Topalli: Shqipëria në udhëkryq, por kjo opozitë s’ka fuqi

Elton Tafaruci

Jozefina Topalli thotë se Shqipëria është “në gjendje alarmante, dramatike” por se opozita është e pafuqishme.

Topalli thotë në një intervistë për gazetën “Illyria”, se ekonomia e Shqipërisë ka rënë, se po ikin investitorët, se po mbyllen vendet e punës dhe se qytetarët braktisin masivisht vendin.

Ajo shprehet se mungesa e së ardhmes dhe shpresës nxiti ikjen e 100 mijë shqiptarëve dhe aplikimin e më shumë se 200 mijë të tjerëve për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo thërret me të madhe se ata nuk mendojnë se ardhmja e tyre, e fëmijëve të tyre, mund të ndërtohet në vendin e tyre”-thotë ajo.

“Si kurrë më parë në histori me ish-policë, ish-gardianë burgjesh dhe persona që kanë pranuar se kanë qenë të përfshirë si të dyshuar në veprimtari kriminale, prostitucion, drogë apo vrasje”, thotë Topalli.

Ka qenë një situatë e paimagjinueshme, – vijon deputetja Topalli, – nëse flisje 20 vjet më parë që në Kuvendin e Shqipërisë të ulen njerëz që pranojnë me gojën e tyre që janë vrasës, bosë të trafikut të qenieve e njerëzore apo njerëz që në mandatin e deputetit marrin armë dhe qëllojnë në komisariatin e policisë. Është tragjike kjo”!

Reforma në drejtësi është kyçe për partnerët ndërkombëtarë që Shqipëria të ecë me eurointegrimin, por veçanërisht për të shkundur sistemin dhe shoqërinë.

Raportimet se ajo nuk është pajtuar me rolin e ambasadorëve, deputetja i quan të pasakta, por sepse siç thotë “ashtu i kanë servirur” e jo se janë qëndrime të saj:

Kjo situatë që me sa shoh unë, në gazeta është pasqyruar në mënyrë jorealiste ose si mund t’i pëlqente apo interesonte dikujt brenda forcave politike.

Nuk kam qenë kurrë kundër reformës dhe ndoshta as opozita nuk ka ditur të shpjegojë se çfarë ka bërë gjatë kësaj periudhe.

Është për shkak të qëndrimit të opozitës që kemi arritur në një draft opinion të Komisionit të Venecias, që paraqet parimet bazë ku duhet të mbështetet ndryshimi.

Nuk është thjesht reforma në drejtësi. Kjo është reformë kushtetuese, sepse me ndryshimet që do të bëhen, preken artikuj të tërë të Kushtetutës.

Ndaj njerëzit e angazhuar duhet të ketë njohuri që të ruajnë parimin e barazisë. Po ashtu edhe sepse ndryshon arkitektura e institucioneve, duhet që këto parime t’i shtrijnë në draftet që do të paraqesin.

Sistemi i drejtësisë është një një moment që ka nevojë për ndryshim imediat.

Por, kjo nuk mund të më çojë që të pranoj draftin e përgatitur nga qeveria, sepse siç e vërtetoi koha, u rrëzua nga Komisioni i Venecias.

Ambasadorët jashtëzakonisht që kanë qëllimin e mirë për të ndryshuar për mirë gjërat. E vetmja vërejtje që unë kam bërë në grupin parlamentar, e kam thënë në Kuvend dhe do ta them, është pyetja se si ka mundësi që në 25 vjet nuk ka ndodhur asnjëherë që ambasadorë të huaj të kërkojnë të vijnë në mbledhje grupi?!

As në 125 vjet, as në 100 vjet nuk e kanë bërë! Por, është e pazakontë për shkak të një situate alarmante, dramatike ku ndodhet vendi”.

Mirëpo ndonëse me arsyetimin se të zëvendësosh Sali Berishën në krye të PD-së, është shumë e vështirë, me kritikë e vëren drejtimin e opozitës nga kryetari i ri Lulzim Basha.

Ajo pranon se pas dy mandateve në pushtet, ishte “fare normale” kthimi në opozitë, sepse “vendi kishte nevojë për qeveri të re”.

Por, për zonjën Topalli “gjërat janë rrokullisur në mënyrë të frikshme” dhe “njerëzit janë zhgënjyer nga pritshmëria që kishin dhe realiteti ku janë”.

Opozita ka pasur të gjitha shanset për ta kapitalizuar këtë pakënaqësi dhe për t’i dalë zot interesit të qytetarëve dhe interesit publik. Opozita, kryesisht zoti Berisha dhe disa deputetë bënë një betejë të rëndësishme për procesin e dekriminalizimit” – thekson ajo.

Share This Article
3 Comments
  • Dizinjatore,

    Shqiperia ime, ka fatin e zi, te drejtohet nga baxhella te lindura.
    Kur flisni Ju dhe soji juaj i ndyre, per politike apo per mbarevajtje te puneve ne kete vend te persekutuar, vrare e vjedhur nga banda juaj,,,,personalisht me ngaterrohen zorret e barkut.
    Ua them une pse.!!!!
    Sepse e kam per turp, te pranoj njerez si Ju, te me shiten per dicka qe nuk jane. Injoranca dhe mungesa e dinjitetit,,,ju ben Juve, te mos ndieni “dhimbje te ndergjegjes” kur hipni ne makinat e sigurimit te shtetit apo kur i mbani iso atij spiunit te Serbise, Per Ju dhe sojin tuaj,,,,DINJITETI eshte fjale e huaj. Shqipja juaj, keshtu e ashtu per te vene ulurimen, nuk njeh trajta te tilla qe pershkruajne ate moment, kur qenieve njerezore iu perzihet,,,,,,,,apo me shqip, iu vjen per te vjelle.
    Ju me beni per te vjelle, moj hirushe e Saliut.
    Edhe nese kam mendimin, se Edi Rama eshte nje mashtrues qe nuk meriton 1 milion vota,,,,,,po qe se “alternativa qeverisese” do jini Ju dhe soji juaj,,,,,,le ti behen 2 milione atij mashtruesit.
    Ai, edhe ne gjume, nuk sheh dot endrra aq te zymta, sac kini bere Ju dhe ai qe i beni fresk Ju.
    Nga taksat e mija, ushqehen baxhella dhe te bijat e tyre qe me shiten per specialiste bankash shteterore.

  • Kush ju beson juve më, mi tarallake. Si mund ti besohet bajlozit tand kur haptaz deklaron se ‘se ne nuk ndërhynim në Lazarat pasi kjo ishte vijë politike e PD gjatë qeverisjes sime’ ndërsa sot bën namin e zi kur bëhet fjala për drogën. Të gjitha ksret e sotme, moj Jozefinë janë pasojë e idiotësisë suaj mbi konceptin e shtetit të së drejtës. Ju jeni fara e keqe mbi këtë trual që duheni shfarosur.

    • E GJITHA KJO,THJESHT PER FAJIN TUAJ,SI POLITIKANE AVENTURIERE ,E KREJT TE PA PERGJEGJSHEM . I GJITHE SOJI JUAJ I SHQUP-asve ESHTE NJE BANDE HAJDUTESH E KRIMINELESH ,QE NUK DO TE DIJE FARE PER SHQIPTARET E SHQIPERINE . JU KINI MENDUAR VETEM PER VETE E SOJIN TUAJ TE FELLIQUR E ZHYTUR DERI NE FYT NE KRIME. NEVE NA CUDIT FAKTI,KUR U DREJTOHENI SHQIPTAREVE , SI TE KISHIT ZBRITUR NGA QIELLI DHE JO SIKUR JENI JU DHE VETEM JU, QE E KATANDISET KETE VEND NE GERMADHE . PLAGET QE I KINI HAPUR KETIJ VENDI E KREJT SHQIPTAREVE,JANE KAQ TE RENDA,SA DO TE DUHESHIN BREZA TE TERE,PER TI SHERUAR . TANI KINI PAFYTYRESINE TE KERKONI TE RIKTHEHENI PRAPE NE PUSHTET,KUR PLAGET E VENDIT KULLOJNE GJAK.TI PERSONALISHT, JE NJE GAXHELLE KRIMINELE , NJERII EGER E PA KULTUREN MINIMALE QYTETARE , QE BERE KARRIERE TE PA NDERSHME , NE ATE PARTI ANTISHQIPTARE, FASHISTE DHE E VENE TERESISHT NE SHERBIM TE UDB-se ,HIPOKRIZISE SUAJ, I DOLI KALLAJI NDAJ NJEREZIT, EDHE PSE SHOHIN MJAFT DOBESI E PRAPESI NGA KJO MAZHORANCE , KUR MENDOJNE SE ALTERNATIVA TJETER E VETME , MBETET BANDA NE SHERBIM TE UDB-se , QE NUK KA LENE GJE ME TE FELLIQUR PA I BERE POPULLIT NE KETE CEREK SHEKULLI , U DUKET LULE PSIKOPATI E. RAMA , KRAHASUAR ME MONSTREN ME TE URRYER NE HISTORINE E KETIJ KOMBI KANIBALION E VICIDOLIT , QE TI I FSHIN JARGET ,ETJ… GJATE GJITHE KOHES !. VERTET NUK E KUPTONI, SE PD-ja ESHTE DUKE PERJETUAR FUNDIN E SAJ ?! E GJITHA KJO , PER FAJIN E SALI-SERBIT DHE HIJENAVE SI TI , MOJ E PA FYTYRE IIIIII !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *