Partizani ka arritur të marrë një fitore shumë të vlefshme në Korçë përballë Skënderbeut duke mos i lejuar ekipit vendas të fitonte kampionatin.
Ekipit korçar i duhej vetëm 1 pikë ta fitonte që sonte kampionatin, por se ka humbur përballë ekipit kryeqytetas.
Ndeshja mes dy ekipeve u luajt e fortë dhe në atmosferë entuziaste.
Të dyja ekipet luajtën fuqishëm dhe kishin shanse të mira për shënim gjatë gjithë ndeshjes.
Kur dukej se ndeshja po shkonte në barazim pa gola, Ibrahimi ka shënuar gol për miqtë dhe Partizani shkoi në avantazh.
Pas fitores, Partizani ka 74 pikë të grumbulluara, kurse Skënderbeu udhëheq me 76.
Gjithçka për fituesin e kampionatit vendoset në javën e fundit.
Megjithatë korçarët kanë më shumë shanse.
