zonën e Romës Veriore.”
Grupi i shqiptarëve që vepronin në zonën Ponte Milvio drejtohej nga Orial Kolaj i njohur me nofkën “boksieri”, Ardian Coman e Arben Zogu, i thirrur “Rikardino”. Përgjimet telefonike të Massimo Karminatit vërtetojnë se ai e bashkëpunëtorët e tij kanë respekt ndaj grupit të shqiptarëve. Më vitin 2012 pas arrestimit të disa prej tyre në një bisedë telefonike ata diskutojnë mbi akuzat e drejtësisë ndaj shqiptarëve mes të cilave ajo e aktivitetit mafioz.
Grupi shqiparëve në Ponte Milvio kërcënonte me vdekje sipërmarrësit që hapnin aktivitete të lojërave të fatit në territorin e influencës së tyre, duke kontrolluar aktivitetin e fitimet në lojërat e fatit.
Gjithashtu grupi i shqiptarëve të Ponte Milvos, kontrollon tregun e kokainës dhe hashashit duke importuar qindra kilogramë drogë nga Spanja e Shqipëria dhe e shitur më pas nëpër rrugët e Romës. Për mbërritjen e drogës përdorej një fjalor në kod si “makina është në barkë”.
Gjatë një bisede telofonike shqiptari Petrit Bardhi i njohur me nofëkn Titi ankohet se “atij i japin 30 mijë euro për cdo ngarkesë droge duke venë në rreziik gjithcka ndërsa ata përfitonin 40-50 mijë euro secili për cdo xhiro që kryenin.
Në operacionin e muajit korrik të 2015 Policia financiare e Romës arreston disa nga anëtarët e grupit të Ponte Milvos në lidhje me Massimo Karminatin. Në pranga përfundojnë shqiptarët Petrit Bardhi, Elvis Demce e Elvis Coku i njohur me pseudonimin “Santa Luiza” e i konsideuar furnizuesi kryesor i kokainës nga Spanja në Romë.

pas nipit të enverit na doli dhe nipi i zogut si drogaxhi??
të shohim se çdo të na thotë nastroizolanti!?