Kinezët përpara amerikanëve? Mediu përplaset me Ramën

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama pati një përplasje me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu për çështjen e investimeve kineze në Shqipëri dhe për ligjin e pronave.

Mediu përsëriti një shqetësim të zëvendësambasadorit amerikan, i cili tha se investimet kineze janë të mirëpritura, por duhet parë se përse po ikin investitorët e mëdhenj të Amerikës.

Rama tha se qeveria nuk ndërhyn në tregun e lirë, nuk ka rëndësi se kush janë investitorët.

“Qeveria shqiptare nuk hyn fare në këtë mes. Janë marrëveshje të drejtpërdrejta,” tha Rama, duke komentuar blerjen nga kinezët të koncesionit për Rinasin dhe të aksioneve të Bankers.

“Bankers duhet të paguajë taksat njësoj si çdo kompani tjetër. Faktikisht, qeveria shqiptare e fitoi çështjen e saj në gjykatë ndërkombëtare me mbrojtjen e studios më të famshme amerikane,” tha Rama.

Duke folur për ligjin e pronave, Rama tha: “Me pronën keni bërë vetëm një gjë: lesh e li”.

Sipas tij, ligji për pronat është më i miri që mund të bëhej në këto kushte.

Në përgjigje ndaj tij, republikani Fatmir Mediu tha se ka një shqetësim të amerikanëve për largimin e kompanive të huaja.

“Na ka ikur Koço Kokëdhima si kreu i grupit të miqësisë me Kinën, ndaj na gjeni sa më shpejt një tjetër,” ironizoi Mediu.

“Për 25 vjet këtu kemi qenë kundër që shteti të sillet si pronar me pronën e pronarëve të ligjshëm. Asnjë qindarkë nuk u keni dhënë pronarëve në tre vjet. Ju doni të nëpërkëmbni interesat e pronarëve,” tha Mediu.

Share This Article
4 Comments
  • Foli dhe ky minister Gerdeci. S’ke faj ti, se duhet te ishe ne burg me nje vend normal, kurse ne Shqiperi vazhdon e jep mend.

  • Kompania kineze, që mori Patos-Marinzen, duhet te paguaje jo vetem taksat, por edhe jo me pak se gjysmën e prodhimit te nates, sepse keshtu e ka me ligj e gjithe bota.

  • O injorantë antikombëtarë, gjithë bota moderne, për të mos folur për vëndet e varfëra, zënë radhën në Pekin për të tërhequr investime kineze.Fqinjët tanë, Greqia, Rumania, Hungaria, Sërbia po përfitojnë miliarda , ndërkohë që për vetë historia na favorizonte që të ishim ne të parët.Kina nuk ndērhyn absolutisht në punët e brëndëshme, kuptojeni mirë këtë .A e di ky Mediu që investimet kineze po u ndryshojnë jetën qindramilionave në Etiopi, Angola Tanzani, Kongo , në Amerikën Latine ………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *