Tare, në Londër te tifozi i plagosur

anazapta

Shoqëron presidentin Lotito në spital, te viktima e sulmit anti-semit

 

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka shoqëruar presidentin Klaudio Lotito, në një vizitë te tifozi i Totenhamit që u plagos me thika në Romë javën e kaluar, pas ndeshjes midis dy skuadrave për Europa League. Ashley Mills është ende i shtruar në një spital në Londër për shkak të plagëve të marra në një sulm anti-semit nga një grup tifozësh lacialë. Lotito dhe Tare qëndruan njëzet minuta në dhomën e Millsit në San Camillo Hospital dhe i dhuruan një fanellë të Lacios, me emrin e tij në shpinë. Në dalje, presidenti deklaroi se “tifozët e Lacios nuk janë racistë dhe ky incident nuk ka të bëjë me futbollin dhe sportin”. Ai shtoi se do të ketë edhe “një surprizë të madhe” në fanellat e Lacios për ndeshjen e së martës në me Udinezen. Lotit tha gjithashtu se koret anti-semite të tifozëve të West Hamit, drejtuar kundër Totenhamit, përfshirë edhe lëvdatat për Lacion, ishin “për në burg”, duke shtuar se “këta njerëz nuk janë tifozë”. Totenham njihet si “klubi i çifutëve” në Angli dhe pas incidentit të ndodhur javën e kaluar në Romë ka pasur mjaft protesta, ndërkohë që Kongresi Botëror i Hebrenjve kërkoi nga UEFA përjashtimin e klubit italian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *