Dënimi me 8 ndeshje pa tifozë, pas ngjarjeve në derbin me Partizanin, vuri në lëvizje klubin e Tiranës. Bardheblutë dorëzuan një ankimim zyrtar në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku kërkojnë ndryshimin e masës ndëshkimore në Komisionin e Apelit.
Në vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës, 24 herë kampionët u dënuan për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të klubit kundërshtar dhe për sjelljen e gabuar të tifozëve.
Por, në argumentin ligjor të përdorur nga Tirana theksohet se dënimi i dhënë nuk është aspak i drejtë dhe duhet rishikuar. Klubi kryeqytetas pretendon se për ngjarjet e mbrëmjes së 4 majit nuk duhet dhënë dënim kolektiv.
Bardheblutë kanë dalë në mbrojtje të mbështetësve, duke kërkuar në rrugë formale, por edhe publikisht, që tifozët të cilët nuk janë fajtorë për gjithçka ndodhi pas derbit me Partizanit, të mos privohen nga mundësia për të ndjekur skuadrën e zemrës.
Tifozët e Tiranës u kthyen në stadium në mbështetje të ekipit, në mesin e Prillit, pas bojkotit që zgjati më tepër se një muaj, prej paraqitjeve të dobta të skuadrës.

Horrat e Tiranes meritojne te denohen edhe me rende se kaq. Eshte shume e paturpeshme gjithe ajo qe pame pas ndeshjes ne nje derbi tradicional, qe merino te festohet gjithmone eche nga fituesit edhe nga humbesit, kushdo qofshin ata. Shkojme ne stadium per t’u kenaqur me nje shfaqje sportive, keta qener po e bejne si rregull qe sporti te shihet si lufte. Turp i papare, mu ne mes te kryeqytetit dhe pikerisht prej kryeqytetasve. Tregojeni me qytetari dashamiresine per sportin, jo me qeneri se na e ndotet ehe ate vend qe duet te jeté i shenjte. Jepini mundesi politikaneve te kuptojne qe aty ku nuk kane dore ata gjerat shkojne mrekullisht, jo eche me poshtersisht se ata dije te bejne. Turra per federaten nese nuk e asperson qendrimin,