Partia Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqenie Progres(LDVMP), me kryetar Arben Tafaj është shkrirë duke iu bashkuar Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), me kryetar Agron Duka.
Arben Tafaj do të mbajë detyrën e nënkryetarit të PAA, ndërsa kryetar i partisë do të vazhdojë të qëndrojë Agron Duka.
Në fjalën e tij, Duka tha se ky nuk është një bashkim mekanik njerëzish, por një shkrirje organike i dy formacioneve të pjekura politike.
“Nuk është vendi dhe as koha sot për të bërë një analizë të gjatë e të thellë politike, por besoj që të gjithë jemi dakord se tregu politik është i etur për një forcë të re politike, me program të qartë e alternativa realiste.
Nënshkrimi i marrëveshjes së sotme është fillimi i një bashkëpunimi masiv me të gjitha forcat e interesuara për një politikë aktive dhe serioze e po ashtu edhe të aktorëve civilë.
PAA është e hapur për çdo bashkëpunim, duke i qëndruar , natyrisht, parimeve të luajalitetit dhe moralit politik”, tha Duka.

Hajde parti me kile e kuntile kush do … hajde parti me kile e kuntile kush do …
Po Parta e Saliut dhe e Rames sa do e kete pazarin ???
Ska faj Tom Doshi cdo gje eshte per shitje mjafton te kesh kesh !!!
Kush e krijoi, kush e drejtoi dhe kush e mori Partine Agrare! A egziston me te vertete Partia Agrare? Ne fakt jo, se Meno Gjoleka e krijoi me nje grup specialistesh ne Vlore, e transferoi ne Tirane dhe per aresye shendetesore ja dorezoi , kuptohet me zgjedhje, Lufter Xhuvelit. Ai filloi ti ndryshoje emrin, njesoj si behet me bizneset dhe firmat sot per te shpetuar organeve te hetimit apo falimentimi, pastaj u fut ne koalicion me Saliun , nderoi gjithe ate game specialistesh dhe fshatin e tij Tragjas e mbasi i mori thelat qe desh per vete ; femijet dhe shoket, ja paska dorezuar partine Agron Dukes! Nuk e di se mos ja ka dhene me konçension. Kjo eshte historia e shkurter e nje partie politike shqiptare me palaço intelektualet e saj, perveç atij qe e krijoi qe kishte me te vertete ideale kombtare, por shendeti dhe jeta beri punen e saj.Nuk e di eshte regjistruar ne hipoteke si prone private apo jo.
Parti e re me buce e cakej te vjeter,nje porosi nga lart.