Sëmundja e Spartak Brahos, PD merr drejtimin e Komisionit të Sigurisë

Dita

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho prej muajsh mungon në jetën parlamentare për shkak të një sëmundjeje që e ka detyruar atë t’i nënshtrohet trajtimit spitalor.

Ai po merr trajtimin mjekësor në Turqi dhe nuk mund të rikthehet për pak kohë në funksionet e tij.

Bojkoti i opozitës për arsye të ndryshme dy muajt e fundit ka bërë të pamundur thirrjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, të cilin mund ta drejtojë, në mungesë të Spartak Brahos, vetëm nënkryetari Flamur Noka.

Por tashmë që opozita i është rikthyer normalitetit parlamentar, ditën e hënë do të zhvillohet pas shumë kohësh mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, nën drejtimin e deputetit demokrat, Flamur Noka, raporton Report TV.

Në rend dite është parashikuar shqyrtimi i Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për procedurat e sigurisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”.

Share This Article
2 Comments
  • vetem ketyre antishqiptareve te mos i japin as celesat e kashtes ,se ja vune zjarrin,por ato te sigurise kombetare…..i mori lumi ne doren e……serbeve…….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *