Lufta e Pojskës në shënimet e partizanit Dhimitër S.Shuteriqi. Sjellë në redaksi nga zonja Shuteriqi. Tetë dëshmorët mes të cilëve Reshit Çollaku, Siri Kodra, Ptoleme Xhuvani etj
Dosja e kuqe
Në tryezën e punës së Dhimitrit, është vendosur prej tij një dosje e kuqe me mbishkrimin “Kujtime Lufte”. Sa herë më binte në sy dosja, veçanërisht kur vija rregull në tryezën e tij e pyesja: “A ta vendos këtë dosje në sirtaret përkatës bashkë me dorëshkrimet e tjera?” Jo më përgjigjej, “janë shënime për Luftën për të cilat i kam premtuar vetes të shkruaj diçka. Kam shkruar shumë tregime e poezi, për Luftën, edhe romanin “Çlirimtarët”, po tjetër vlerë kanë kujtimet.”
Kjo dosje që është aty, ku ai e ka lënë, më ngacmon shpesh. Kësaj radhe me rastin e përvjetorit të fitores së Luftës së Dytë Botërore mbi nazifashizmin, zgjodha për botim në gazetën tuaj kujtimin e tij për “Luftën e Pojskës” të datës 16 Korrik 1943./Mynever Shuteriqi
***
Nga Dhimitër S. Shuteriqi
Më 4 korrik 1943, ishte marrë vendimi nga Këshilli i përgjithshëm NÇL për formimin e Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë NÇL, vendim që do të shpallej më 10 të atij muaji. Ne këto i dinim. Pra, batalioni i ri Qukës-Bërzeshtë do të formohej për t’ju përgjigjur ngjarjes së madhe. Shokët e Mokrës e të Dumresë kishin rënë në marrëveshje që krijimi i batalionit të bëhej pas një aksioni të përbashkët partizan në ato anë. Atë natë, te Lytfi Leka në Bërzeshtë, ku bënim pjesë 100 vetë vendosëm që aksioni të bëhej mbi xhadenë Elbasan-Librazhd-Qukës, mundësisht në Xhyrë.
Dikush tha se forcat mokrare të Ballit, me Hasan be Velçanin e Haki Blloshmin, kishin zënë malin mbi Bërzeshtë e mbi Qukës, për të na kërcënuar. Kërcënimi nuk na trembte dhe nuk besohej që ata të guxonin e të ndiznin luftën kundër nesh. Sidoqoftë, duhej pasur parasysh që të mos provokonim gjë ne kundër tyre. Të nesërmen u nisëm për aksion.
Me të kaluar Quksin Skënderbej, u pa se fshatrat ishin alarmuar nga ballistët: ishte përhapur fjala se italianët do ta digjnin vendin e do të vrasin gjindjen po t’i sulmonim ne. Xhyrën e gjetëm shumë të alarmuar, si dhe fshatrat kufi me të.
Nga kjo anë e lumit, xhadeja ishte larg për t’i goditur e duhej të kalonim forcat në bregun tjetër të Shkumbinit, ku do të ishim fill përmbi xhade dhe ku mund të sulmonim më me rezultat.
Nga Hasan beu dhe Haki Blloshmi erdhi një letër kërcënuese (kjo letër ishte ruajtur në muzeun e Librazhdit) se “po të godisni italianët, do t’ju godasim ne”, se “do të merrej në qafë populli”. Ballistët kishin zënë lartësitë mbi Xhyrë. Ishte e vështirë t’i sulmonim, po dhe nuk ishte mirë që ta bënim ne këtë gjest të parët. Kështu hoqëm dorë nga aksioni në Xhyrë dhe u mendua për një aksion buzë liqenit të Pogradecit. U dërguan shokë që të shohin vendin.
Ditën e 15 korrikut e kaluam në Golik të Mokrës, mbi Shkumbin. Aty erdhën atë mëngjes shokët që kishin hetuar për aksion buzë liqenit. Aty u bë plani i veprimit të partizanëve, vendosja dhe shpërndarja e forcave, që do t’i drejtonte Reshit Çollaku. Dy nga tre mitralozët e lehtë që kishim, do të vendoseshin në krahun nga ana e Pogradecit, prej nga priteshin të vinin forcat italiane që do të sulmonim.
Në atë mbledhje, përveç Reshitit, Siriut e Spiros, ishin edhe Tuk Jakova, i deleguar i KQ të Partisë asohere në Mokër, Pilo Peristeri, komisar i çetës atje, Ptolemeu dhe unë. U mendua që në vendin e aksionit të arrinim përpara se të agonte. Kështu arritëm.
Një pjesë të kohës shtegtuam ditën, duke bërë një ndalesë në vendet e pyllëzuara mbi Homesh.
Pjesë e vështirë e rrugës ishte ajo që bëmë natën për të zbritur në Fushën e Pojskës. Na u desh të zbresim nëpër një istikam të Luftës I botërore që kishte mbetur ende i thelluar e që duhej t’i shërbente rrjedhjes së ujërave të shirave. Rrëkëlleheshin gurë nën këmbët tona, që mund të goditnin të tjerët përpara nesh. Një gur i tillë më goditi në shpinë e desh më la në vend.
Ishte krejt më të aguar, kur arritëm në fushë dhe Reshiti nisi të ndante forcat, jo më larg se 100 metra nga xhadeja buzë liqenit. Njerëzit që kanë kaluar andej mund ta imagjinojnë vendin, aty prapa Monumentit të tanishëm të Dëshmorëve të Pojskës.
Isha me Ptolemeun dhe po qaja hallin se nuk i kishim bërë akoma një palë opinga lope për të. Ptolemeu e kishte pozicionin në anën e majtë të forcave tona, nga ana e Linit, pra u ndamë duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit, si dy vetë që ndahen zakonisht, më tha “mirupafshim”, siç i thashë, dhe kaq. E pashë që iku me Siriun e me Spiron. Atë anë të aksionit do ta drejtonte Siriu.
Mua Reshiti më mbajti në qendër, pranë vetes, duke më dhënë si shok pozicioni Nuçi Tirën, një i njohuri im i vjetër pogradecar. Me Nuçin zumë vend më të djathtë të pozicionit që zuri Reshiti, 7-8 m nga ky. Na ndanin disa bushe dhe s’e shihnim njëri-tjetrin.
– Hajt ta forcojmë vendin, – më thotë Nuçi dhe nisëm të bëjmë një si perde me gurë që vendi kishte plot.
Ndërkaq, u bë ditë. Rrinim me ankth të plotë pas gurëve, Nuçi duke pirë një cigare, të cilën e fshihte në pëllëmbë e pastaj nën xhaketë, unë që vështroja shqipkat e zeza, tek shkisnin grupe-grupe të vogla mbi liqenin e qetë. Kishte nisur të zgjohej ndonjë zgalem e ndonjë shpend më i madh uji. Veç kur nisi të dëgjohej një si mërmërimë nga e djathta jonë.
– Po vijnë! – gati klithi Nuçi dhe e shtypi cigaren pas gurit.
Mërmërima rritej, ajo nisi të bëhej zhurmë. Mos foli Reshiti që matanë?
– Urdhëro! – i foli Nuçi, por ai nuk u përgjigj: s’kishte folur.
Sa makina të ishin? – se makina ishin ato që dëgjoheshin. Nuçi mbante vesh, po rrudhte buzët, se ishte e kotë të përpiqeshe t’i numëroje. Unë isha i kënaqur që e kisha vendosur mirë pushkën. Përmbi një gur pranë dorës kisha vendosur nja tri ballë fishekë, që t’i kisha pranë e të mos pengohesha t’i nxirrja nga xhepi: gjerdan akoma s’kisha.
Mërmërima e largët u rrit, ajo nuk vonoi e u bë zhurmë. Reshiti kishte urdhëruar që të parët do të godisnin shokët e anës së djathtë të aksionit, të anës nga Pogradeci, kur makinat të ishin futur mirë në hapësirën e pozicioneve tona, t’i kishim në mes e të mos kishin nga të ktheheshin më.
Makinat u dukën, më në fund, – një-ë, dy-ë, tri-ë, … gjashtë, shtatë. E para, që kaloi shumë shpejt, kishte qenë autoblindë dhe u printe shoqeve disa qindra metra, sigurohej për rrugën nëse ishte e lirë, “çante xhadenë”, si tha Nuçi. Shokët tanë më të djathtë, në një faqe kodre mbi rrugë, nuk qëlluan as atë, as kamionat e zbuluara me ushtarë, që nisën të duken. Ushtarët ishin të ulur mbi to. U shquanim kokat, po dhe ndonjë tytë pushke që mbanin.
Posa u fut makina e parë kundrejt pozicionit tonë, me një mitraloz të lehtë që kishte shoku i tij pranë, Reshiti qëlloi i pari dhe nuk priti të qëllojnë shokët nga e djathta. Makina e parë qëndroi në vend, e pamë pështjellimin e madh që ngjau mbi të, njerëzit që rrëzoheshin brenda dhe duart që ngriheshin lart, në grahmë të vdekjes, të tjerë që përpiqeshin të hidheshin nga makina e gremiseshin, se ua këpuste firomën mitralozi, ndonjë që tërhiqej zvarrë drejt liqenit, dhjetë metra më tej. U bë zallamahi. Nga ne asnjëri nuk shtiu menjëherë, po plasi pushka nga të katër anët mbi armikun.
Duhet të them se midis makinave që u gjendën përpara pozicionit tonë, ishte një veturë. Kur pa atë, nuk u mbajt më Reshiti, po qëlloi.
Më ra në sy atë çast se Nuçi ishte i tëri gjak në fytyrë dhe ndjeva të më ngulen gjilpëra. Shkova dorën mbi ballë e m’u bë tërë gjak. S’kisha vënë re se tani na qëllonte një mitraloz i rëndë. Plumbat e tij i copëtonin gurët përpara nesh dhe spicat na nguleshin në mish. E zura shokun prej këmbe dhe e detyrova të shtrihej.
Pamë atë çast autoblindën që ishte kthyer prapë e që nisi të futet në fushë, duke u pjerrë pak, se zbriti nga xhadeja. Ment na korrën plumbat e saj: u korr bushi përmbi kokat tona. Kur … u dëgjua zëri i fortë i Reshitit, që urdhëroi:
– Shokë, tërhiquni! Autoblinda! Tërhiquni!
Unë përpiqesha të përkulem me sa mundja, po zvarrë nuk tërhiqesha dot. Bushi korrej mbi kokat tona. Ja ashtu arritëm gjer te një përrua i vogël me fare pak ujë, vend gropë, ku plumbat e mitralozit më s’i ndiem pranë. U përkula të pi, më ranë syzet e m’u bënë copë. Dreq!
Se kush na arriti, që na tha me zë të qartë:
– Mbeti Aliu!
– Kush Ali, more?
Ali Arapi, elbasanas, kishte qenë në një pozicion pas nesh e jo larg.
Atëherë pamë se po vijnë drejt nesh 3-4 shokë. Njërin e njoha, ishte i vëllai i vogël i Reshitit, Astriti, rreth 16 vjeç djalë, që qante. Morëm vesh se ishte vrarë Reshiti. S’e përshkruaj dot atë çast dëshpërimin tonë. Në fushë tani nuk kishte vetëm një autoblindë, po dy a tri, me sa dallonim ne. Edhe nga liqeni nisi të qëllonte një motoskaf i ardhur nga Struga a Pogradeci, edhe ai me mitraloz të rëndë, po dhe me mortajë, që godiste faqen e malit mbi ne dhe bëhej tym ku binte.
Jemi tërhequr asaj të përpjete të madhe nëpër bush e pastaj nëpër drurë të tjerë të rrallë, përmes plumbave të disa mitralozave të rëndë që godisnin, po që nisën të rrallohen, se lufta nisi të përqendrohej nga ana e djathtë.
Kur ngjiteshim asaj të përpjete të vështirë, një aeroplan u duk përmbi fushën e betejës, një gjuajtës, që nisi të mitralonte veçanërisht kodrat e anës së djathtë, ku vazhdonte beteja rreptë. Ai nisi të hidhte edhe bomba, nga dy e nga dy, çift. Hidhte edhe disa si peta të vogla, që ndiznin bimësinë e thatë e bushet përreth, kështu që u bë tym vendi.
Lart në mal ishte një korie e sheshtë me lisa të mëdhenj, nën të cilët u shtrimë që të shplodheshim. Ishim të dërmuar shpirtërisht e nuk na bëhej të këmbenim asnjë fjalë. S’e dinim ç’kishte ngjarë e ç’po ngjiste saktësisht në atë betejë që vazhdonte me të madhe e ku ishin grumbulluar, me sa dëgjonim, forca të shumta armike; gjëmonin mitralozat e rëndë e mortajat, aeroplanin e shihnim që vërtitej, bombat e tij plasnin përreth. Thua të ishte vrarë vetëm Reshiti, – humbje e madhe kjo!
Në Manastirec, të nesërmen, mësova se në Pojskë lamë 8 të vrarë, midis të cilëve dhe Ptolemeun! Bashkë me të, Siri Kodra dhe Spiro Gjiknuri. Ishte vrarë edhe djali i vogël i Shaban Blloshmit, Petriti; i vëllai, Xhevati, kishte marrë një plagë në dorë. Kishte mbetur Isuf Leka. Edhe dy partizanë nga Quksi, një Dilo Nezha dhe një Arif Kuka, të cilët nuk i njihja. Qava shokët!
Ishte një humbje tepër e madhe, mund të qaje sa të doje. Ishte më mirë të mblidhje veten, të tregoheshe i fortë. Do t’ua merrnim hakun!
I vështirë, mbi të tjera, ka qenë takimi me shokët e Qarkorit të Elbasanit, në Fushëbull: me ta erdhi edhe ndonjë nga familja e Ptolemeut. Tregova zhvillimin e Luftës ashtu siç e kisha parë dhe kisha dëgjuar nga të tjerë ato dy ditë. Kemi shkruar atje në Fushëbull komunikatën që do të botohej në Elbasan për betejën e Pojskës, bashkë me Zihni Muçon, sekretar i Qarkorit.

I paharuar kujtimi i tyre! E paharuar qofte sakrifica sublime qe ata bene, gjaku i tyre dhe jeta qe dhane ne lulen e rinise per nje Shqiperi te lire e te pavarur!
Ku jane komentet? Apo u merrni te gjithe me fugen dhe kadaren qe ska e levizur as gishtin e skane prishur kurre terezine e komoditetin e tyre per ceshtje te tilla madhore qe ndesh Shqiperia dhe populli i saj.
Rrofte kujtimi i deshmoreve, heronjve, i bijve me te mire te Shqipes sone qe keto glasat e sotme politike e semuren e keqperdoren e plackiten dhe e cperfytyruan.
Ky tregim osht si tregimet e xhihadisteve vahabiste kur sulmojne tani forcat qeveritare ne Siri.
E deshen shume atdheun dhe kete popul te cfilitur ata 20 vjecare qe luftuan e dhane jeten per liri e dinjitet. Lavi dhe nderim, I paharruar qofte kujtimi, I perjetshem respekti. Kush jua prek varret dhe monumentet, u mbulofte me turp. falemnderit zonje qe e botove kete kujtim. le te mesojne e mbajne koken lart brezat qe vijne se Shqiperia ka patur burra qe I dolen zot dhe e rradhiten ne anen e fitimtareve.
O panelini o kok dru me pre,
po pse njesoj eshte mo kerme. po ata luftuan kunder pushtuesve, fashisteve italiane dhe bashkepuntoreve te tyre vendas te ashtuquajtur mallist. po pse ku kish qeveri ne shqiperi atehere, ajo ishte kukull e sajume, mreti ja kish mbath. po pse me qeveria i kish autoblindat e armet e renda, i kish italia e duces, mikut te hitlerit.
mallistet si gjithmone mrapa pushtuesit, mrapa autoblindes se qeveria qe thu ti mi panelino, skish as dyfeqe, se kur iku mreti i kish heq dhe gjylponat
turp per kete gjykim e krahasim.
ata rane ne lulen e rinise duke luftuar kunder okupatoreve.
gjo e trashe analfabete
O panelini o kok dru me pre,
po pse njesoj eshte mo kerme. po ata luftuan kunder pushtuesve, fashisteve italiane dhe bashkepuntoreve te tyre vendas te ashtuquajturve mallist.
po pse ku kish qeveri ne shqiperi atehere, ajo ishte kukull e sajume, mreti ja kish mbath.
po pse me qeveria i kish autoblindat e armet e renda, i kish italia e duces, mikut te hitlerit.
mallistet si gjithmone mrapa pushtuesit, mrapa autoblindes se qeveria qe thu ti mi panelino, skish as dyfeqe, se kur iku mreti i kish heq dhe gjylponat
turp per kete gjykim e krahasim.
ata rane ne lulen e rinise duke luftuar kunder okupatoreve.
gjo e trashe analfabete
me se e vertete ky shkrim por vlen te permendet mikpritja bujare qe u dhane partizaneve nga banoret e fshatit Piskupat rreth 5 km para se vene ne Pojske Kjo ndihme ishte ne rroba dhe ushqime ,informacione mbi terrenin etj ,dhe menjehere mbas mbarimit te betejes se Pojskes 16 korrik 43 forcat balliste japin informacion tek forcat pushtuese se mbeshtetesit kryesore te batalionit te R Collakut ishin banoret e fsh Piskupat ,menjehere del 1 vendem per djegjen dhe shfarosjen e gjithe fshatit Piskupat . Menjehere njoftohet pleqesia e fshatit dhe vendosin qe dikkush duhet te shkoje ne kuesturen ne Korrce per te gjetur avokate per te ndaluar kete masaker ,dhe pikerisht vendosin te shkoje kryeplaku i fshatit Piskupat Qerim Haziz Likollari .Vendimi ishte marre i njejte si me Boroven ne Erseke djegje dhe vrasje e gjithe banoreve. Menjehere kryeplaku Qerim Likollari njofton banoret te cilet ikin maleve drejt fsh Homezh Rrodokal etj dhe realizohet me pas programi pushtues ku digjet i gjalle 1 person nga fisi Selko…Vlen te permendet ndihmesa qe dha kryeplaku Qerim Likollari ne largimin e banoreve nga fshati drejt maleve ,dhe me pas per lejimin e ardhjes dhe ndertimit te shtepive nga pushtuesit pas 6 muajsh DHE menjehere djem te fshatit rrembyen armet ne mbrojtje te lirise sidomos ne br 15 sulmuese etj Lexues te dashur kjo eshte historia e vertete ndonese per kaq vite eshte hedhur hije dhe balte mbi rolin e ketyre njerezve te thjeshte por luftetare dhe mikprites te R collakut Lavdi deshmoreve te Pojskes
me se e vertete ky shkrim por vlen te permendet mikpritja bujare qe u dhane partizaneve nga banoret e fshatit Piskupat rreth 5 km para se vene ne Pojske Kjo ndihme ishte ne rroba dhe ushqime ,informacione mbi terrenin etj ,dhe menjehere mbas mbarimit te betejes se Pojskes 16 korrik 43 forcat balliste japin informacion tek forcat pushtuese se mbeshtetesit kryesore te batalionit te R Collakut ishin banoret e fsh Piskupat ,menjehere del 1 vendem per djegjen dhe shfarosjen e gjithe fshatit Piskupat . Menjehere njoftohet pleqesia e fshatit dhe vendosin qe dikkush duhet te shkoje ne kuesturen ne Korrce per te gjetur avokate per te ndaluar kete masaker ,dhe pikerisht vendosin te shkoje kryeplaku i fshatit Piskupat Qerim Haziz Likollari .Vendimi ishte marre i njejte si me Boroven ne Erseke djegje dhe vrasje e gjithe banoreve. Menjehere kryeplaku Qerim Likollari njofton banoret te cilet ikin maleve drejt fsh Homezh Rrodokal etj dhe realizohet me pas programi pushtues ku digjet i gjalle 1 person nga fisi Selko…Vlen te permendet ndihmesa qe dha kryeplaku Qerim Likollari ne largimin e banoreve nga fshati drejt maleve ,dhe me pas per lejimin e ardhjes dhe ndertimit te shtepive nga pushtuesit pas 6 muajsh DHE menjehere djem te fshatit rrembyen armet ne mbrojtje te lirise sidomos ne br 15 sulmuese etj Lexues te dashur kjo eshte historia e vertete ndonese per kaq vite eshte hedhur hije dhe balte mbi rolin e ketyre njerezve te thjeshte por luftetare dhe mikprites te R collakut Lavdi deshmoreve te Pojskes
FSHATARET NAIVA …U VRANE QE ENVERI DHE FAMILJ E TIJE TE JETONTE SI PASHA ..CFARE MAKINE KISHTE FAMILJA E RESHIT COLLAKUT ??? PO AJO E QEMAL STAFES DHE HERONJVE TE TJERE … APO I LA ENVERI ME BIDONA VAJGURI DHE BICIKLETAT E MAOS ..SE PER VETE JETONTE SI PASHA .. KUSH E BERI LUFTEN DHE KUSH PERFITOJ …..MJERE HEROJTE ..PO TA DININ SE E LANE JETEN QE POPULLI TE HANTE BUKE MISRI ME DJATHE ….KURRE SDO TA BESONIN…. GJYANH PER FAMILJET E TYRE …JAM KRENAR QE BABAI IM SBERI LUFTE …PER ENVER DIKTATORIN ..APO QE TE PERFUNDONTE SI BEQIR BALLUKU ..SI MEHMET SHEHU DHE TE TJERET …NON MERCI ..
E gjithe historia qe gjyshja Nga Piskupati tregonte nga hera gjyshi Im qe ishte peshkatar dhe ate dite kur Pojska hyri Ne historien e kombit do te çonte peshkun Ne Korçe ndenjen shtrire gati 8 ore Ne rruge sepse nuk leviznin dot. Ata u goditen keq dhe Italianet pastaj dogjen fshatin trim Piskupat piskupati eshte djegur tre here gjate luftes. Lavdi Deshmoreve te Kombit Respekt dhe perulje. Per komentuesit lart; Shume mire Te informuar respekt per ju. Mamaja ime eshte nga fisi Selko kjo me ben mua mbese nga Piskupati I paharruar kujtimi i Deshmoreve te Pojskes