Nga Andrea Stefani
Nuk është rastësi që Sali Berisha nuk vajti në takimin që ambasadorët Vlahutin dhe Lu bënë me grupin parlamentar të PD. Kuptohet, jo se kishte shumë punë të tjera. As se i kish takuar edhe më parë të dy ambasadorët. Mos-shkuarja është një taktikë për t’i bishtnuar angazhimit në favor të reformës, për të lënë edhe një mundësi të fundit, një shteg për të justifikuar mos-votimin e saj “nesër”.
Incidenti përveçse ilustron situatën e pashpresë ku e ka futur veten Berisha, si edhe zemërimin e tij me ambasadorët që e shpreh zakonisht me arrogancë, ofron edhe një ngjashmëri me një tjetër situatë të ndodhur në vitin 1943. Edhe atëherë shtrohej çështja që rivalët politikë (“Fronti” i udhëhequr nga Partia Komuniste dhe “Balli” i kompozuar nga rryma të ndryshme nacionaliste) të bashkëpunonin për të luftuar kundër pushtuesve fashistë. Por meqenëse palët nuk po arrinin atë bashkëpunim (njësoj si sot për reformën në drejtësi) në lojë u futën edhe misionarët britanikë që nxitën organizmin e një konferencë mes të dy palëve e cila, u zhvillua në fshatin Mukje.
Eshtë interesante të vëresh se në atë takim, ndërsa “Balli” u përfaqësua me disa nga figurat më të shquara të tij, ndër ta edhe me kryetarin Mithat Frashëri, nga Partia Komuniste nuk mori pjesë shefi i saj Enver Hoxha. Përse? Sepse konferenca ishte e parëndësishme? Përkundrazi, ajo do trajtonte një nga problemet kryesore që preokuponin Enver Hoxhën. Por pikërisht për këtë shkak, Hoxha nuk vajti në Mukje.
Disa historianë e quajnë gabim të Hoxhës mos-vajtjen, një peshim të gabuar nga ai të rëndësisë së “Mukjes”. Por disa të tjerë e kanë rrokur më saktë thelbin e mungesës. Hoxha nuk donte të ndodhej në atë tryezë ku argumentet për të refuzuar bashkimin mungonin. Jo, Hoxha nuk donte ta vinte veten në një pozitë të tillë që demaskonte dëshirën e tij të fshehtë që bashkimi të mos arrihej. Prandaj zgjodhi t’i kish duart e lira. Për çdo rast. Nëse arrihej një marrëveshje e pranueshme për ambicien e tij për pushtet, ai do ta pranonte “Mukjen”. Por nëse prej saj dilte një vendim që rrezikonte ambicien e tij që me një të shtënë të vriste dy zogj pra, që luftën për çlirim ta shndërronte edhe në revolucion për marrjen e pushtetit, atëherë do ta hidhte poshtë, sikundër edhe ndodhi, duke fajësuar të deleguarit e PKSH.
Ishte një lëvizje dinake dhe shumë e ngjashme me këtë të Berishës sot, për mosvajtje në takimin me ambasadorët. Kjo mos-vajtje, tregon se Berisha kërkon t’i ketë duart e lira në qëllimin e tij të fshehur keq, për të sabotuar çdo konsensus të mundshëm në favor të reformës. Eshtë ironike por edhe misioni britanik që synoi në vitet e luftës arritjen e një bashkëpunimi mes të majtës dhe të djathtës, quhej “Consensus”, një konsensus që palët në Shqipëri nuk po e arrijnë as pas rreth treçerek shekulli. Dallimi është se, këtë herë, ai që po imiton taktikat përçarëse të liderit komunist, është lideri historik “demokrat”, ajo që po imiton të “majtën” e djeshme është e “djathta” e sotme.
Por mes dy evenimenteve, që ndahen nga thuajse 70 vjet, ka të tjera ngjashmëri. Që të dyja i përkasin momenteve historike me rëndësi kolosale. Lufta Nacionalçlirimtare çliroi vendin nga pushtuesi por piketoi edhe ardhmërinë e shtetit për thuajse gjysmë shekulli. Reforma në drejtësi, nëse bëhet si duhet, do të krijojë për të parën herë në historinë e Shqipërisë, hapësirat për lirinë e individit. Kjo ka një rëndësi kolosale për ardhmërinë jo më pak se një çlirim nga një pushtim. Liria e njeriut, liritë e të drejtat e tij, mbeten një rrenë, një tallje, edhe kur vendi është i pa pushtuar, kudo ku nuk ka drejtësi, ku nuk ekzistojnë gjykata dhe institucione që i mbrojnë këto të drejta nga dhuna e pushteteve apo e më të fortëve. Prandaj reforma në drejtësi sot është po aq e rëndësishme sa lufta për çlirim dje. Madje më e rëndësishme si premisë themelore e perëndimorëzimit të njeriut shqiptar. Nëse Lufta NÇL çliroi Atdheun dhe flamurin, reforma në drejtësi do “çlirojë” njeriun duke themeluar premisat institucionale të lirisë së tij individuale.
Si edhe Hoxha dje, edhe Berisha sot, është kundër marrëveshjes për të njëjtin shkak, luftën për pushtet. Por ai i ka shumë më të pakta shanset të përsërisë të njëjtën gjë që e kemi parë të na riciklohet prej tij prej 25 vjetësh. Ai është në pozitë më të pafavorshme se Enveri që i akuzonte rivalët se nuk ishin investuar sa duhet në luftën kundër pushtuesit. Gjë që, në një farë mase, qe e vërtetë. Por kur Saliu kërcënon se nuk do ta votojë reformën sepse e Rama kërkon që me anë të saj të kapë drejtësinë, këtë nuk para e ha njeri. Së pari, sepse askush nuk beson se një autokrat me brirë si Berisha, e ha meraku për drejtësinë. Të gjithë e kuptojnë se meraku i tij i vetëm është të ruajë kapjen që ai vetë i ka bërë drejtësisë sa qe në pushtet. Së dyti, dhe kjo është më bindëse, askush nuk beson se ndërkombëtarët, SHBA dhe BE (se ata e kanë hartuar reformën), paskan rënë dakord që me anë të reformës t’ia marrin frenat e drejtësisë Berishës dhe t’ia japin Ramës!
Shahut politik për reformën në drejtësi po vjen fundi. Berisha është në pozicion MAT. E vetmja shpresë e mbetur e tij, është të përmbysë tryezën e lojës. Me ndonjë incident apo me “revolucion”. Enver Hoxha e prishi marrëveshjen për hatër të revolucionit. Berisha kërkon të përdorë revolucionin për të prishur marrëveshjen. Por sigurisht, bashkohen te etja për pushtet.

PARALELIZEM PSIQIK!
Si mund te arrije nje qenje te beje paralelizem jashte kohe e hapesire aqe me teper kur 70 vjet me pare kerkohej bashkim kunder pushtuesit e sot behet 25 vjet lufte BANDASH te quajtura parti!?
Kaqe injorante konsiderohen shqipetaret nga ky palo ‘informacion’ qe ka mbeshtetur 25 vjet krimin e propoganduar korrupsionin e nuk lene dite pa permendur emerat e perdhunuesve kur shqipetaret jane arratisur dhe ne zgjedhjet e fundit votuan vetem 40 PERQIND E ELEKTORATIT-E dy bandat kryesore ajo qe qUrravis vetem 13 perqind!? !NE CILIN VEND TE BOTES NJE PARTI MUND TE QURRAVISE ME 13 PERQIND AQE ME TEPER PA OPOZITE SI ALTERNATIVE!?Per ç’fare M.. reforme flitet!?
O gramsho, a di te shkruash ti? Cfare po thua more?
dymi , po ti ç’fare The ?
A.Gramshi e tha , po ti ç?fare The ?
Te jesh Gazetar , apo anal-ist ,
duhet te shpjegosh ato qe populli NUK I DI ,
E JO ATO QE POPULLI I DI .
Stefaqnaqi po bene leke ,
duke i rene Fyellit ne te njejten Birre- Vrime.
Dy te kUQE , Nje blu vi va vi va Vap.
ç’fare eshte TTIP ?
Po ta njihni do ta evitonit .
ç’fare eshte TTIP ?
eshte Traktati Transatlantik per Tregtine , dhe investimet ,
Ku negoziatat kane filluar ne 2013 ,
ndermjet Amerikes e Europes .
TTIP — eshte triumfi i KAPITALIT apsolut dhe e Konkurences PA KUFIJ .
Ajo do te favorizoje , Tregetine e lire ,
me SHUME SE SOT , ndermjet shteteve qe do ta Firmosin ,
dhe DENIMET do te jene Dragoniane kush nuk i respekton.
Pra TTIP do te jete i lire ,
por vetem per Kapitalet , e vetem per Boteroret ,
te cilet quhen ARISTOKRACIA FINANCIARE .
Nje opercion i tille , udhehiqet nga Ministrit
dhe nga PROPAGANDA E ”””””’vertet ”””” Zyrtare .Ku me kete Traktat , nuk fitojne , Greqia , Italia , Shqiperia …
Por te medhenjte MONARKET E DOLLARIT .
Tregeti e lire pa Kontrolle .
Stefani , vazhdon te na tregoje se sa i rezikshem eshte Saliu edhe kur ska Dhembe ?
Stefan ti Qofsh Vella per Fytyren qe tregon …
Kesaj i thone Gazetari Shukrishe….
Tek lexon shkrimin e zotit Stefani,te duket sikur je ne nje bote tjeter,kohe tjeter;te shkuar,ose paralele.
Nje kohe,ku ndodh vetem nje gje,ku thuhet vetem nje gje,ku shkruhet vetem nje gje, per vetem nje njeri,qe e ka emrin … Sali!
Shume kolege e kane thumbuar zotin Stefani per fiksimin e tij ndaj Berishes,madje duke mos nguruar edhe te tallen herepashere.
Por,me c’duket,zoti Stefani eshte imun ndaj ironive dhe talljeve te hidhura te kolegeve te tij.
Cdo lexues kur lexon keto lloj shkrimesh,apo me sakte kete lloj shkrimi,i duket vetja si ne jermi,sepse,po lexon te njejten gje,edhe pse eshte shkrim i ri,dite e re!
Nderkohe kane ndodhur shume gjera ne republiken tone te cuditshme.Jashtezakonisht shume.Shume cudira.Njera me e cuditshme se tjetra.
Te gjithe po flasin per to.Te gjithe po shkruajne per to.
Vetem zoti Stefani jo.Jo dhe Jo.
Zoteria yne jeton ne nje bote paralele.Ai dhe Saliu.E Mira dhe e Keqja.E mira,zoti Stefani.E keqja,Saliu.Kemi nje perplasje epike.E MIRE-E KEQE.Andrea-Saliu.
Nje perplasje absurde.E cmendur.Me vetem nje protagonist.Me Andrea Stefanin.
Sepse,Saliu me te cilin po ndeshet ne kete beteje singulare,nuk eshte Saliu i vertete,por shembelltyra e tij…shembelltyra e tij sipas Stefanit.Apo fantazma e tij.
Cmenduri!Me te vertete,cmenduri.Dhe,shkaktari i saj,ka nje emer…ai quhet Sali!
Kam bindjen,se edhe po te ndodhe ndonje gjeme,ndonje katastrofe,qofte politike,sociale,ekonomike,njerezore pra,por edhe natyrore,si termet,vullkan,permbytje e gjera te ketilla…prapeseprape,asnje nga keto nuk do te mund te terhiqnin zotin Stefani nga beteja e tij e cuditshme me Saliun!
Edhe po ti kelthisnin ne vesh: e shikon c’po behet more,po permbyset bota! – zoti Stefani,qete qete do t’u kthehej: e ka fajin Saliu…!!!
PO , BAJGA CLAUS , SI GJITHENJE , NE PRITE ! . DUHET JUSTIFIKUAR “BUKA” E PERDITESHME, QE NUK TA FAL KUSH , PO NUK LEHE SI QEN . DHE TI KE MESUAR TE LEHESH , BILE DHE TE LEPISHATJE KU DUHET .
Claus
edhe ti si ata ish koleget e Stefanit dukesh ,me diferencen qe ke ngelur nga K.Kokedhia pa rroge
paralelja qe heq Stefani qendron me shume se cfare te duket ty ,megjithse kam pershtypjen se ti di pak histori ,je thjesht i interesuar te retushosh dhembet e krimbur te Saliut qe ngeli 25 duke ju ngerdheshur shqiptareve
i ben vrejtje se po ndodhin gjera te ndryshme po Andrea merret me Saliun ….sepse ti pret qe Andrea te shaje Shukriun , te ulerijme te gjithe ” o zot i kerkoi cicen rrrrrrrilindja ”
dhe kete po e bejme te gjithe ne blogistet ,qe nuk jemi gazetar , te gjitheve po na duket sikur ne vend te shtetit kemi nje vibrator , dhe shprehja e vendit te punes duhet nderruar ” jemi ne bordellon e shtetit ” jo me bordero
por qe te korrigjohet Shukriu , kryetari qe te q… , qe shperdorimi me detyren te behet me 20 vjet burg ,qe askush mos te guxoje te thote ” po moj shoqja kurve 20 vjecare ,do hap nje zyre per ty ” duhet
REFORMA NE DREJTESI !!
ai ariu qe ka 25 vjet qe shkerdhen shtet ,shqiptare ,ambasadore ,deputete , Gerdec , 21 janare , kokepalare , gjykata ,lavire e horr bulevardi , po po motren prostitute e ke pasur ti ,ju them une jueee ,ju garantoj une jueeeee ,ai duhet te ulet atje dhe te firmose , qofte dhe me gozhde si Krishtin ta ngulin ate dore vrasese ,hajdute ,mashtruese , por ama te firmosi
ajo dore qe e ktheu kete vend ne GETON E BALLKANIT , ti shtrengoje dhembet e krimbur dhe te firmose .
dhe kete jo per rrrrrrrrrilindje , EDver ,Braqe , Palla , Dade e di une sa qelbesira te rrrrrrrrrilindura jane atje
ta firmose per te gjithe ata qe jane mbi dhe e jane shqiptare , dhe per te gjithe ata nen dhe qe 25 vitet e kryeqelbesires i vrane ,vodhen , i lane rrugeve te botes
ai Kryeqelbesira jot qe ka 25 vjet qe e beri Geto ate vend dhe ku ti hidhesh perpjete sepse nuk qenka e modes parrulla ” fajin e ka Saliu ”
qe Saliu ka faj , kete ngule ne koken bosh ti dhe 30 breza pas teje , i vetmi problem eshte se Saliu ka perballe ca EUNUKE dhe nje popull ne vdekje klinike !
mos e humb kohen duke komentuar gjithmone Stefanin kerkoje ndonje gazete te te punesoje dhe lapsin perdore ne sherbim te vendit tend , pa kahe politike ,
sepse kur te te behet vajza 20 vjece do dali ndonje kryetar i djathte dhe do i thote
“Kryetari te q.. ” !
Claus, o kamikaz i Saliut!
Stefai ka shkruar e shkruan per shume probleme por nuk eshte faji i tij se Sali Vicidoli nuk ka lene perru pa dh… Thua se edhe po te ndodhe ndonje katastrofe politike Stefan do merret prape me Saliun. Dukesh qe je jashte realitetit fare. Po ku mund te ndodhe katastrofe politike ne Shqiperi ku te mos kete pjesen e vet Saliu? Me numero 1 katastrofe ne keto 25 vjet ku Saliu nuk ka dhene kontributin e vet. Per piramidat, per shkaterrimin e shtetit 97, gr4ushtin e shtetit 98, Gerdec e 21 janar huhuuuu jane shume per ti permendur te gjitha!
Mir more Calus Berisha ts zem se Stefnai po e tepron. Ta zeme se i pelqen te luaje ne nje tel si Paganini. Po ty pse te djeg?! Ne fund te fundit ai eshte nje gazetar dhe do shkruaje per ate qe i duket me e rendesishme apo me shqetesuese. Stefai eshte nga ata qe mendon si shumica e shqiptareve se nje nga sheqesimet me te medha per Shqiporine eshte Saliu me banden e tij. Po ty pse te djeg? Kuptohet lehte pse.
NJe pytje te fundit per ty: Kur kritikon Stefanin qe sulmon perhere Saliun a e ke kritiku noi her veten pse perse e mbron perhere Saliun?!!!
Te lumte Z. Stefani! Ashtu i do mushka drute, te gjata! Bjeri Sali Pykes dhe sherbetoreve te tij pyka te vogla.
Nik
Andrea Stefani is afut katundit kot me analogjine me Enver Hoxhen…. Nese nis nje analogji, coje deri ne fund. Mire Enveri se po organizonte nje vend ne lufte jo vetem kunder pushtuesit por edhe kunder bashkepuneoteve te tij dhe njekohesisht po bente edhe nje revolucion proletar, dhe e cliroi Shqiperine i permbysi ato klasa bashibozuke….Enver Hoxha ishte gjeni. Tani me thoni se ku eshte analogjia? Mire Enveri cliroi vendin dhe ndertoi nje shoqeri me pushtet te popullit, po ky mavria, Berisha cfare do te cliroje?
Andrea Stefani, edhe nje here, beji mire analogjite, se nuk kane te krahasuar asgjekundi keta dy njerez dhe cfare kane bere per Shqiperine.
Prandaj ate fare mllefi qe mund te kesh per Enverin, apo ata fare peshoreje leshi politike mos e nxirr keshtu duke shkruar kodra pas bregut….
Degove? Degjova thuaj….
Tamam…analogji idiote….cfare do cliroje ky trapi yne?
Ai trapi do te te cliroje ty me ane te drejtesise por ti nuk ke tru ta kuptosh si jo pak shqiptare se liria dhe drejtesia shkojne bashke, Lexoje mire shkrimin dhe perpiqu ta kuptosh o qenie qe ta kan heq aftesine per te menduar me koken tende!
Ky A.Stefani ka gjetur te shkruaje duke permendur ngjarje dhe njerez te rendesishem,por permbajtja e atyre qe thote eshte …ZERO!
Ja perse nuk vajti Enver Hoxha ne Mukje,o A,Stefani dhe ju te tjeret anti enveriste te kermosur!
Enver Hoxha ishte udheheqesi i nje PARTIE qe kishte kohge qe organizoi popullin ne LUFTE CLIRIMTARE,kishte krijuar USHTRINE E LAVDISHME PARTIZANE duke u dhene DERRMEN pushtuesve dhe bashkepuntoreve te tyre ballisto zogisteve!
Enver Hoxha kishte siguruar mbeshtetjen e FUQIVE TE MEDHA TE KOHES si SHBA,Britania e Madhe dhe BRSS,te cilet (2 te paret derguan edhe perfaqesuesit e tyre prane tij),ndersa Balli Kombetar jo vetem nuk kishte hedhur ndonje fishek kunder pushtuesve,perkundrazi ishin bashkuar me ate per te shpartalluar PKSH dhe LANC!
Pra Enver Hoxha dhe PKSH vinte ne kete takim me FUQINE QE I JEPTE KONTRIBUTI I MADH NE LUFTEN KUNDER PUSHTUESVE,ndersa Balli Kombetar vinte ne kete takim me te gjithe SHPUREN e vet prej TRADHETARESH , per te ZHVATUR ndonje cope pushteti te ardhshem meqenese po ndihej CLIRIMNI I VENDIT!
PKSH i kishte bere thirrje disa here Ballit per LUFTE KUNDER PUSHTUESVE,por ata asnjehere nuk i degjuan keshillat e tyre!
Keshtu u ndane pefundimisht!
Si ta pranonte MUKJEN Enver Hoxha kur thelbi i asaj Mareveshjeje ishte TRADHETI E MADHE NDAJ GJAKUT TE MIJRA PARTIZANEVE PER CLIRIM?
Si ta pranohej,qe Balli pa hedhur asnje fishek kunder pushtuesve te mrrte 5-% te KOMITETIT TE SHPETIMIT KOMBETAR ,njelloj me PKSH qe kishte disa vjet qe luftonte maleve???
Kjo llogjike duhet perdorur edhe sot me PD-ne dhe Berishen,qe ndonese jane ata qe shkaterruan DREJTESINE,te behen pale e barabarte ne reformen e saj!
UJKU KURRE NUK DO T’I JAPE TE DREJTE LEPURIT!
Amerika ,
ku i Big i Pulave , Nuk lejojne puntoret Pushimin e SHURRES , KU puntoret po veshin panolina .
Ong Oxfam sulmon Rritesit e pulave Amerikan ,:
Kapot e reparteve nen presion per te garantuar
fluksin e prodhimit ,
Ndalojne puntoret te Urinojne e te shkojne ne Banjo gjate Orarit te Punes ,
Ku shume puntore jane te detyruar te veshin
Panolina , e rezikojne Infeksionet – e mbi te gjitha Grate …
Ky eshte kapitalizmi ,
Ku te drejtat e Fituara me Gjak ,
Sot po mohohen ,
ne Emer te konkurences ????
Te shkretat DELE ,
Lexojne Stefanaqin se si te bejne Floket me xhel ….
Sado paradoks qe tingellon,por dy specie te kunderta Stefani-Berisha jetojne ne nje simbios,qe i japin vazhdimesi frymemarrje njeri tjetrit.(Kam pare dikur,nje dokumentar shkencor,kur njeri,kish nje kancer malinj ne pjesen e ballit dhe jetonte normal ne simbiose me mikrobet ne plage.Ne kohen qe nje mjek vendosi ti sterilizoje plagen,kanceri u zhvillua dhe personi vdiq),:
Stefani duke u marre pafundesisht me fasaden e Saliut, pjelle e koshit me ere te plehrave,sic ish pushtimi anadollak ka kontribuar,ti jape nje vemendje te pa merituar atij dhe cfare perfaqeson ai.
Dhe nga ana tjeter,Saliu ´´e ka mbajtur gjitmone me buke´´Stefanin me shkrimet e panumerta me sali.
Kur kjo bote e globalizmit,gelon e gjitha nga gazetaria investigative,problemet tona te panumerta kriminale duhet te pillnin shume nga keta so gazetareshj.
Por per cudi dhe ata te ralle gazetare, qe kane nje integritet pozitiv si Stefani,vazhdojne te vegjetojne pafundesisht,ne nje dhome pune ku materialin e pergjithshem per te shkruar e marrin nga emisionet e lajmeve.
E pra nje tregues domethenes i asaj qe ky vend i zhytur ne nje gjiriz qe pluskon dhe nuk leviz,eshte qe nuk ka asnje ´´politikan´´ apo ´´gazetare´´te vrare,pasi secili leh per hesap te vet,ne kotecin e vet,pa trazuar njeri tjetrin.
Kurse ne vendet e tjera, qe kane dhe me pak probleme,gazetari qe ka guximin dhe ben punen e vet,e investon me trimeri jeten e vet,per ti bere portretin krimit nga koka deri tek kembet.
Dhe shoqeria,ne keto vende, kur shikon qe ndonje politikan tall bythet pafundesisht me qytetarin dhe ata poltikan qe ka perballe e bejne sehir,ahere ja gjen ajo vet vendin.
Ky qenef Anadolli,prodhon vec qenie pa shtylle kurrizore apo egersi te verber primitive,por kurre trimeri.
Te luftosh Saliun ta mundesh Saliun ta harrosh Saliun duhen nja dy gjana. E para, te jesh ma i paster se ai ne moral politik. A eshte Rama i tille me Meten pas kepuce? Hm..E dyta, te jesh ma i suksesshem ne ekonomi aty ku te gjithe krahasojne qeverite. A eshte Rama i suksesshem ne ekonomine? Hm..po te ishte me i suksesshem ne ekonomi Rama nuk do kishte nevoje per hartimet e Stefanit.
Zoti ekonoqist
Nuk shtrohet sot puna e ekonomise por e tradhetise kombetare 25 vjecare nga junta gjakatare e berishajve.
Faji eshte I edi rames qe po ben nje tradheti kriminale te 23 qershorit dhe jeteimve te 21 janarit
Faji eshte I donaldluse qe po ben nje tolerim criminal..E PERSERIS
TOLERIM CRIMINAL
si perfaqsues I sektit antishqiptar..pro serb dhe po grek.ne Washington dhe bruksel…qe po vene interesat e tyre gjeo-strategjike para demokracis ene shqiperi..
SALIBISHA për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti
Shoku derr derr. Prano se qeveria Rama ka deshtu ne Ekonomi. Nuk eshte turp te pranosh deshtimin kur e pranojne te gjithe. Turp eshte kur vazhdon derr derr me propagande kur je bloz nga ekonomia. Njerezit nuk i ushqejne dot femijet me ato pallavrat e propagandes.
Nderime ekonomist gerr gerr
Ke absolutisht te drejte ….e kam seriozisht..
Rama ka deshtuar ne menyre spektakulare sepse e morri shtetin me financa te falimentuara.
Pra per nje shtet qe kishte vrare berisha ..i cili kishte bere qindra krime makabre ( qe e kishte palluar dhe vete Edin me leva) dhe dhjetra tradheti..EDI PALLOSHI ne vend te merrej me krimet e berishit akoma merret me kufomen e enverit..
Pra iditotizmi i Edi Rames qe e kane tredhur qe ne 21 janar 2011 nuk mund te mbuloje vargmalet me krime te ulkonjes se LUGUT TE ZI TE TROPJES.
kqyre ketu sa e do populli trapojes trapin e vet..
por allahile po ta le nje amanet..se mos ja kallzon kete rapsodi Donald Lu nevrikut se nuk i jep vize Sales per te shkuar ne amerike dhe e merr ne qafe..
Rapsodi tropojane për Sali Bythishën
1.
Ku e ke djalin nene Jovanka ?
Ne Tirane, tek Sllobodanka,
Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
Tash do te dalim n’selamet.
Dobro doshli, daj Fazllici !
E uron Shkelzen-o-vici
Zdravo unuka Argite !
Te gezojme qe erdh kjo dite !
Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
Pare t’pista, prona, tendera,
Me rrite normen e fitimit,
Jem bashkue me boten e krimit.
2.
Babe Salihi jep udhezimet,
Si me i shtue superfitimet:
“Gjithsecili ne klanin tonë,
T’angazhohet ne korrupsion !”
Ne mandat te pare si president,
Jam tregu koqe, pa mend,
Me duket vetja anormal,
Pse nuk vuna kapital !
Eshte momenti te fitojme sot,
Vitet qe na iken kot,
Due me u ba pasanik,
Me jetue si sheik!!
Objektiv i madh per mu:
Keto milionat me i fitu
Si ti fusim ne xhepin tone,
Ka metoda ti pastrojme.
Arme, droge e kontrabande,
Jane per burrat: pune e rande,
Ketu, Argite mos i fut hundet,
Kem Shkelzenin per kesi punesh.
More Shkelzen, t’ka baba trim,
Je i lind per demontim,
Ti Argita, bija ime,
Fokusou n’ privatizime.
Sokoleshe, ti moj malesore,
Na e hap studion ligjore,
Gjithe projektet qe ka shteti,
Do i perlajme t’ tana per vedi.
Ç’fare ka prona ky milet,
Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
Turru pra, ti moj azgane,
Me i kalu n’llogarine tane.
Thuri planet me ngadale,
Futju bregdetit me radhe,
Nga Ksamili ne Velipoje
S’leme parcele te na shpetoje !
Ty Jamarber t’kam si djale
T’i zaptosh tokat ne Jale
Per Zenin kam tjeter plan
Jane dy mije hektare ne Seman
Nuk na vjen me fati ne dere,
Ta shfrytezojme per te fundit here,
Te mos mbese aset pa shit,
Te mos leme prone pa grabit.
Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
Do ta shtyj ne maksimum.
Po te na bajne neve anetar,
S’mund te vjedhim si me pare.
Do veme kapital pa mase,
Do fitojme para me thase,
Me i pastrue sipas ligjit,
Kemi firmat e Fazllicit.
Shkina ime, moj Argite,
Mire i “qan” keto “sukses fite”
Çdo projekt qe konsulton,
Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
Nga qe pronat ke synim,
Po te jap mendimin tim:
Toke me çmim “badiava”
Veç n’ Porto Romano ka.
Jane pronare ca katundare,
I genjejme me pak dollare.
Bejme nje Vendim historik:
E kthejme n’ Park Energjetik.
Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
Rritet çmimi 300 here !!
Sa firmos nje V.K.M.
Pare te madhe fitojme ne !!
Shkelzeno, qepju Gerdecit,
Eshte mbreti i biznesit.
Gjithe mafjozat ma t’nderu
N’trafik armesh jane perqendru.
Eshte biznes fantastik !
Demontim dhe trafik.
Do ta bejme ne menyra te fshehta,
T’ mos leme gjurme ne evidenca.
Trafikojme edhe raketa,
Sa te doje Al-Qaida.
Ne rruge sekrete permes Çadit,
I çojme arme edhe Xhihadit.
Nuk na duhen ne uzinat,
Fillo, e ngre llamarinat.
Perdor mjetet e ushtrise,
Ke dhe çiken e Farise.
Kam mendu per proceduren,
Gati ke infrastrukturen.
Alibe e Aldo Bumçe,
I ke vartes n’ grupin e punes.
Mos humb kohen me liçencat,
Ti jep baba kompetencat.
Qeveria, perfshi mua,
Do te jete nen urdherat tua !!
Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
Veç me mbush thaset me dollare,
Non-stop, n’supervizion,
Baxhanakut i takon.
Per fitimin maksimal,
Nuk njoh ligj, as moral,
Puna del me leverdi
Kur shfrytezohen gra e femi.
Keto jane pune qe leverdisin,
Pasunohemi me tane fisin,
Fitim te tille nuk ka pare bota,
Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
3.
Kam kerkese nga njerzt e grues:
T’u jap serbve akses n’Durres.
Kam mendue qe per Serbine
Te baj aksin Laç-Morine!!
Kosovaret nuk i due hiç,
Sepse jane anti-Fazlliç.
Çmendurisht une kam dashni,
N’dajallaret e femijve t’mi.
Rruga qe i sherben vatanit,
Do kalonte grykes Komanit.
Ky opsion nuk me pelqen:
Me demton si biznesmen.
Une nuk jam aq rrote budalli
Me e ndertu nga thote Topalli.
Rruga bregut lumit Drin,
Le pa pune tragetin tim.
Jam i lute prej Erdoganit,
T’kaloje rruga bregut Fanit.
Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
Pra, Kosova eshte sebepi,
Perfitues jane turku e serbi.
Do ta haje buxheti i shtetit,
Edhe xhepat e miletit.
Nga miliardat qe do hedh,
Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
Jemi te “ndershem” ne publik,
Eshte projekt patriotik !!
Do ta nisim me nxitim,
Pa projekt e preventiv,
Keshtu nuk kapet abuzimi,
N’xhepat tane shtohet fitimi.
Gropes se zeze te korrupsionit,
I veme emrin “Rruga e Kombit”
Se ky popull eshte i trashe,
E ha sapun per djathe.
Keshtu, per dite vjedhim miliona,
Me parullen: “rrofte Kosova”.
Plan biznesi me te mire s’ ka,
Miliardere ka me na ba!!
Eshte projekt qe suporton,
Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
I mashtrojme dhe per fushate.
Une jam Sale talebani,
Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
Me sebep te inagurimit,
Dy dite para votimit !!
(Dasem te madhe do te banim,
Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
Po u ba ndonje padi,
E dergojme Sollakun n’shpi.
Me mbrojt fort korrupsionin,
Kemi gati “lustracionin”.
Kemi eksperience nga bota,
Siç vepronte Penelopa.
Keshtu do bajme me tunelin,
E ndertojme pastaj e shembim.
Siç na meson arithmetika,
Kete e thote edhe Argita:
Qe te fitohet sa me shume,
Duhet rrit puna n’volum.
Sukses-fija eshte derivat,
Punet e vogla japin pak.
Po kur shifra eshte me billiona.
Çahen brinjesh llogarite tona !!
4.
Nga Argita due’ i projekt:
Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
Se ua dhame amerikaneve.
Nga Teksasi, nje firme hiçi,
Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
Koperture n’afera krimi,
Rezart Taçi esht me kopili.
Thirre Taçin me urgjence !
Fillo, jepi konsulence !
Te startoje, me korrupsion,
T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
Fonde sjell nga Azerbaijani.
Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
Mire se te vijne nga mafia ruse !
Vlere fiktive veme n’ offerte,
Me u “pague” per 5-6 vjet,
Po u zbuluem nga konkurentat,
I nderron Ruli dokumentat.
Nuk e ban ai per shoqni,
Ai ka ketu pjesen e tij,
“Druri i arres” qe nje nxitim,
Sot e kam ortakun tim.
Per “OK”-n ne parlament,
Duhet ba nje marifet:
Vec te kete emerin “garanci”
Boshe e fallco, s’ka rendesi.
Grupi im parlamentar,
Jane ca koqe, e ca gomare,
S’jane te zot as “per nje pune”,
Miratojne ç’far u tham une.
Pse jane arti, politika ?!
I blejme ca nga opozita,
Kur ta mbyllim kete pazar,
U çojme ftesat per iftar.
Per parate, s’kemi siklet,
ARMO-n e marrim pa leke,
Po t’na pyese ndonje gazete,
“Jane pague”, por jo n’buxhet.
Po e teproi ndonje gazetar,
Do ta shpalle une tradhetar,
Do ia djeg gjithe pasurine,
Me shtypshkronje, e me makine.
Per transferta kriminale,
Kemi banken personale,
Me Tan Santo e Elvane,
Kryebandit Adrian Fullane.
I bajme ligjet si t’i dona,
Qe ARMO t’jete e jona.
Ky qe plani, me startuu,
Eshte sukses i garantuu !!
ESHTE PROJEKTI I FITORES !
JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
5.
Merakoset nene Jovanka:
Motra ime, Sllobodanka !
Mos ma lini n’balte Fasllicin,
Pse e kemi Kryeministrin?!
Sal Berisha mban fjalimin:
Mos ma ngucni “gospodinin”
Mbyllni gojen deputete !
Se ua sjell ketu n’parlament.
Nis veprimet paranoja:
O Damir, o “srdce moja” !
Merre çarterin per Tirane
Je ne bes’time n’ TV Klan.
Ne aeroport shtrohet tapeti,
Me urdher te nalte nga shteti,
Zbret me nderet e nje princi,
Dora vete: druzhe Faslliçi.
Angazhohet i gjithe shteti,
Policia e prefekti,
Shantazhojne Sala e Liria:
Te rrije urte prokuroria !!.
Se eshte koke, per koke te mikut,
Eshte koka e trafikut,
Kontrabanda e Ballkanit,
Kontrollohet prej “viganit”.
6.
Fakte te reja kan dale ne drite:
Kush e nxori Azemin ne prite,
Kush e shfrytezoi arkivolin,
Me ba 14 shtatorin !
S’e harrove o Sale, traditen,
Keshtu e vrave edhe Trebicken,
E verteta po del ne pah,
Kush e çoi Kosten “per gjah”.
Po te zbardhet prej fillimit,
Tragjedia e 2 Prillit:
Dora qe gjakosi Shkodren,
Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
Kur Kosova ngrinte krye,
Behej shqipja “lesh e li”,
Luks i madh per Serbine,
Kur shtie n’kaos Shqiperine.
Hej Sali, miku i Fazlliçit,
Ia kalove Karaxhiçit,
Karburant i dhé Serbise,
Me vra djemte e Dardanise!!
U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
Kundra trimave te Kosoves
I gjithe populli u çudit
Kur i shpallet “terroriste” !!
Trimat, ne lufte me dushmanin,
Ti, biznes me Arkanin.
Dosja jote ne Beograd,
Filloi te jape rezultat.
Kur Kosovës po i vinte fati,
Direktiven jep lugati.
Me urdher te UDB-se
I the “jo”, Rambuje-se.
Ti ke ba nje mal me krime,
Vrave popullin ne lufte civile,
Mbolle ngjarjen me vrastare
“Hiroshimen” gerdecare.
Tym e helm mbushe kete vend:
Bloze qymyri, nafte e cement,
Ke dhe plane me mizore,
Me centralet berthamore !!
Si familje, je ba llum
Ju ka vene mafia perfund:
Delijorgji, Medi dobiçi
Rezart Taçi e Fazlliçi.
Qe ta themi hapur fare,
Eshte gjithe mafia nderkombetare,
Kriminelet ke ortakë,
Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
7.
Jam Sali, Sali “qëndresa”
Vrava, vodha gjithe sa desha
Per pushtet, une djeg Shqipnine,
Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
Madje jam shume i vendose,
Per nje tjeter katastrofe !
Me barut u ba shume buje,
Kete here do jete me uje !!
Shkodren do ta bej det,
Ta mbaje mend perjete !
Tragjedi qe s’e ka pase,
Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
Vi nga kulla e Vicitolit.
Jam nga shpella e Mit Sokolit,
Qe ju turr topit per ment’ krese,
Tu mendue se eshte n’sigurese !
As kurkujt nuk ia kam friken,
E kam “tredh” une opoziten
N’ unison me Edi Ramen,
Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
Le t’vazhdoje me batuta,
Tu tregue perralla me flutura
Nuk me tremb mue Johni II-te,
Une nuk pyes per Amerike !!
Derisa t’permbyset globi,
Me rruen trapin “Silvia Konti”,
Se ia marr erzin n’publik,
Ia kam ba nje vidioklip !
Me gjyqsorin s’kam problem
Aty kam une klanin tem,
Bamirit ia kam ba bene,
Do t’ia marr dhe KLD-ne.
Me i vu krimit kapak,
Mua m’duhet edhe nje mandat
Kam nje plan te sterhollue,
Me lane popullin pa votue.
Kur te vije dita per votim,
Jam usta n’manipulim.
E ujdis dhe me Europen,
N’qeveri me kokelopën.
8.
Mire ia ban more faqezi,
Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
Se çdo popull ne planet
Nuk do të sillte me ne pushtet.
Per faturen dhjetra mijera
Brenga, plage edhe viktima,
Per gjithe krimet ndaj vatanit,
Do ta benin si Sadamit.
9.
Hapi blloqet moj Argite:
A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
Nga vemendja si na doli ?
INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
Duhet te kesh n’vemendjen tate,
Dhe repartet ushtarake.
Ç’fare ka: toke e ndertim,
Ta kthejme ne perfitim!!”.
Te punojme ma me kujdes,
Po na dalin letrat n’shesh.
“Bomba” e pare qe faksi djalit,
Tash, e-mailat e Ansarit !
Ne publik erzin na muaren,
s’na paguan as faturen,
Me aferat qe t’zbuloi Tema
Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
Per çdo gje, rrofte kapari,
Se ta fusin si arabi
Ta kesh rregull n’punen tane:
Leket merren paradhanie !
Mos u ban more babe zevzek,
I thote t’jatit çika e vet:
“Veç me tenderat qe kam n’proces,
Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
Asetet qe ti permende,
I kam te shkrume n’listen teme.
Une i bej punet me grafik,
I kam ne plan per kete vit.
Nuk pajtohem me kritikat,
Mos mi humb babo meritat.
M’ gjej nje tjeter ne Planet,
Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
Per çdo prone qe eshte kthy,
Une e Zeni kem nderhy.
Ne çdo projekt e investim,
Aty eshte dhe emri im !!
Koncesione e tenderime,
Kane kalue ne doren time.
S’jam mjaftue si konsultare,
me perqindje, jam pronare !!
A e ke pa si po hedh shtat,
QTU-ja e re ne Farke ?
Veper qe se ka Shqipnia,
Ashte tu u ba me leket e mija !
Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
I kam une nen kontroll !
Po s’pagoi taksen tek une,
S’fiton asnje konsorcium !!
Fantazia ime s’ndalet,
Kam fillue te zaptoj dhe malet:
Dajt, Terbun e Veleçik,
Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
Me ndihmen e dajes Fazlliç,
Kem ba lek e fitue miq:
Mishkovicin e Arkanit,
Dhe djalin e Sllobodanit !!
Kam arrite me menaxhu,
Procesin me te korruptu.
I rashe vize VITOL gjigandit,
Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
Edhe pse jam billionare
Ne shume projekte, aksionare,
Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
Vete e deshen borgjezine !
Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
E godisim bashke me Zenin,
Ti kujdesu veç per vedi:
Mos me ra nga pushteti
Qe t’i gezojme na pasunite,
Mos prano me i hap kutite.
Se po i hape, fiton Rama,
E na i konfiskon te tana !!
Po erdhi ai n’pushtet,
E sigurte: burgu na pret.
Krimet tona sa nje mal,
Nuk mjafton kodi penal.
Qe te shpetojme duhet me ik,
Ne azil politik,
Nese duem nje vend tamam,
Shkojme drejt e n’Teheran.
***
Zonjë e madhe Jozefinë,
Ke merita n’sigurim,
Që kur re në banane,
Ti je ba pulitikane.
Nga besimi europiane,
Në politike je talebane,
Për të tjerat je hibride,
Nuk e flet as gjuhën shqipe.
Si kryetare je e dhunshme,
Nga fjalori: e paturpshme !
Histerike si një vrasëse !!
I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
***
Kush e solli kete cunam ?
Kryeministri sharlatan !
“Hena blu” as “dielli gri”,
Dora vete shoku Sali !
Hapi syte o milet,
Pse fajtore jemi vete:
Se çdo votë për atë lubi,
Eshte burim për tragjedi !!
Moj malesia e Gjakovës,
Ke pas qene e pararojes,
Ti ke pase burra model,
Turp, qe nxore ate kriminel !
Do t’mbuloje Sale turpi i zi
Per afera e per tradheti,
Do te mbetet brez pas brezit:
“Kryeministri i Gerdecit”.
Para teje ne tradheti,
Jane zhyt Zogu e daja i tij.
Por s’kane bere te tilla pazare!!,
Me ujrat territoriale.
Kjo do te thote se n’ qeveri
Esat Pasha na eshte kthy.
Problemi qe ka sot vendi:
A do vi dhe Avni Rustemi ?!
Jeni nje tufe me kusare,
Me Ballinje e Selmanllare,
Delijorgje dhe Fazlliçё,
Taç e maç e berishiçe.
Kjo eshte klike qeveritare,
Eshte nje bande kriminale,
Ruli, Basha dhe Mediu,
Kapobanda eshte Saliu.
Sa krimet i keni ba,
Me lekure keni me e la…..
Ekonomistit gam gam.Te dhjefsha ne sukseset e agjentit te UDB Sali Berisha
.Ky tradhetar ka vetem nje merite:I sherbeu Serbeve per shkaterrimin e plote e perfundimtar te shtetit shqiptar!
Mesazh human per zotin Thano.
Ju lutem debojeni kete mercenar nga gazeta Dita.
Nqs ka nje ngjashmeri perfekte te rrethanave te Shqiperise ajo eshte Greqia.
Ne vazhdim te ketij efekti “mirror” marreveshja e Mukjes kishte simotren marreveshjen e Varkizes..ku fituan koloniztoret angleze te cilet bene aq raprzalje sa ne Greqi u vrane 100 fish greke nen pushtimin anglez se ne pushtimin gjerman.
Ky material i gazetes angleze “the guardian” e nxjerr pa breke zotin stefanaqi
shkurt muhabeti:
Mukja ne Shqiperi dhe Varkiza ne Greqi ishin
ZEROOOOOOOOOOOO
sepse Churchilli me Stalinin e kishin ndare me kohe TORTEN si luani me tigrin.
Merita enverit ishte se ne shqiperi u vrane 1000 here me pak se ne greqi..dhe nuk lejoi anglezet dhe amerikanet te pushtonin Vorio epirin qe ja kishin premtuar mbretit dhe te djathtes greke
http://www.theguardian.com › World › Second world war
Athens 1944: Britain’s dirty secret
’’
When 28 civilians were killed in Athens, it wasn’t the Nazis who were to blame, it was the British. Ed Vulliamy and Helena Smith reveal how Churchill’s shameful decision to turn on the partisans who had fought on our side in the war sowed the seeds for the rise of the far right in Greece today
Any British notion that the Communists were poised for revolution fell within the context of the so-called Percentages Agreement, forged between Churchill and Soviet Commissar Josef Stalin at the code-named “Tolstoy Conference” in Moscow on 9 October 1944. Under the terms agreed in what Churchill called “a naughty document”, southeast Europe was carved up into “spheres of influence”, whereby – broadly – Stalin took Romania and Bulgaria, Yugoslavia…while Britain, in order to keep Russia out of the Mediterranean, took Greece
Timeline: the battle between left and right
Late summer 1944 German forces withdraw from most of Greece, which is taken over by local partisans. Most of them are members of ELAS, the armed wing of the National Liberation Front, EAM, which included the Communist KKE party
October 1944 Allied forces, led by General Ronald Scobie, enter Athens, the last German-occupied area, on 13 October. Georgios Papandreou returns from exile with the Greek government
2 December 1944 Rather than integrate ELAS into the new army, Papandreou and Scobie demand the disarmament of all guerrilla forces. Six members of the new cabinet resign in protest
3 December 1944 Violence in Athens after 200,000 march against the demands. More than 28 are killed and hundreds are injured. The 37-day Dekemvrianá begins. Martial law is declared on 5 December
January/February 1945 Gen Scobie agrees to a ceasefire in exchange for ELAS withdrawal. In February the Treaty of Varkiza is signed by all parties. ELAS troops leave Athens with 15,000 prisoners
1945/46 Right-wing gangs kill more than 1,100 civilians, triggering civil war when government forces start battling the new Democratic Army of Greece (DSE), mainly former ELAS soldiers
1948-49 DSE suffers a catastrophic defeat in the summer of 1948, with nearly 20,000 killed. In July 1949 Tito closes the Yugoslav border, denying DSE shelter. Ceasefire signed on 16 October 1949
21 April 1967 Right-wing forces seize power in a coup d’état. The junta lasts until 1974. Only in 1982 are communist veterans who had fled overseas allowed to return to Greece
A group of Greek historians writes concerning this article. It was reported that British troops opened fire on the Greek demonstrators from the Grande Bretagne hotel in Athens on December 3 1944. The hotel was British military headquarters, but the fire from it could also have come from Greek police. We also said that the Greek anti-Nazi resistance, ELAS/EAM, agreed not to oppose the landing of British troops in May 1944. The historians point out that the agreement was formalised at Caserta in September.
+The Percentages agreement was an agreement between Soviet premier Joseph Stalin and British prime minister Winston Churchill during the Fourth Moscow Conference on October 1944, about how to divide various European countries into spheres of influence. The agreement was made public by Churchill
a e ka lexuar ndonjehere ASS-i
The Percentages agreement…..??
Z.apo shoku Stefani.Horizonti i ngushtë , pamundësia reale që ke për të bërë shkrime të një gazetarie të vërtetë nuk mund të mbulohen me citime , të lexuara kohët e fundit.Mania për të bērë krahasime midis Hoxhës dhe Berishës, midis një komunisti nacionalist cilësuar nga shtypi i nivelit të lartë perëndimor dhe një anarko…fashisto…feudali primitiv është një përpjekje e mjerë pseudo intelektuale për të ngrënë një copë bukë , natyrisht e drejta jote.Nga qëndrimi që mban për pronën je më afër feudalizmit sepse në të gjitha vëndet moderne ka patur një reformë agrare, por ndoshta ti nuk e di .Ti nuk e kupton se koha nuk kthehet prapa.Në se do të jesh i besueshëm, mos bëj paralelizma idiote historike dhe krahasime servile.Shkruaj thjeshtë , si ke bërë në disa raste për kohën e sotme dhe lërhua të kaluarën atyre që kanë kapacitete.Besomë, është një këshillë do të thoja miqësore nga një shok i një ish kolegut tuaj.
Zakonisht gjen disa gjera racionale te Stefani, por analogjia e sotme te Mukjes me Reformen ne drejtesi, kjo nuk shkuaka fare.
Bravo zoti Stefani. analogjia eshte si nje tra perpara syve por idiotet e mesiperm nuk duan qe ta shikojne. e ke kapur dhe shpjeguar shume qarte. mirenjohje.