Zëdhënësja e Federatës i përgjigjet Berishës për magjinë e basteve

Elton Tafaruci
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 70

Jona Dervishi, zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit,  ka reaguar kundrejt deklaratës së deputetit demokrat Sali Berisha, që në një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, e ka etiketuar si “ndrikull dhe magjistare bastesh”.

Zëdhënësja ka komentuar në një postim të  anëtarit të Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj, ku ai shfaqet në një foto bashkë me kreun e federatës Armando Duka.

Komentet

“Apapa sa bukur! Të fala shefit”, komenton Jona.

“Patjetër o ‘bastexhie’”, ia kthen Arben Dervishaj.

“Hahaha, më thuaj kë ndeshje do, të jap direkt rezultatin me magji!”, përgjigjet Jona  e cila e shoqëron frazën e saj me një nga ikonat që përdoren në rrjete sociale për të shprehur shakanë apo ironinë.

“Sa del Braka me Babrunë”, shkruan  Arben Dervishaj.

“Vëre ‘X’”, i shkruan Jona.

Share This Article
1 Comment
  • Apapa cfare pergjigje i paska kthyer Brrishes ! Apapa qe edhe Federata jone paska zedhenes, kot nuk mban ministra Federate dhe ambasada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *