Bumçi i përgjigjet Ramës se nuk bën dot miq në Kosovë

redaktor

Aldo Bumçi, tashmë ministër i Jashtëm, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut socialist, Edi Rama, i cili pohoi se PS do të lobojë më fort për njohjen e Kosovës, kur të vijë në pushtet. Bumçi ka thënë se Rama nuk mund të flasë për “miqësi të re”, pasi në Kosovë nuk e duan për shkak të bllokimit që sipas Bumçit i ka bërë vendit.

Sot Edi Rama na shfaqi vizionin e tij për politikën e jashtme të vendit. Dhe sot, zoti Rama paraqiti të tjera shpikje nga selia ‘mavi’, sikur ai do të mbështesë anëtarësimin tonë në NATO dhe integrimin në BE. Z. Rama, i vlerësojmë fjalët e bukura, por më bukur flasin veprat. Por, zoti Rama, a e di ti, se ti je i vetmi kryetar opozite i një vendi tashmë anëtar të NATO-s, ku të ankoroi kjo qeveri, që pengon integrimin e vendit në BE? A di ti, se je i vetmi kryetar opozite, që ka bllokuar dhe bërë lloj-lloj akrobacish për të penguar liberalizimin e vizave për shqiptarët? A e di ti, se je i vetmi kryetar opozite, që ka anatemuar dhe përbaltur ‘Rrugën e Kombit”? Dhe sot, vazhdon të jesh i vetmi kryetar opozite që për hir të interesit të ngushtë personal politik, vazhdon të bllokosh e të mbash peng miratimin e 3 ligjeve për marrjen e statusit të vendit kandidat”

“Sot Rama na tregoi qartazi se ai ndihet i kompleksuar. Na sqaroi se ai ndihet i paragjykuar në Kosovë. Ndoshta z. Rama paragjykohet sot në Kosove prej bojkotit, grevës së urisë, protestave të dhunshme dhe agresionin ndaj institucioneve demokratike. Ndoshta, ai paragjykohet për bllokimin që i bën integrimin Europian të vendit. Ndoshta ai paragjykohet sot, pasi del dhe me deklarata për “miqësi të mirë” me Kosovën, ndërkohë që shqiptarët këndej dhe andej kufirit janë vëllezër, shumë më shumë sesa “miqësia e re” që dashka të na ndërtojë z. Rama” thuhet në një deklaratë të Bumçit.

Share This Article
6 Comments
    • Ej or ramofine! te pengojne te vertetat e ministrit.Nuk i shef rrenate e kulluara,intrigat dhe shpifjet e Rame kontraverzit dhe bivalenca e tij per ceshtje te njejta. Ndryshe vepron ne Shqiperi e ndryshe ne Prishtine! Benu human e jepi pak uje ministrit per te lagur gojen, ne vend se ta quash idiote,por ku e din ti per nocionin idiotit ? pos nese vet nuk je.

    • Ej or ramofine! te pengojne te vertetat e ministrit.Nuk i shef rrenate e kulluara,intrigat dhe shpifjet e Rame kontraverzit dhe bivalenca e tij per ceshtje te njejta. Ndryshe vepron ne Shqiperi e ndryshe flete ne Prishtine! Benu human e jepi pak uje ministrit per te lagur gojen, ne vend se ta quash idiote,por ku di ti per nocionin idiotit ? pos nese vet nuk je.Perdore me mire fjalen “turp” e Edit qe me mija here e perdore ne opinionet e tia,me lehte e mbane ne mende!

  • si nuk doli 1 minister qe te dije te flasi per detyren qe ka, turp te kene, njerezit presin gjera konkrete, cope mishi………

  • Ty, qytetar, qe s’ke ndermend te votosh pro “Rilindjes”,
    po te detyrojne te abstenosh!

    Se,
    kur degjon keto fjale gjoja-ministri, s’ke si voton as per kete minister daleboje.

    Se, duket ashiqare, ai ben politike te jashtme kunder opozites se brendshme!

    Te vjen turp per paaftesine e ketij lloj militanti, qe paguhet si shtetari yne…

    Ketu perfundoi E Djathta shqiptare: me njerez qe pa dashur bejne te kunderten!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *