Është shumë pozitive kur bëhet fushata dhe kandidatët premtojnë gjëra të ndryshme dhe populli i voton me mendimin se disa të paktën do i bëjnë.
Deri këtu jemi në rregull, por një gjë të bën çudi. Ky Blushi jo vetëm nuk përkrah Ramën, por në zonën e tij premtoi t’ju sillte Zotin në tokë zonës së tij. Dhe mirë nuk ka bërë asgjë, por si nuk i lë radhë Saliut e shan Ramën, a thua se ia ka ai fajin që nuk bëhet dot mbret? Jo mor shok, se po ia kalon dhe Saliut.
Dhe ty një herë të besuan dhe për herë të dytë nuk të lënë as te gardhi të ruash. Elektoratin e majtë nuk e gënjen dot për nga boja, por nga puna. Aty në Parlament më parë ngrihu e fol se çfarë ke bërë një gjë për zonën tënde dhe jo si të shash gjithë partinë. Flamurin e ka grisur Saliu. Shko një herë andej, mbase të jep një armë ai dhe mos turpëroni veten si jeni katandisur, se sa për elektoratin ka mësuar, do ju kalojë në sitë pa t’ju votojë.
