Nis fushata zgjedhore në Dibër

Elton Tafaruci

Pas shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë nisur fushatën në këtë qytet për zgjedhjet e reja të pjesshme që do të realizohen. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, në cilësinë e koordinatorit të PSsë në qarkun e Dibrës ishte dje në takim me strukturat lokale të partisë.

Ndërsa Partia Demokratike përfaqësohet me Edi Palokën, i cili ka mbledhur strukturat e opozitës në këtë njësi administrative. Sipas Kodit Zgjedhor, neni 10, që parashikon rastet e ndërprerjes së parakohshme të mandatit të kryetarit të bashkisë, thotë se zgjedhjet e ardhshme të realizohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Kreu shtetit duhet të dekretojë datën e re të zgjedhjeve të pjesshme brenda 48-orëve nga vendimi i qeverisë.

Fushata Gjatë takimit të Gjiknurit me strukturat e PS-së në Bashkinë Dibër u mor në shqyrtim skandali seksual i ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili. Gjiknuri tha se PS-ja distancohet nga Xhelili dhe se duhet ndarë individi nga partia. “Njëzëri distancohen nga veprimet e kryetarit të Bashkisë Dibër, tashmë të shkarkuar nga detyra prej qeverisë. Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS-ja është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje, raporton panorama.

Është shumë me rëndësi të ndahet çështja e individit Shukri nga Partia Socialiste, ajo parti e cila e fitoi bashkinë për shkak të mbështetjes së të gjithë dibranëve. Qeveria shqiptare do t’u qëndrojë pranë dibranëve për të gjitha projektet e rëndësishme që ne kemi filluar”, u shpreh Gjiknuri. Ministri i bëjë thirrje Prokurorisë t’i shkojë ngjarjes nga fillimi në fund.

“Qytetarëve të Dibrës iu kërkojmë ndjesë, por njëkohësisht iu bëjmë thirrje që të ndajnë Partinë Socialiste nga sjelljet e individit që nuk përfaqësojnë moralin e kësaj partie”, tha ai. Ndërkohë që, nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi e cilësoi të turpshme video-skandalin me ish-kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

Share This Article
1 Comment
  • Kete radhe socialistet dibrane te votojne prape per PS, por kandidatit me pare duhet t’i kontrollojne breket per t’u siguruar qe jane pa vrime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *