Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Për të njëmijtën herë qeveria ra. Këtë javën e fundit qeveria ka rënë shpesh dhe edhe vetë Edi nuk e priste. Epo çudirat prandaj quhen të tilla! Kjo puna e shpejtësisë në marrje vendimesh është kthyer në modë këto kohët e fundit. Edhe gjykata administrative e kapi ritmin. Për pak orë dha vendim në “favor të qytetarëve” për mos zëvendësimin e një trupe gjyqësore që me të drejtë ligjore kërkohet nga pala akuzuese. Të “përkushtuara” këto gjykatat tona! Kemi plot pesë vjet që familja ime zvarritet në dyert e “shpejtësisë”. Nuk di edhe sa lekë na duhen akoma. Besoj se për këtë duhet të pyesim gjykatësin që na ra në hise. Ama edhe Bashkia ka faj që për çështjet e digës nuk ka futur dorën në “xhep”. Në fakt për Erionin ishte tjetër gjë, pasi ai kërkonte ngadalësimin. Këtu është ngatërruar administrativja e shkretë. Kjo ishte njëra anë e medaljes. Tjetrën e zbuloi z. Basha dje kur deklaroi, bile m’u duk i buzëqeshur, se për reformën nuk ka rëndësi koha, por cilësia. Nuk jemi kundër cilësisë, por zotëria i mbylli shpejt punët e veta qoftë për rrugën, qoftë për 21 janarin. E shqiptarët e thjeshtë detyrohen të kalojnë vite mundimesh e stresi për një çështje. Bile duke kruar xhepat e varfërisë për unazat gishtat e drejtësisë.
Në rast se Luli ka zgjedhur këtë mendje për të rrëzuar qeverinë, do t’i duhet shumë kohë. Profeti
