Era Meta, vajza e Ilir Metës, duke përfituar nga rasti që ka kushërirë këngëtaren Bebe Rexha, nuk i ka shpëtuar pa ndjekur edhe koncertet e saj. Këto janë zërat që qarkullojnë në median rozë, por edhe fotot e faktojnë adhurimin që ndjen vajza e Metës për këngëtaren e cila po korr sukses të jashtëzakonshëm.
Sipas burimeve të Bordo, Bebe Rexha dhe nëna e Erës, Monika, janë kushërira të afërta. Era është fotografuar mbrëmjen e djeshme përkrah këngëtares e kompozitores me origjinë shqiptare.
Artistja ka qenë duke mbajtur një koncert të sajin në Columbus, Ohio, në të cilin e pranishme ka qenë edhe Era, që sigurisht për shkak të lidhjeve të gjakut, nuk e ka pasur të vështirë të jetë edhe pas kuintave. Ka qenë vetë artistja amerikane, Bebe Rexha, e cila ka postuar në snapchat-in e saj disa foto me Erën, ku shkruan: “Në prapaskenë”, duke e shoqëruar mbishkrimin edhe me disa zemra, teksa Era shfaqet e veshur me një bluzë që shkruan “Bebe Rexha” .


Habitem, ku i gjen parate ky Ilir Meta qe e dergon vajzen deri ne “fund te dynjase”. Me siguri i ka trashegim nga vkjehrra. Rrofshin vjehrrat dhe kunatat e politikaneve tane!
petllat 7 lekshe te Monikes,kur do fusin zare ne stomak?