Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare të një kompanie që ka qarkulluar vetëm gjatë muajve të fundit rreth 750 mijë Euro.
Kompania ka për aksionerë dy shtetas italianë, por më pas, një shtetas i tretë po nga Italia, ka blerë 30 për qind të aksioneve. Pikërisht për këtë shtetas ka të dhëna se ai ishte pjesë e grupit mafioz italian “Ndragheta”, shkruan gazeta ‘Panorama’. Sipas disa informacioneve të përcjella në Prokurori nga “Interforce”, dyshohet se pronari i 30 për qind të aksioneve të kompanisë në fjalë ka lidhje me organizatën mafioze “Ndragheta”.
Nga hetimet ka rezultuar se në datën 02.09.2015 është regjistruar shoqëria “S.A” sh.p.k (me NIPT…) me ortakë shtetasit A.T. dhe P.C. me 50% të aksioneve secili. Kompania ka pasur për administratore një shtetase shqiptare.
Dyshohet se rreth 550 mijë euro janë tërhequr muajt e fundit nga llogaria e kompanisë së tregtisë së floririt.
Prokuroria ka krijuar dyshime se pasuritë e shoqërisë janë produkt i aktiviteteve kriminale dhe disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprës penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”.
Sipas Prokurorisë, kjo ka qenë arsyeja pse është kërkuar vendosja e sekuestros preventive mbi llogaritë bankare të shoqërisë, ku 30 për qind të aksioneve zotërohen nga një shtetas italian i dyshuar si pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”.

Ne Shqiperi ka 25 vjet qe pastrohen parate “la ndragetas”,
“camoras”,”cosa nostras”,biznes qe shtoi njdjeshen te ardhurat e politiqeneve vendas, sidomos familjes mafioze
berisha e cila e themeloi kete bisnes.