Miratohet neni që lejon martesat gay, alarmohet Mesila Doda

redaktor

Nga Mesila Doda

Vazhdon Konspiracioni Kundër Familjes

Në heshtje, fare pa u ndjerë kaloi lajmi që Komisioni i posaçëm për Reformën aprovoi nenin që ndryshonte nenin 18 të Kushtetutës, pika 2, i cili ndryshohet si vijon:

Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina sociale, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore, prindërore ose të tjera.

Në paragrafin e mësipërm janë shtuar togfjalshat orientimi seksual dhe identiteti gjinor.

Futja e këtyre togfjalshave çel rrugën për goditjen dhe rrëzimin e menjëhershëm të nenit 7 të Kodit të Familjes, i cili parashikon se “Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje”. Ky nen nuk ka asnjë lidhje e asnjë arsye të futet si mish i huaj bashkë me paketën Kushtetuese për Drejtësinë.

Të përmirsojme sistemin e drejtësisë, Po. Të godasim strukturën tonë shoqërore, JO.

 Unë i bëj thirrje çdo kolegu të kundërshtojë aprovimin e një neni të tillë që godet thelbin e sistemit tonë shoqëror. Asnjë reformë apo ndryshim në emër të së cilës fshihet një deviacion i tillë i familjes nuk mund të gjej përkrahjen e deputetëve dhe cilitdo burri, gruaje, vajze a djali që kërkojnë një jetë në respekt të ligjeve natyrore e atyre hyjnore. Unë nuk e votoj një nen të tillë. Le të bashkohemi të gjithë për ti thënë jo këti atentati kundër familjes.

Share This Article
4 Comments
  • Jam ne te njejten , pe ruajtjen e strukture se shendoshe familjare por nuk kuptoj kete deputeten…kjo do qe njerzit , identitet seksual te ndryshem te diskriminohen??? I bie qe te perkrahim hitlerin, enverin stalinin dhe teorite e tyre te mbrapshta…Te drejtat njerezore egzistojne pe te gjithe..mesila palma..

  • Pse u dashka diskriminuar nje person per arsye seksuale? E ç’me duhet mua me shijet seksuale te te tjereve. Ku ndalohen dot me ligj ato pune. I futesh dot tjetrit ne krevat qe ta kontrollosh se po e fut ne vrime te paligjshme?! Rendesi ka qe s’futen ne pragun tim. Nga ana morale keta demokratet duhet te ishin Pishtare te ketyre amendamenteve se me demek e kane edhe ne parrulle. Liri dhe Demokraci. E c’liri e demokraci qeka ajo qe nje person denohet se i lutet nje zoti apo nje tjetri apo jeton me meshkuj apo me femra. Keto jane aspekte personale ku s’mund te nderhyj shteti. Ky “shteti” yne mezi po nderhyn atje ku duhet, lere pastaj t’u futet njerezve neper breke. Me breket e njerezve merret goja e demokrateve se duan te heqin vemendjen nga gjyqesori qe reforma ne drejtesi ua heq nga kthetrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *