Androkli Kokthi pezullohet nga detyra si Drejtor i Tatimeve të Tiranës

Dita

Androkli Kokthi pezullohet nga detyra si Drejtori i Tatimeve të Tiranës. Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurimit “Pezullim nga detyra” për drejtorin e drejtorisë rajonale të Tatimeve Tiranë, Androkli Kokthi.
Drejtori i Tatimeve dyshohet se ka ulur ndjeshëm detyrimin financiar, që duhej të paguante në favor të shtetit kompania e naftës “Fullpet”.

Ndaj kompanisë “Fullpet”, Prokuroria e Tiranës është duke zhvilluar hetim lidhur me përfshirjen në një skemë mashtruese financiare. Gjatë veprimeve hetimore, Njësia Task-Force e Prokurorisë së Tiranës ka konstatuar, ndër të tjera, se në vitin 2014, administrata tatimore, e konkretisht nën drejtimin e të dyshuarit Kokthi, i ka bërë një përllogaritje të gabuar detyrimeve që “Fullpet” kishte ndaj shtetit.

Prokuroria e Tiranës ka kryer verifikimet e saj, në kuadër të procedimit penal, nga të cilat ka krijuar dyshime të arsyeshme se kjo shmangie financiare është realizuar nën ndikimin e drejtorit të drejtorisë rajonale Tiranë, Kokthi.
Ky i fundit vijon të jetë person nën hetim nga ana e Prokurorisë së Tiranës edhe për një rast tjetër, ku janë krijuar dyshime se ka favorizuar një firmë pjesësh këmbimi për t’iu shmangur detyrimeve tatimore. Për këtë rast, fillimisht ndaj tij u vendos masa e sigurimit “Arrest në burg”, e cila u zbut në gjykatën e Apelit në “arrest në shtëpi. Më tej, Gjykata e Lartë e ndryshoi masën e sigurimit, duke vendosur ndaj tij “detyrim për paraqitje”.

Share This Article
1 Comment
  • Ka gjynahe te tjera ky Kokthi,se edhe per firmen “SARA AT” shpk,qe ka 2 ndertesa te medha ne qafen e Kasharit(dikur shiste pllaka porcelani) dhe i ka dhene me qera ALBTELECOM-it dhe BKT-se,jo vetem nuk dergon bilance ne tatime,por nuk paguan asgje per qirate e medha qe vjel cdo muaj!
    Ne nje kohe qe tatimet merren me shitesit ambulante,nuk merren me firma te tilla qe nxjerrin disa dhjetra mijra euro ne muaj dhe shtetit nuk i paguajne asgje!
    Kuotohet:ATA I PAGUAJNE SHEFAVE TEK TATIMET!
    Ta verifikoje edhe kete rast prokuroria po deshi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *