Hakersat kanë arritur të hyjnë në sistemin e mesazheve ndërbankare Swift, që është i pajisur me një sistem mjaft të sofistikuar në planin e sigurisë dhe që shërben për të transferuar miliarda dollarë çdo ditë, duke shënuar sulmin e dytë të këtij lloji, sipas medias amerikane.
Sipas një letre që Swift po përgatitet për t’i dërguar sot përdoruesve të saj, metodat e përdorura nga hakerat kanë ngjashmëri me sulmin që u mundësoi në shkurt autorëve të përvetësonin 81 milionë dollarë në një llogari bankare të Bankës Qendrore të Bangladeshit pranë Rezervës Federale në Nju Jork.
“FBI-ja ka dyshime se autorët në shkurt kishin përfituar në sajë të bashkëpunëtorëve të brendshëm”, njoftoi disa ditë më parë ”Wall Street Journal”.
Po të njëjtën ditë, përfaqësues të lartë të Rezervës Federale në Nju Jork, të Bankës së Banglandeshit dhe të sistemit të pagesave ndërkombëtare Swift, u takuan në Bazel, në Zvicër për të diskutuar rreth këtij mashtrimi kibernerik.
