Vargje të nënshkruara
Nga F.M
E tunde Shukri, e tunde
Në këto ditë të bukura maji
Ti doje kulaç pa krunde
Nuk është ves i budallait.
Pushteti të bën të zgjedhësh
Kur drejtohet nga një horr
Nuk pyet më dhe për mbesën
Mbetet me mikun në dorë.
O Shuke, Shukri dibrani
Nga Çerjani, s’di nga je?
Këto janë vepra hajvani
Pika ty që nuk të bje’.
Njerëzit s’kanë bukë të hanë
Ju kërkoni pulë me jufka
Si ty ka plot sharlatanë
Ndaj dëgjojmë gjithë këto mufka.
O Shukri, o burrë pilafi
Poturet të mbetën në dorë
S’munde të jesh si Gadafi
Kjo do punë e mendje t’hollë.
Shukri je, e Shuke mbetesh
Kokë e këmbë një dallkauk
Si surratin ke dhe brekët
O fytyrë-grisur kopuk.
