Mjekja Ilda Xhelili, thekson se në stade të avancuara sëmundja shfaqet me dëmtime të zemrës, cirrozë të mëlçisë, diabet, lodhje kronike, errësim të ngjyrës së lëkurës, probleme seksuale, kryesisht tek meshkujt, etj
Jo vetëm mungesa, por edhe grumbullimi i tepërt i hekurit në organizëm bëhet shkak për shfaqjen e ndërlikimeve të shumta shëndetësore, pasojat e të cilave mund të jenë tepër të rënda, nëse diagnostikimi i sëmundjes bëhet vonë. Sëmundja, e cila ndryshe njihet edhe si hemokromatoza e trashëguar, shkakton dëmtime të shumta në zemër, mëlçi, pankreas, organet gjenitale, etj. Burrat rrezikojnë më tepër, ndërsa tek gratë shfaqet shumë vite më vonë. Mjekja infeksioniste Ilda Xhelili, në vijim të shkrimit detajon simptomat që shoqërojnë këtë sëmundje, si dhe këshillat që duhet të ndiqen për trajtimin e hershëm të saj. Kjo me qëllim shmangien e dëmtimeve të parikthyeshme në zemër, apo mëlçi, të cilat mund të mbartin edhe pasoja të rënda për jetën. Krahas trajtimeve mjekësorë të specializuara, kujdes duhet bërë edhe me regjimin ushqimor, si dhe me shmangien përdorimit të vitaminës C, e cila ndikon në përthithjen e sasive të larta të hekurit në organizëm.
Çfarë është hemokromatoza e trashëguar?
Hemokromatoza ka të bëjë me një çrregullim gjenetik të trashëguar, çrregullim në të cilin ka grumbullim të tepruar të hekurit në trup. Pra kemi te bëjmë me një mbingarkesë të hekurit në organizimin e njeriut. Ky çrregullim hereditar (pra qe trashëgohet) është një çrregullim mjaft i zakonshëm gjenetik në zonën e Kaukazit dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas statistikave ndërkombëtare, në SHBA 1 në 6 persona rezulton i prekur nga hemokromatoza. Individët mund të mos kenë asnjë simptomë të dukshme, ose mund të kenë simptoma të rënda, duke përfshirë problemet seksuale, dëmtime të zemrës, cirrozë të mëlçisë, diabet, lodhje kronike, errësim të ngjyrës së lëkurës. Niveli i hekurit në organizmin e njeriut ka një tolerancë të caktuar.
Nga se shkaktohet ky çrregullim, si dhe cilat kategori rrezikojnë më shumë?
Sasia e hekurit në gjak kontrollohet me shumë rigorozitet nga organizma të përcaktuara mirë. Trupi humbet një sasi të përditshme hekuri nga djersa dhe qelizat që vdesin (vdesin çdo ditë një numër i caktuar qelizash, të cilat rigjenerohen përsëri). Gratë gjithashtu humbasin një sasi të caktuar hekuri. Nga ushqyerja e përditshme zorrët realizojnë thithjen e përditshme të hekurit duke zëvendësuar sasinë e humbur. Kështu, nëpërmjet procesit humbje-zëvendësim bëhet e mundur që të mos ketë grumbullim të tepërt të hekurit në trup. Kur humbjet e hekurit janë më të mëdha se mundësitë e zëvendësimit, atëherë organizmi vuan nga mungesa e hekurit. Ndërsa në individët që vuajnë nga hemokromatoza hereditare, kur thithja e përditshme e hekurit nga zorrët është më e madhe se sa sasia e nevojshme për të zëvendësuar humbjet. Sasitë e tepërta të hekurit të thithur depozitohen në kocka, mëlçi, testikuj dhe zemër, duke shkaktuar kështu çrregullime në funksionin e tyre. Gratë me hemokromatozë grumbullojnë më pak hekur se sa burrat me hemokromatozë, sepse ato humbasin gjatë menstruacioneve dhe gjatë ushqyerjes me gji. Prandaj ato i zhvillojnë shenjat e sëmundjes gati 10 vjet më vonë se burrat.
Cilat janë shenjat klinike?
Njerëzit me hemokromatozë në fillim nuk kanë simptoma dhe nuk kanë dijeni për sëmundjen e tyre. Ajo mund të zbulohet rastësisht nga analizat rutinë të gjakut, ose nga errësimi i ngjyrës së lëkurës. Tek burrat shfaqet kryesisht rreth moshës 30-50 vjeç, kurse te gratë 10-20 vjet më vonë. Megjithatë, sikundër e theksuam edhe më lart, ndër simptomat e rënda që tregojnë se kemi të bëjmë me këtë sëmundje janë problemet e theksuara seksuale, këto veçanërisht tek meshkujt, dëmtime të zemrës, cirrozë të mëlçisë, diabet, lodhje kronike, errësim të ngjyrës së lëkurës, etj.
Konkretisht, çfarë pasojash sjell prania e tepërt e hekurit në organizëm?
Depozitimi i hekurit në hipofizë dhe testikuj shkakton tkurrje të testikujve dhe për pasojë impotencë. Depozitimi i hekurit në pankreas shkakton ulje të prodhimit të insulinës që rezulton në shfaqjen e diabetit. Depozitimi në muskulin e zemrës mund të çojë në çrregullimet e ritmit të zemrës, apo edhe në infarkt. Depozitimi i hekurit në mëlçi çon në shfaqjen e cirrozës dhe rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të mëlçisë. Kur këto simptoma nisin e bëhen të dukshme duhet të kërkojmë menjëherë ndihmën e specializuar mjekësore, pasi kemi të bëjmë me stade të rënduara të sëmundjes.
Si trajtohet hemokromatoza, si dhe ç’ndodh nëse diagnostikimi i sëmundjes bëhet në stade të rënduara?
Trajtimi synon të zvogëlojë sasinë e tepërt të hekurit në organizmin e pacientëve që vuajnë nga kjo patologji. Ky trajtim bëhet nëpërmjet flebotomisë që do të thotë heqje e gjakut nga venat. Kjo bëhet zakonisht një herë në dy javë dhe bëhen kontrolle të nivelit të hekurit në gjak. Kur sëmundja diagnostikohet herët, bëhet plotësisht i mundur parandalimi i dëmtimit të organeve dhe pacienti bën një jetë tërësisht normale. Në rastin e diagnostikimeve të vona realizohet përmirësimi i cilësisë së jetës, por dëmtimet e muskulit të zemrës dhe cirroza janë të pakthyeshme. Flebotomia e përmirëson mjaft funksionin e mëlçisë edhe kur ajo vuan nga cirroza. Po ashtu përmirësohen lodhja kronike, dhimbjet e kockave dhe funksioni i pankreasit. Trajtimi vendoset nga mjeku specialist, vetëm pasi pacienti të ketë kryer një sërë ekzaminimesh që kanë përcaktuar diagnozën e saktë të sëmundjes.
Çfarë u rekomandohet personave që vuajnë nga hemokromatoza?
Këtyre pacientëve u rekomandohet ndjekja e një dietë të ekuilibruarm, e cila nuk nënkupton shmangien e ushqimeve që përmbajnë hekur, duke kaluar patjetër në flebotominë terapeutike. Po ashtu, alkooli duhet shmangur detyrimisht, pasi konsumi i alkoolit favorizon cirrozën dhe kancerin e mëlçisë. Kujdes duhet bërë edhe me përdorimin e vitaminës C, pasi rrit përthithjen e hekurit në zorrë. Pra nuk duhet përdorur vitamina C nga kjo kategori pacientësh. Gjithashtu është e këshillueshme që të bëhet kujdes edhe në përdorimin e produkteve të detit, duke qenë se prej tyre mund të merren infeksione që lulëzojnë në praninë e hekurit.

niveli i fe ne gjak tek une ka arritur mbi 36..noshta dhe 39 ..fillimisht ka qene alarmuese , mirpo me kompletimin e te gjitha analizave thuhet se eshte normal.kam be dhe feriotinin , me ka dale mire sipas specialistes . prandaj propblemi qe me mundon eshte ky: buzet nuk i kam ashtu si gjithkush nga ne i ndjen me te lengeshme dhe thjeshte te them sikur te gjithe ne gjendje normale ..kam pengesa ..prandaj qe 2 vite po vuaj keshtu duke mos patur se cka te perdore kunder saj..Kam be dhe njehere po them ..vizite stomatologut ..me del mire mukoza dhe gjendrrat pshtymore ..kontrolle mjekut per veshka dhe pankreas e shpretke ..te gjitha ne forme te rregulllt ..fertina ..format e rruzave te kuqe dhe te bardha te gjakut te cilat jan komplet mire ..nuk dij se si te bie ne ndonje ilaq apo thjeshte ne ndonje pergjigje pak me te sakte .Ju lutem me ndihmoni ne kete aspekt ,
respekt ,
Shqipja
Un tani sa e kan kuptuar qe kam hekur te tepert dhe te un ka aritur mbi 100 teper tani kan filluar neper mjekime . Un asgje nuk kuptova vec te mjeku kalova per shkak se me bien floket shum dhe pi uj mbi 3 litra ne dit! Me te vertet jam ne nje moment te veshtir kam shum frike cka do te ndodh
Me jepni ndonje mendim
Mile
Niveli i hekurit tek une eshte 35.1 si mund te me ndihmoni ta ul kete vlere dhe a ndikon acidi folik ne ngritjen e nivelit te hekurit ne gjak?
Un jetoj ne gjermani edhe un e kam shum heker ne trup por menyra si ta zvoglojm ësht veq nese jepni gjak ne vendet e caktuar dhe te ruhi nga vitaminet e shumta.
Pershendetje.Melane dale analizat e hekurit 4-fish me te larta , nuk kam asnje shqetesim por a ka mundesi nga se vjen?Theksoj se diabet nuk kam se e kam kontrolluar.