Misioni i Bashkimit Evropian kundër skafistëve, që filloi për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore nga Libia drejt Mesdheut po shkon drejt dështimit, deklaroi sot Dhoma britanike e Lordëve.
Ajo shtoi se i ashtuquajturi operacioni ”Sofia” nuk ka rezultate domethënëse, përkundrazi, pasi shkatërrimi i varkave prej druri po i shtyn trafikantët të përdorin gomone duke shtuar rrezikun për jetët njerëzore.
”Ky mision, i inicuar në vitin 2015, ka mundësuar shpëtimin, deri tani, të 9 000 personave”, tha Dhoma e Lordëve.
Megjithatë, sipas komandantit të këtij misioni, admiralit Enrico Credendino, operacioni konsiston në shpëtimin e 14 mijë personave, shkatërrimin e 115 varkave dhe arrestimin e 70 skafistëve.
