Nuk paguante dritat prej vitit 2008, abonenti dhunon zyrat e OSHEE-së

Dita

Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh në Koplik të Shkodrës, me autor L.F, abonent i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), dhe është rasti tipik i reagimit, sikurse ka ndodhur edhe me parë (nga te tjerë abonentë), kur përballen me faktin e “pa imagjinueshëm” se, vjen një ditë dhe dritat duhen paguar!

Pavarësisht konsumit normal, mesatar nën 20 mijë lekë, autori kishte prej vitit 2008 që nuk paguante dritat, duke akumuluar një debi prej 1 milion e gjysmë lekë (të vjetra).

Në këto kushte, i pritet energjia elektrike dhe ftohet nga OSHEE për t’i paguar detyrimet me keste (sipas aktmarrëveshjes), në mënyrë që t’i rilidhen dritat.

unnamed (1) unnamed (2) unnamed

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *