Lider lind dhe nuk bëhesh. Të paktën pjesërisht kjo është e vërtetë. Kush ka arritur në pozicione lidershipi është ndihmuar nga një shtysë gjenetike: një gjen i njohur si rs4950. Një studim i publikuar në revistën “The Leadership Quarterly”dhe i kryer nga një ekip studiuesish të një universiteti në Londër (Political Economy and Behavioral Science all’University College di London, School of Public Policy).
Predispozicioni gjenetik
Konfigurimi gjenetik shpjegon të paktën çerekun e rasteve të suksesit në lidership. Çështja mund të shihet edhe në anën e kundërt: tre të katërtat e tendencës për t’u bërë lider varet nga situatat ambientale dhe kulturore.
Ky studim është i pari që argumenton lidhjen mes lidershipit dhe gjenetikës, çka justifikon edhe një trashëgimi në breza. Genet veprojnë në në zhvillimin e proceseve neuropsikike, duke influencuar personalitetin e individëve, nga i cili gjeneron prirja drejt pozicioneve drejtuese. Për shembull, prezenca e një tipari të personalitetit si të qenit ekstrovers, që çon në ekzibicionizëm, është parë edhe nga studime të tjera si i lidhur ngushtë me dëshirën për të udhëhequr. Edhe tipare të tjera si impulsiviteti dhe aftësia për të përballuar situatat lidhen me prirjen për të qenë lider. Edhe në këtë rast dihet se në zhvillimin e këtyre tipareve janë të përfshirë disa receptorë të sistemit nervor, si neurotransmetuesi acetilkolina.
Studimet epidemiologjike
Studimi është kryer nëpërmjet analizimit të të dhënave të dy studimeve epidemiologjike, për të cilat ishin testuar mbi 4 mijë njerëz.
Autorët e studimit janë të parët që sinjalizojnë implikimet etike që mund të kenë rezultatet e kërkimit, si p.sh. rrezikon që ndonjë kompani të mendojë skanimin gjenetik si një mënyrë për të përzgjedhur stafin drejtues. / Gazmira Sokoli
